Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Të dhënat e Eurostat, Vokshi: Shëndetësia falas, mashtrimi dhe dështimi më i madh

17:54 / September 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vokshi 2 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi ka komentuar të dhënat e Eurostat që tregonin se 13.5% të shqiptarëve nuk kanë mundësi të plotësojnë nevojat për ekzaminime shëndetësore.

Vokshi thotë se shëndetësia falas është mashtrimi dhe dështimi më i madh i Ramës.

Sipas saj, shqiptarët do të paguajnë më shumë lekë nga xhepi për shëndetin pasi sistemi nuk është në shërbim të tyre, por të klientëve të Edi Ramës.

STATUSI NGA ALBANA VOKSHI
– Shëndetësia falas, mashtrimi dhe dështimi më i madh i Edi Ramës
– Eurostat: shqiptarët nuk plotësojnë nevojat për ekzaminime shëndetësore, pasi janë shumë të shtrenjta
Shqipëria është sërish në krye të listës së Europës për keq. Të dhënat e fundit nga Eurostat tregojnë përkeqësim të mundësisë që kanë shqiptarët për të kryer analizat e duhura shëndetësore. Janë rreth 380 mijë qytetarë që nuk përballojnë dot çmimet e larta në privat, pasi qeverisja e Edi Ramës dështoi ta sigurojë këtë shërbim jetik në sistemin publik. Kur flitet për shëndetësinë në Shqipëri, gjërat shkojnë keq e më keq. Ja disa fakte që raporton Eurostat dhe Banka Botërore:
• 13.5% e shqiptarëve (rreth 380 mijë) nuk kanë para e mundësi që të plotësojnë nevojat për ekzaminime shëndetësore, pasi janë shumë të shtrenjta. Numri është rritur me më shumë se 30 mijë në vetëm dy vjet. Veriu i Shqipërisë, më i varfëri, më i braktisuri më i pamunduri për shërbimë shëndetësore (23.1% nuk përballojnë shpenzimet për shëndet)
• Shqipëria, ka buxhetin më të ulët për shëndetësinë në Europë, 2.8% në 2018 (sipas një raporti të OECD&EC) ndërkohë që Maqedonia e Veriut e ka 4.1%, Bosnja Herzegovina 6.5%, Serbia 5.4%, Greqia 5.2% etj;
• Shpenzimet për frymë për shëndetësinë janë më të ulëtat në rajon, vetëm 116 € ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut janë 186.5 €, Serbi 248.5€, 268 € në Bosnjë Herzegovinë;
• Shpenzimet private të shqiptarëve për shëndetin janë më të lartat në rajon. 93% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi (rryshfet, barna e kura te privati). Pagesa nga xhepi është më e larta në rajon me 58%, shumë më e lartë se në cdo vend të rajonit: 41% në Serbi, 35% në Maqedoninë e Veriut, 29% në Bosnjë-Herzegovinë, 15% në BE mesatare.
• Shqipëria është vendi me më pak mjekë në Europë: 1,2 mjekë për 1000 banore e shkon cdo ditë në ulje për shkak të largimit të mjekëve drejt vendeve të tjera kryesisht në Gjermani. Ndërkohë që Serbia e ka këtë raport 2.4 mjekë; Maqedonia e Veriut 2.8 mjekë, Greqia 6.8 mjekë.
• Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të vdekshmërisë gjatë priudhës së pandemisë. Komisioni Europian raporton që ky nivel në Shqipëri është më i lartë se dyfishi i mesatares në vendet e BE.
Me Edi Ramën, më keq do të bëhet. Do të paguajmë më shumë lekë nga xhepi për shëndetin tonë, sepse sistemi shëndetësor nuk është në shërbim të qytetarëve por të klientëve të Edi Ramës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.