Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zonja e Parë Armanda Begaj në përurimin e shkollës “Selman Ali Xaka”

17:42 / November 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
begaj9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zonja e Parë, Armanda Begaj, ishte e pranishme në ceremoninë e përurimit të shkollës 9-vjeçare “Selman Ali Xaka” në fshatin Nojë në Krujë.

Rindërtimi i kësaj shkolle, e cila pësoi dëme serioze pas dëmtimit tërësor të saj, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019, u mundësua falë një donacioni të shtetit slloven, në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Rindërtimit dhe bashkinë e Krujës.

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Peter Japelj, nënkryetari i bashkisë Krujë, Ilir Loci, përfaqësuesi i Ministrisë Sllovene të Zhvillimit Ekonomik, Gregor Umek, etj.

Gjatë fjalës së saj, Zonja e Parë Armanda Begaj falënderoi shtetin slloven për kontributin bujar të dhënë në ndihmë të rindërtimit të shkollës.

“Tërmeti i tre viteve më parë vërtetë ngjalli frikë tek të gjithë ne, por na tregoi se mund të jemi mbështetje për njëri-tjetrin. Ai gjithashtu vërtetoi se Shqipëria është një vend me miq të mirë e solidar kudo në botë. Vlerësojmë kontributin e qeverisë dhe popullit slloven që në kohë të vështira konfirmoi miqësinë dhe afërsinë, duke dhënë një ndihmë me shumë vlerë në rikuperimin e dëmeve të tërmetit të vitit 2019. E ardhmja dhe e nesërmja është për këta fëmijë që sot janë në bankat e shkollës. Ndaj do t’ju lutesha të dashur mësues dhe prindër që t’i inkurajojmë fëmijët tanë të jenë njerëz të zotë për vendin e tyre. Le të marrim më të mirën e jetës dhe të ngrihemi edhe më të fortë, kudo qofshim”, u shpreh ndër të tjera Begaj në fjalën e saj.

Ndërkohë, në fjalën përshëndetëse, ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Japelj tregoi për të pranishmit në ceremoninë e përurimit se për herë të parë e kishte vizituar Krujën tre vite më parë, vetëm 2 ditë para tërmetit.

“Sllovenia reagoi menjëherë duke ofruar ndihmë, si edhe dy ekspertë sllovenë, që iu bashkuan ekipeve për vlerësimin e dëmtimeve. Megjithatë, shprehja më e rëndësishme e solidaritetit ishte vendimi i Sllovenisë për t’i dhuruar Shqipërisë një shkollë. Jam sinqerisht i lumtur dhe krenar që mundëm të ngrinim një shkollë moderne plot dritë, në këtë mjedis kaq piktoresk, në bashkëpunim me Ministrinë e Rindërtimit, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkinë e Krujës”,- theksoi Japelj.

Shkolla modulare “Selman Ali Xaka” është një shkollë 9-vjeçare, e cila ofron tashmë kushte shumë të mira, ku marrin mësim 50 nxënës së bashku me kopshtin e fëmijëve.

armanda begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.