Edi Reja e nisi me një incident përvojën te Kombëtarja Shqiptare, teksa që në konferencën e parë për shtyp, ku bënte publike listën me të grumbulluar, u pengua dhe u rrëzua në tokë.
Këtë rast, nuk e ka lënë pa komentuar as ish-zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi, e cila në një video të postuar nga incidenti i Rejës, shkruan: “I bën mirë kjo e rrëzumja se i ul pordhët këtyre”.
Kujtojmë se Dervishi, ishte ajo e cila pas kualifikimit historik të Shqipërisë për ne Euro 2016, deklaroi se meritën e kishte Federata, dhe jo trajneri Xhani De Biazi. Mesa duket, ish-zëdhënësja e FSHF-së nuk duket se i ka marrëdhëniet mirë me teknikët italianë që vijnë tek Kombëtarja shqiptare.

