Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zgjedhjet në PD, Gjana: Rezultatet e para priten të dalin në mesnatë, fituesi shpallet me 50 %+1 të votave të vlefshme

18:47 / June 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën në Neës24, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana sqaroi procedurën se si do të votohet në zgjedhjet e 13 qershorit për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë.

Gjana sqaroi edhe procedurën që do të ndiqet nëse një prej anëtarëve do të paraqitet për të votuar me kartë anëtarësie por që nuk e ka emrin në listë.

“Nëse një anëtar do të paraqitet me një dokument anëtarësie, pavarësisht se nuk e ka emrin në listë, do të paraqitet duke patur edhe kartën e identitetit, do të dorëzojë një fotokopje të kartës së identitetit, do të votojë me këtë kartë anëtarësia, do të futet me një listë shtesë. Pra, do të votojë. Për Tiranën do ta kemi pak më të kontrolluar procesin, sepse degët e Tiranës, janë shumë pranë njëra tjetrës. Brenda një dege në Tiranë, qoftë edhe për ilaritet mund të votojë dy herë, se një që është në Kukës, nuk shkon të votojë edhe në Kukës edhe në Dibër. Ndaj do kërkojmë këtë kopje të kartë së identitetit”. -tha Gjana ndërsa sqaroi se si do të shpallet fituesi në zgjedhje.

”Pjesëmarrja nuk është kusht, fituesi shpallet me 50 %+1 të votave të vlefshme. Numërimin do ta bëjmë në 76 komisione që janë krijuar, besoj rezultatet e para do të fillojnë të dalin nga mesnata, por do të jenë rezultate të marra në mënyrë telefonike, jo rezultati përfundimtar. Për rezultatin përfundimtar do të presim procesverbalet në të gjitha degët e PD-së. Do të jetë numërim publik, në tavolinë do të jenë tre anëtarët e komisionit që janë përcaktuar nga kryesitë e degëve dhe 4 përfaqësuesit e kandidatëv, me qëllim që procesi të jetë i besueshëm. Pati shumë kandidatura këtë  dhe u përcaktuan 4. Pati një diskutim shumë të gjatë në kryesinë e PD dhe u gjykua të shkohet me 4 kandidatë si asnjëherë tjetër në historikun e PD, e madje në dijeninë time edhe të ndonjë partie tjetër në Shqipëri.” -tha Gjana.

Gjana PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.