Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Syla zbulon bisedën telefonike me Ramën: Më konfirmoi 500 vaksina për punonjësit shëndetësor në Kosovë

23:06 / March 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
syla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria siguron 500 vaksina antiCOVID për punonjësit shëndetësor në Kosovë’, kështu ka bërë të ditur në një njoftim në rrjetet sociale Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, i cili ka zbuluar se ka kryer një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Syles, Rama i ka konfirmuar sigurimin e 500 vaksinave për punëtorët shëndetësor të Kosovës. Syla thotë se këto vaksina punëtorët shëndetësorë do t’i marrin dozat e vaksinave në Kukës.

Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë Zoti Edi Rama i cili më konfirmoi sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetësorë të cilat do t’i marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza. Federata së bashku me menaxhmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat , kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19.”- shkruan ai.

Gjithashtu, Syla thotë se nesër do të shkojë në Tiranë që të informohet më shumë për detaje.

“Po ashtu nesër unë si përfaqësues i punëtorëve të shëndetësisë së Kosovës do të shkoj në Tiranë për detalet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi. Transportin deri ne Kukës do ta organizoj FSSHK (për detale ju njoftojmë me kohë)”- shkruan Syla.

Syla ka falënderuar kryeministrin Rama për sigurimin e këtyre vaksinave.

“Të nderuar me lejoni që në emrin tim dhe tuaj ta falënderoj kryeministrin Rama si dhe Ambasadorin e RKS në Tiranë zotin Nait Hasanin duke mos i harruar edhe të tjerët për të cilët do të flasim në ditët në vijim. NA PRIFT E MBARA”, thotë ai.

kosoves
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.