Një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Torino të Italisë. Sipas mediave vendase ai është mbytur në lumin Chiusella në provincën e Torinos.
Viktima është identifikuar si Gesjan Muça, banues në komunën Settimo Torinese, djali i një familje emigrantësh shqiptarë në Itali.
Muça së bashku me disa miq shqiptarë po kalonte një ditë pushimi në një zonë pranë lumit e cila prej një viti është e mbyllur për publikun. Sipas hetimeve të para të ngjarjes, 17-vjeçari shqiptar gjatë zhytjes ka mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve të lumit.
