Presidenti i Republikës shprehet se është gënjyer ditën e djegies së mandateve teksa ndodhej në Gjermani.
Dhe e gjitha prej bashkëshortes së tij, teksa komunikonin në Whatsapp.
Për të rrëfyer këtë histori dhe të tjera, Ilir Meta ka dhënë një intervistë në “Opinion”.
Teksa ka komentuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Meta shprehet se nuk ka kryer asnjë veprim anti-kushtetues.
Ndër të tjera, Meta merr si shembull rastin e Sahit Dollapit.
Ai tha se Dollapi vuante nga zemra dhe se mund të kishte humbur jetën nga veprimet e policisë.
Presidenti u shpreh se Policia nuk ka vepruar aspak në mënyrë profesionale dhe falë ndërhyrjes së tij, Dollapi u dërgua në spital.
Nga ana tjetër, Meta tha se disa ndërkombëtarë u bënë palaço dhe donin percipitimin e situatës.
“Harruat ju Sahit Dollapin që u rrah në mënyrë barbare dhe që mund të rrezikonte jetën pasi kishte kryer një operacion në zemër.
Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Lulzim Bashës, as për qejfin e Edi Ramës, as për qejfin e Monikës dhe as për qejfin e disa ndërkombëtarëve që ndonjëherë u bënë palë dhe në disa raste u bënë edhe palaço, që të vriteshin shqiptarët që pastaj të thoshin po presidenti çfarë bëni”, tha Meta.
“Faji është i atyre që dhunuan Kushtetutën dhe atyre ndërkombëtarëve që certifikuan shkeljen e Kushtetutës dhe që thanë që prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm që është një term që nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë mund të zgjidhet me 69 vota”, shtoi ai.
