Arjola Shehu zbuloi një javë më parë se ishte infektuar me koronavirus, teksa bëri të ditur se ditëlindjen e kaloi në karantinë.
Së fundmi e pyetur nga një prej ndjekësve se çfarë rëndësie kuptoi mbi jetën kur u infektuar me virus, Arjola nuk ka hezituar të përgjigjet duke thënë: “Të jem e sinqertë, se sa e shtrenjtë është familja dhe se si të dridhet zemra vetëm kur mendon se diçka mund t’i ndodhë atyre”.
Arjola bëri të ditur ashtu se tashmë është mirë nga gjendja shëndetësore dhe se ditën e hënë do të rikthehet sërish me emisionin e saj të mëngjesit.
