Lidhja e tyre u zyrtarizua një vit më parë duke u kthyer në një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar. Flasim për aktorin e humorit Olsi Bylyku dhe të dashurës së tij Egli Tako.
Kjo e fundit ka organizuar një superfestë për ditëlindjen e saj të 23-të në qiell të hapur e ku të ftuar vërehen Klea Huta dhe Elgit Doda, aktorë të Klanifornia-s, Fifi etj.
Nga videot e publikuara në rrjete sociale nga të ftuarit, vihet re se Egli e ka shijuar shumë këtë mbrëmje, teksa kërcen e këndon në mes të të gjithëve. Ajo kishte veshur një fustan të bardhë, të shkurtër, ndërsa për kontrast, partneri i saj ishte veshur me të zeza.
Mesa duket, çdo gjë do të ruhet si një kujtim i bukur, pasi në festë nuk mungonin as kamerat.
