Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Si mund ta lehtësojmë ngarkesën tonë mendore?

18:53 / September 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mendore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur flasim për «ngarkesë mendore» nuk kemi parasysh ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive brënda një vendbanimi, por «të menduarit pa limit» rreth tyre: duhet të regjistroj vajzën në kursin e dansit, duhet te dorëzoj projektin, duhet të marr nënën në telefon t´ia kujtoj orarin e ilaçeve, duhet të organizoj pushimet e vetme, e të gjitha këto brenda një dite. Atëherë, si mund të veprojmë për ta lehtësuar këtë barrë?

Planifikimi, menaxhimi dhe ndarja e detyrave brenda shtëpisë nuk është diçka e lehtë, aq më tepër në një kulturë si e jona ku rolet shoqërore anojnë drejt steriotipive (detyra të cilat u atribuohen femrave në mënyrë të pavetëdijshme) dhe shprehja e frustacionit (ndjenja negative, moskënaqësi apo lodhje emocionale) banalizohet nga fraza të tilla si «nuk je duke bërë ndonjë gjë të madhe…. këtë punë kanë gratë! ».

Në këtë artikull nuk do ndalemi rreth historikut apo të dhënave statistikore mbi këtë fenomen, por do të japim disa orientime të dobishme se si mund ta lehtësojme ngarkesën tonë mendore.

1. Duhet të flasim me partnerin ose me personin me të cilin bashkëjetojmë se çfarë është thelbësore për t´u kryer në rezidencën tonë dhe më pas në cilin aspekt të punëve kemi nevojë për ndihmë. Asnjë nuk është i aftë që të lexoj mendimin e tjetrit dhe për këtë arsye nuk duhet të pretendojmë që të na kuptojnë në heshtje. Ndarja e përgjegjësive duhet të shkojë drejt barazimit duke kuptuar se cilën gjë dimë të bëjmë më mirë. Pikat e takimit arrihen vetëm nëpërmjet bashkëbisedimit.

2. Nëse kemi shumë punë për të kryer duhet të fillojmë me ata të cilat janë më prioritare. Në fund, duhet të kënaqemi me rezultatin e detyrave që kemi përfunduar e jo të mërzitemi për ata punë dytësore që nuk i kemi mbaruar. Përgëzojeni veten për atë që keni arritur!

3. Një aspekt tjetër që po i shtohet ngarkesës mendore është edhe krahasimi me të huajt, sidomos në një botë virtuale si e jona ku identifikohemi me lumturinë fiktive të të tjerëvë: trupi perfekt (ju pyetni veten: ku e gjejnë kohën për të bërë të gjithë këtë), fytyra të qeshura (unë nuk kam kohë të marr frymë) apo një çift gjithmonë i përqafuar (mua burri nuk më pyet as «a u lodhe»). Kontakti me këtë botë virtuale, jo reale, mund të na demoralizojë pa e kuptuar dhe të na bëjë të mendojmë gjatë rreth tyre (energji e shpenzuar kot), prandaj gjeni oazin e kënaqësisë tek bota juaj e vogël, tek pizhamat e reja që keni blerë, tek libri i fundit që keni lexur apo tek biseda e këndshme dhe e sinqertë me një mik të mirë!

mendore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.