Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zbuloni si ndikon presioni i gjakut në shëndetin e trurit dhe humbjen e kujtesës

15:05 / October 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 a84e71d8717e6a59511b5a72c0d02463
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Humbja e kujtesës është një gjendje që trupi mund ta zhvillojë për shkak të shumë sëmundjeve. 

Duke filluar që nga skleroza, alzheimeri e deri tek dementia që po përhapet me shpejtësi vitet e fundit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sot në botë ka rreth 50 milion persona që vuajnë nga kjo sëmundje.

Teksa shumë studime kanë treguar se është më e përhapur tek gratë, kjo sëmundje mund të jetë e lidhur ngushtë dhe me disa procese të tjera të trupit. Në këtë artikull ju tregojmë se si ndikon presioni i gjakut në zhvillimin e dementias apo “sëmundjes së harresës” ndër vite.

Lidhja mes dy sëmundjeve
Presioni i gjakut dhe ndryshimi i tij përgjatë viteve mund të sjellë një sërë pasojash. Kështu ndodh edhe me zhvillimin ose jo të sëmundjes së dementias. Ekspertët thonë se ka një lidhje domethënëse mes hipertensionit apo presionit të lartë të gjakut dhe shfaqjes në dementias. Më të rrezikuarit sipas mjekëve janë ata që vuajnë nga hipertensioni në moshën e mesme. Pra plakja e trurit apo humbja e kujtesës nga dementia e ka zanafillën e saj që nga problemet me presionin e lartë të gjakut.

Si Ndryshon Presioni i Gjakut Përgjatë Viteve
Shumë funksione të trupit ndryshojnë përgjatë viteve dhe po kështu edhe presioni i lartë i gjakut. Sipas mjekëve presioni i gjakut ndryshon disa herë gjatë jetës dhe veçanërisht gjatë moshës së mesme dhe të moshuar. Për të gjithë personat që kanë përjetuar gjatë këtyre dy periudhave të paktën një herë hipertensionin, prekja nga dementia është më konkrete. Gjithsesi më të rrezikuarit janë personat që vuajnë nga hipertensioni pas të 50-tave.

Ndërsa rreziku ulet për personat që vuajnë nga hipertensioni në moshën e tretë Në zhvillimin e sëmundjes dhe hipertensionit përveç moshës dhe gjinisë ndikon edhe stili i jetesës. Ndër armiqtë më të mëdhenj të trurit janë alkooli, duhani, mungesa e gjumit apo kequshqyerja./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.