Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili vidhte me dhunë varëset e floririt e më pas largohej me shpejtësi.
Policia bën të ditur se është arrestuar G.V., 32 vjeç, banues në Elbasan. Në lagjen “5 Maji” Elbasan, ai dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa të një shtetaseje që po kalonte në rrugë. Po ndërkohë hetimet kanë nxjerrë se është autor dhe i dy rasteve të tjera.
