Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Të dielën Maratona e Tiranës/ 17 tetori është edhe dita pa makina. Shumë rrugë do jenë vetëm për këmbësorë

21:08 / October 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dita pa makina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktiviteti sportiv është fantastik për të gjitha moshat, është i dobishëm si për fizikun edhe për shëndetin mendor. Kryeqyteti i vendit po përgatitet për maratonën e ditës së diel 17 tetor të quajtur “Maraton 2021” dhe që zhvillohet për të 5-tin vit radhazi.

Ajo ka 4 kategori Maratona 42 km, Gjysmë Maratona 21 km, Tirana 10 km, dhe “We too” që ka qëllim sensibilizues dhe jo garues.

Maratonës së të dielës i parapriu ajo e ditës së sotme “Fun Run”, vrap për argëtim ku morën pjesë nxënës të shkollave të mësme dhe 9-vjeccare të Tiranës.

Nxënës: Ne jemi nga shkolla “Abdullah Keta”. Ishte një përvojë shumë e bukur. U kënaqëm edhe pse nuk fituam. Është diçka që të bën mirë për shëndetin, madje ishte edhe shoqata për shëndetin mendor. Diçka që ja vlen. Një përvoje e re, interesante. Ne kemi ardhur me gjithë klasën.

Jemi nga shkolla “Mëzez fushë” që ndodhet tek Kthesa e Kamzës. Për ne ekziston mendimi se rrimë gjithë ditën në Tik-Tok dhe me celular në dorë. Është e vërtetë në fakt, se ja edhe unë vetë ashtu jam, por gjithsesi jemi aktivë, sidomos në shkollë dhe në aktivitetet e saj. Është përvojë më vete të vraposh me të tjerët. Jam shumë krenare për veten që arrita ta përshkoj gjithë itinerarin nga sheshi “Nënë Tereza” deri tek Sheshi Skënderbej.

Përveçse një aktivitet fizik, maratona e të dielës do të jetë një ditë pa makina në kryeqytet. Do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në pjesën më të madhe të rrugëve, duke nisur nga ora 07:00 deri në orën 17:00.

maratona
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Maratona e Sigurisë Kibernetike, Kumbaro: Edukimi digjital mes lirive dhe kufizimeve…

13:12 / December 22, 2025

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.