I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur 6 krime, ndër to edhe vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi në qershor të 2021 në Tepelenë, në derë të shtëpisë.
Selimi u vra në derë të shtëpisë në Tepelenë. Ai është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të.
Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence.
