Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Si të bëni që shtëpia juaj të mbajë aromë të mirë në pak minuta

18:23 / November 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
portokall
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këto mund t’i përgatisni vetë në shtëpi në disa minuta e t’i shijoni përgjatë gjithë ditës, sidomos kur keni gatuar gjatë.Foto:Flickr

Trajtimet me aroma të caktuara apo të quajturat ndryshe aromaterapi janë një mënyrë e mirë për të promovuar shëndet.

Ato ndihmojnë në çlirimin nga dhimbjet, qetësimin e nervave, ndihmojnë me gjumin e mirë dhe mund të luftojnë bakteret e këqija.

E megjithëse në këtë artikull nuk do të trajtojmë posaçërisht këto lloj trajtimesh, aromat e mirë përreth janë gjithnjë një hap drejt mirëqenies.

Nëse doni që shtëpia juaj të mbajë gjithnjë erë të freskët natyre mund të provoni parfumët natyralë.

Këto mund t’i përgatisni vetë në shtëpi në disa minuta e t’i shijoni përgjatë gjithë ditës, sidomos kur keni gatuar gjatë.

Ndiqni më poshtë një mënyrë interesante që ju ndihmon me pastrimin e ajrit në ambientet ku qëndroni.

Përbërësit

1 l ujë

1 portokall

128 gr boronica të kuqe

1 lugë gjelle fara karafili

2 degë të freskëta rozmarinë

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj rcete AgroËeb.org ju këshillon të prisni portokallin në feta të holla dhe ta shtoni në një tenxhere.

Po aty hidhni bornicat e kuqe, farat e karafilit, 2 degët e freskëta të rozmarinës dhe pak ekstrakt vanilje apo kanellë.

Sipas dëshirës tuaj mund të shtoni apo zëvendësoni edhe përbërës të tjera që ju gjenden në shtëpi.

Përshembull mund të përdorni edhe gjethe dafine, kanellë apo fruta të tjera të stinës siç janë mollët.

Në fund tek kjo përzierje shtoni përafërsisht edhe 1 litër ujë ose derisa tenxherja të mbushet plotësisht.

Vendoseni të ziejë dhe përzieni herë pas here që përbërësit të lëshojnë aromat e tyre.

Në vetëm pak minuta shtëpia juaj do të mbushet me aromë të freskët frutash.

Lëreni të ziejë në zjarr të avashtë derisa uji të avullojë dhe mund të shtoni përsëri.

arome
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.