Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zbardhet ngjarja e vdekjes së 65-vjeçarit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi i fabrikës së kromit dhe dhe 2 punëtorë

10:38 / December 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fabrika e kromit Bulqize 770x426 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në fabrikën e pasurimit të kromit ku humbi jetën një minator 65-vjeçar. Arrestohet në flagrancë nga policia Drejtuesi i aktivitetet të Fabrikës së Pasurimit të Kromit dhe 2 shtetas tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” “Moskallëzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” .

Zyrtarisht policia deklaron se dje rreth orës 13.30., është marrë informacion se tek fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, në rrethana të pa qarta kishte humbur jetën shtetasi Mustafa Kamishi, 65 vjeç, banues në Bulqizë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Mustafa Kamishi, (punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë), ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hipur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë ujë, ku si pasojë shtetasi Mustafa Kamishi, ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
I . N., 53 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Drejtuesi i aktivitetet të fabrikës së pasurimit të kromit, Bulqizë, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Moskallëzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer ne bashkëpunim.

Rr. K., 52 vjeç, A . A., 38 vjeç, (punëtorë në këtë fabrikë) të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Moskallëzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Siguria rrugore mbetet prioritet”/ Rama: Së shpejti vihen në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare

17:01 / August 8, 2026

Durrës/ Gjendet lëndë eksplozive pranë derës së dyqanit të Noizyt, policia nis hetimet

14:40 / August 8, 2026

Sherr mes të dënuarve në burgun e Fierit, përfundojnë në spital. Si nisi konflikti

13:40 / August 8, 2026

Kaos në Kuvendin e Kosovës, Kurti kërkon më shumë kohë për marrëveshjen, deputetja e AAK-së e qëllon me vezë

12:51 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.