Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës pasi ka rrezikuar jetën e qytetarët në bulevardin kryesor të qytetit.
Sipas policisë E. M., po xhironte gomat dhe kryente lëvizje të pakontrolluara në Bulevardin “Republika”, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Ai nuk i është përgjigjur shenjës së policisë që të ndalonte por është larguar me shpejtësi. I riu është kapur më pas nga patrulla e policisë dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit gjatë shoqërimit në komisiariat.
NJOFTIMI
Korçë
Xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrolluara gjatë drejtimit të mjetit në bulevardin “Republika”, duke rrezikuar qytetarët, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, por arrestohet në flagrancë.
Më datë 23.08.2019, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.M, 31 vjeç, banues në Korçë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë konstatuar shtetasin e mësipërm, duke xhiruar gomat dhe kryer lëvizje të pakontrolluara në Bulevardin “Republika” dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte.
31 vjeçari, nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe më pas është kapur nga punonjësit e Policisë.
Ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij, për në ambientet e Komisariatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Korçë, për veprime të mëtejshme.
