Me qëllim që të rrisin numrin e të vaksinuarve në Kosovë, ndërkohë që rastet e reja kanë njohur shifra rekord, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një spot ku evidentohet dallimi në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar.
Eksperët janë të gjithë dakord se kush është i vaksinuar kalon një formë të lehtë të virusit dhe më me pak dëme në trupin e njeriut.
“Dallimi në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë.
