Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Si të thuash ‘jo’, kur s’di të thuash ‘jo’: Ja disa fjali të thjeshta dhe mirëkuptuese!

18:23 / May 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse mendoni se vetëm ju e keni problem të thoni “jo”, gaboheni. Shumë njerëz gjenden në situata të sikletshme, ku ju duket se nëse nuk pranojnë të bëjnë diçka apo të shkojnë diku, personi tjetër do të mendojë keq, do të mërzitet etj.

Në rast se gjendeni në dilema të tilla, psikologët inkurajojnë njerëzit t’i bëjnë vetes disa pyetje për të vlerësuar kostot e mundshme. Këto pyetje janë: “A kam kohë, energji dhe para për ta bërë këtë gjë në atë moment?”, “A dua ta bëj?”, “A do jetë kjo një vlerë e shtuar në jetën time?”, “A është në përputhje me vlerat e mia?”, “A po them ‘po’ vetëm sepse kam frikë të them të kundërtën?” etj.

Disa mënyra të thjeshta për të thënë “jo”, pa prishur një marrëdhënie dhe pa u treguar “shumë agresivë” janë këto:

1. Faleminderit, por s’është për mua; Faleminderit, por jo nuk mundem. – E thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar. Mos harroni se ju mund të thoni “jo”, edhe pa dhënë një shpjegim.

2. “Ofertë” shumë interesante, por unë jam shumë e zënë me punë dhe s’më del koha për momentin. Mund ta bëjmë muajin tjetër? – Një shpjegim i mirë kur s’keni kohë, energji ose para për të bërë diçka, për të shkuar diku etj. Mund të thoni edhe “mos ma merr për keq, por për momentin jam e mbushur me punë”.

3. Nuk kam mundësinë të bëj X gjë për momentin, por mund të bëjmë këtë tjetrën? – Mund ta përdorni në rastet ku mund t’i thoni “po” vetëm pjesërisht kërkesës.

4. Më fal, por kam diçka tjetër në atë ditë, moment. – Është e rëndësishme ta përdorni këtë vetëm në rastet kur është e vërtetë dhe jo si një gënjeshtër të bardhë për të dalë nga situata.

5. Unë s’të ndihmoj dot, por ke provuar të flasësh me X? – Kështu thua “jo”, por tregon se gjithsesi je e interesuar të ndihmosh.

6. Nuk mendoj se jam personi ideal për të të ndihmuar në lidhje me këtë, më fal. – E thjeshtë dhe e sinqertë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.