Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali teksa sapo kishin dalë nga një restorant.
Sipas mediave italiane, dy të rinjtë Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, shok me njëri -tjetrin u përplasën nga një 30-vjeçare italiane e cila rezultoi se ishte e dehur në momentin e aksidentit tragjik.
Ajo u arrestua, teksa testi i alkoolit rezultoi se ishte pesë herë më e lartë se kufiri i lejuar, 2,44 gram.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të së dielës para një klubi në Piacenza.
Përplasja ishte aq e fortë sa djemtë fluturuan dhjetëra metra larg dhe makina thuajse u shkatërrua në pjesën e përparme, duke përfunduar rreth 100 metra në një fushë.
Hetimet gjithashtu do të vazhdojnë të sqarojnë nëse gruaja ishte e vetme në makinë në kohën e aksidentit ose nëse, siç u tha nga disa dëshmitarë, kishte një person tjetër i cili u arratis para se të mbërrinte skuadra e shpëtimit.
Shumë nga miqtë e viktimave shkuan në vendin e aksidenti menjëherë sapo e kuptuan tragjedinë.
