Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zbulohet “thembra e Akilit” e qelizave kancerogjene

19:25 / January 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qelica kancerogjene
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është identifikuar thembra e akilit të kancerit. Bëhet fjalë për një modifikim  gjenetik që pësojnë qelizat kancerogjene, i quajtur aneuploidy, i cili mund të përdoret si një objektiv për të shënjestruar tumorin përmes disa molekulave.

Zbulimi, i botuar në revistën Nature, është nga grui ndërkombëtar kërkimor i koordinuar nga Universiteti i Tel Avivit, në të cilin morën pjesë edhe Instituti Evropian i Onkologjisë dhe Universiteti Shtetëror i Milanos.

Aneuploidia është një ndryshim në numrin e çifteve të kromozomeve. Të gjitha qelizat njerëzore kanë 46 kromozome, ndërsa qelizat kanceroze shpesh kanë më shumë ose më pak.

Megjithatë, deri më tani, kjo shenjë dalluese e kancerit nuk ishte përdorur kurrë si një objektiv për trajtim, sepse kishte mungesë të mjeteve për të krijuar modele in vitro të qelizave aneuploide.

“Ne kemi treguar se aneuploidia, e cila gjendet në 90% të tumoreve të ngurta dhe në 75% të atyre hematologjike, mund të jetë një objektiv në vetvete. Jo vetëm kaq.

Ne kemi gjetur molekula, të ashtuquajtura Sac (spindle assembly checkpoint), të afta të ndërhyjnë në aneuploidinë dhe ta shfrytëzojë atë për të synuar dhe goditur qelizat kancerogjene”, shpjegon Stefano Santaguida, një nga studiuesit.

Studiuesit kanë krijuar “librari të linjave qelizore aneuploide dhe treguan një varësi të lartë të qelizave aneuploide në gjenet e përfshira në funksionimin korrekt të Sac, makinerisë qelizore përgjegjëse për ndarjen e qelizave, përmes  së cilës  secila qelizë gjeneron dy qeliza bijë.

Duke frenuar Sac, qelizat aneuploide vdesin. Hapet mundësia e përdorimit të këtyre frenuesve si terapi antikancerogjene” , shpjegon Marica Ippolito, nga grupi kërkimor.

Studiuesit po përpiqen gjithashtu të kuptojnë nëse aneuploidia ka të bëjë me zhvillimin e rezistencës ndaj kimioterapisë.

Akili kancerogjene
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.