Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Të ketë turp që vjen në emision”, ish-vjehrra akuzon ish- nusen e djalit për tradhti

13:35 / June 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zemer e hapur 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historia e trishtë e një gruaje vjen sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24. Ermira është nëna e dy fëmijëve, disa vite më parë u martua me mblesëri me njeriun që i gjeti i ati.

Fillimisht martesa shkonte mirë, më pas bashkëshorti luante lojëra fati dhe i shpenzonte të gjitha lekët duke u treguar i papërgjegjshëm për situatën në familje.

Në janar të këtij viti teksa ndodheshin në shtëpinë e prindërve të saj pas disa telefonatave ai e ka akuzuar për raporte të tjera, kjo e ka acaruar aq shumë Ermirën sa vendosi t’i jepte një herë e mirë fund kësaj martese në të cilën edhe është dhunuar.
“Ishte data 1 Janar e Vitit të Ri. Bëra drekën e Vitit të Ti me familjarët e mi në shtëpinë ku jetonim me qira. Në 2 në darkë më vjen një telefonatë për urimin e vitit të ri, bashkëshorti u bë xheloz. Unë i thashë që ishte kunata e motrës, por në të vërtetë ishte një shoku im i fëmijërisë që më shkruan, nuk e di nga e kishte gjetur numrin. Unë i thashë që ishte kunata se ai ishte pak i dehur, por filloi jo unë të mbaj për hatër, jo kështu, jo ashtu, jo t’i duhesh vrarë. Aty vendosa të mos kthehem më. Në datë 3 i vdes nusja e xhaxhit, më thotë hajde, i thashë nuk vij më, mes nesh ka mbaruar”,- tregon Ermira.

Më pas, ajo shkoi në Gjykatën e Elbasanit dhe bën divorcin, fëmijët i ka ajo në kujdestari, por djalin e ka shumë të sëmurë dhe ka nevojë për mbështetje.
Që kur janë ndarë ish-burri nuk ka paguar asgjë për fëmijët. Ermira kërkon ndihmë sepse edhe në shtëpinë e prindërve nuk ndihet komode dhe ajo që e shqetëson më shumë është gjendja e të birit 6-vjeçar.

“Ai pretendonte se unë kisha probleme mendore dhe se kisha pasur edhe lidhje të tjera. Ka arritur ka kapur thikën ndaj meje. Vajza ka qënë prezente dhe këtë pjesë nuk e heq nga koka. Vajza është fiksuar tani që babai i saj do të më vrasë mua, e urren”,- shton ajo.

Por ndërsa bënte thirrje që ish-burri t’i përgjigjet duke paguar detyrimin mujor për fëmijët e tij, në studion e emisionit telefonon ish-vjehrra, e cila shton dozën e akuzave ndaj Ermirës.

“Djali për momentin është në Maqedoni, nuk kemi numër ne prindërit. Ajo po të ishte e mirë rrinte me djalin tim, nuk bënte kurvëri në telefon. I di ajo historitë që kur ishte në fejesë. Të ketë turp që vjen aty në emision…E ka kapur edhe më herët djali im me ato gjëra”, akuzoi ish-vjehrra pa u fokusuar tek fakti që nipërit e saj vuajnë për bukën e gojës./ Balkanweb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.