Një çift gjerman kanë kërkuar ndihmën e forcave policore, pasi humbën rrugën në gadishullin e Karaburunit.
Pas tre orësh kërkime nëpër zonat e thella mbi gjirin e Anglezit në Karaburun, Delta forcë dhe punonjës të Zonave të mbrojtura kanë mundur të gjejnë në gjendje te mirë shëndetësore çiftin gjerman .
Ata janë duke u shoqëruar nga forcat Delta në ambientet e këtij reparti.
