Si të flasësh me vajzën tënde për trupin e saj? Rregulli numër një: Mos fol për trupin e saj, vetëm nëse duhet ti mësoni si funksionon.
Mos i thoni nëse ka humbur peshë apo ka marrë disa kile më shumë, edhe nëse mendon se ka një trup princesash mos ia thoni. Ja disa alternativa:
“ Je shumë mirë”, është zgjedhja e duhur për ti thënë të voglës suaj, ose provoni me “Je mjaft në formë”. “Dukesh që je e lumtur, shkëlqen” apo më mirë akoma ti bësh një kompliment që nuk ka të bëjë me trupin e saj.
Gjithashtu mos komentoni mbi pamjen fizike të vajzave të tjera. Mësojeni të jetë e sjellshme me të tjetër, por dhe me veten.
Mos guxo të flasësh se sa e urren trupin tënd para vajzës tënde, dhe mos përmend asnjë dietë. Madje, mos ndiq asnjë dietë. Bli ushqime të shëndetshme dhe gatuaj vaktet e tua. Por mos thuaj kurrë “Këtë periudhë nuk ha karbohidrate”. Vajza jote nuk duhet të mendoj që karbohidratet të bëjnë keq. Nëse ke turp nga ajo që ha, shumë shpejt do të kesh turp nga ajo që je.
Inkurajojeni të vrapojë, pasi e bën më pak të stresuar. Lëreni të dëshirojë të bëjë lojërat e saj, sidomos ato sportive. Shpjegojini se nuk kanë rëndësi vitet që ikin, por të jetë gjithmonë energjike. Mësojini vajzës suaj që një grua nuk ka nevojë për një burrë për të lëvizur mobiljet, pasi ia del vetë. Lëreni të mësojë të gatuajë. Transmetojini dashurinë tuaj për jetën në ajër të pastër.
Kujtojini vajzës suaj se gjëja më e mirë që mund të bëjë me trupin e saj është ta përdorë për të shprehur shpirtin e saj të bukur.
