Një zjarr i madh ka rënë pasditen e së dielës në një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në fshatin Hambar të Fierit. Zjarri është pikasur fillimisht nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.
Në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse të Fierit por flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe zonën e banuar.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, terreni i vështirë e bën të pamundur shuarjen e flakëve ndaj po ndërhyhet me helikopter.Ministria e Brendshme njoftoi se ka vënë në dispozicion edhe helikopterin Cougar për ndërhyrje nga ajri.
