Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohen dokumentet/ Presidenca e Clinton: Ja roli i Berishës për të penguar pavarësinë e Kosovës në vitet ’90

19:07 / May 28, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BILL CLINTON SALI BERISHA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Andi Haxhiu 


Më 12 Shtator 1995, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, u takua me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Në grumbullin e dokumenteve të deklasifikuara nga presidenca Clinton gjendet edhe ky memorandum i dërguar nga Sekretari i Shtetit, Warren Christopher, drejtuar Presidentit Bill Clinton më 8 Shtator 1995.

Në përmbledhjen e tij për Presidentin Clinton, Sekretari i Shtetit Ëarren e bënë të qartë pozicionin e Presidentit të Republikës së Shqipërise në raport me Kosovën.

Duke i marrë parasysh deklaratat e Berishës, Ëarren Christopher konstaton se Sali Berisha e njeh Kosovën si entitet autonom brenda Serbisë.

Njëkohësisht, Sekretari i Shtetit Amerikan bën dallimin midis pozicioneve diametralisht të kundërta në mes Presidentit Berisha dhe Kryeministrit Aleksandër Meksi.

Për dallim nga kerkesa e Berishës për autonomi, Warren Christopher shkruan se kryeministri Meksi ishte i zëshëm në nevojën e Kosovës për pavarësi.

Për fund, në njërën ndër pikat përmbyllëse të sygjeruara nga Sekretari i Shtetit Ëarren Christopher, Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti i SHBA-ve e forcojnë pozicionin e tyre pro-autonomisë së Kosovës nën Serbi. Ky pozicion i SHBA-ve në vitin 1995 qëndronte në linjë me Presidentin Shqiptar, Sali Berisha.

Rrjedhimisht, ky nuk është deformim i të vërtetës e as gjykim për pozicionin e Sali Berishës në raport me çështjen e Kosovës. Unë e kuptoj kontekstin dhe e kam të qartë pozicionin e tij në këtë situatë. Por, kjo shpërndarje e këtij memorandumi të deklasifikuar të Presidencës Clinton shërben si shpjegim i thjeshtë se historia nuk mund të rishkruhet në bazë të preferencave të atyre që duan ta ndërrojnë atë.

Sali Berisha nuk ka qenë e as nuk mund të jetë patriot. Ai mbetet njëra prej figurave qëndrore të politikës Shqiptare dhe njëri prej njerëzve më të rëndësishëm për Shqipërinë.

Por, dëshira e tij për protagonizëm politik dhe keqpërdorimi i kartës nacionaliste/populiste s’janë indikator për të matur dashninë e tij ndaj Kosovës.

Në fakt, më shumë se aq, janë indikator se si Berishës i duhej Kosova sa herë që donte ta largonte vëmendjen nga dështimet e tij.

E vërteta s’mund të ndryshohet nga fjalimet e fuqishme populiste, e as a nuk ndërrohet si rezultat i rrëfenjave folklorike të kryeministrit Haradinaj se si paska qajte Presidenti Berisha me xhaxhain e tij kur e ka pa Kosovën nga maja e kodrës.

Unë nuk gjykoj mbi fjalimet e shthurura të imagjinatës politike nëpër fushata zgjedhore. Unë gjykoj vetëm pozicionet zyrtare politike nëpër momente të caktuara politike. Në 1995, gati në shpërthimin e krizës së Kosovës, Presidenti Berisha zgjodhi të përkrahte autonominë e Kosovës në kuadër të Serbisë.

Kjo mbetet e vërtetë e pakontestueshme edhe e pa ndryshueshme. Ky dokument i deklasifikuar nuk e bën Berishën as argat të Milosheviçit e as tradhëtar të kombit Shqiptar, por ama edhe e delegjitimon atë të mbajë moral politik se si shpëtohet Kosova nga ata që ai sot po i etiketon si “argatë” të Serbisë.

Sepse, i dashur President Berisha, ironikisht, në një moment në histori, me dashje ose pa dashje, ju e përkrahët një dëshirë të Serbisë për ta mbajtur Kosovën përbrenda saj. E këtë duhet ta mbash në ndërgjegjen tende…

P.S. Më poshtë e gjeni:

a) Memorandumin e Warren Christopher në formë linku që ju drejton të dokumenti i plotë;

b) Sugjerimin për pikat e takimit dhe konstatimin e Sekretarit të Shtetit së Presidenti i Republikës së Shqipërisë është pro autonomisë e jo pavarësisë;

c) Diskutimin e Presidentëve Clinton dhe Berisha. Në diskutim Clinton e qartëson pozicionin e SHBA-ve pro forcimit të autonomisë dhe Presidenti Berisha në asnjë moment nuk e proklamon nevojën e Kosovës për Pavarësi.

Mos harroni, në vitet 2007-8 ka qenë lehtë me fol për Pavarësinë e Kosovës. Ama jo edhe gjatë të 90-tave…


  • Presidenca e Clinton Ja roli i Berishës 1
  • Presidenca e Clinton Ja roli i Berishës 2

Andi Haxhiu Berisha Clinton Warren Christopher
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.