“Nuk kam qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja. Unë asistoj gjatë montimit të skelës, ndërsa në çmontim nuk kam kontratë të asistoj”..
Kështu ka deklaruar para gjykatës Ilir Bendo drejtues teknik i firmës skela “Syla”, i cili u arrestua pas tragjedisë së ndodhur tre ditë më parë ku dy punëtorë humbën jetën dhe 3 të tjerë u plagosën.
Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Bendon dhe arrest shtëpia për Xhimi Tarushi specialist i suvatimeve të suvave.
Avokati i Ilir Bendos tha se klienti i tij ka pasur për detyrë instruksionin e punëtorëve dhe ai e ka bërë.
“Skela kishte 40 ditë që ishte montuar. Kërkojmë një masë më të butë sigurie, atë të detyrimit te paraqitjes”
