Author: tirana

Këngëtarja e njohur Tringa Kay, e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ka folur pa dorashka për jetën e saj, planet e të ardhmes apo raportet me kolegë të vjetër e të rinj. Dikur, Tringa menaxhohej nga këngëtari Genc Prelvukaj dhe e pyetur si i ka tashmë marrëdhëniet me të, Tringa la të kuptohet se ka hatërmbetje nga Genci. Kjo pasi megjithëse prej kohësh ruanin raporte shoqërore, ai e kishte hequr nga Instagram-i kur ishte lidhur me Eni Koçin. “Ma ka hequr nga Instagram, e kuptoj se tani është lidhur me Enin. Por ne kemi qenë shokë dhe kemi punuar bashkë.…

Read More

Një superkompjuter japonez tregoi se lagështia e ajrit mund të ketë një efekt të madh në shpërndarjen e grimcave të virusit, duke treguar rreziqe të rritjes së infeksionit të koronavirusit gjatë muajve të dimrit. Gjetja sugjeron që përdorimi i lagështuesve mund të ndihmojë në kufizimin e infeksioneve gjatë kohës kur ventilimi i dritares nuk është i mundur, sipas një studimi të lëshuar të martën nga gjigandi i kërkimeve Riken dhe Universiteti Kobe. Studiuesit përdorën superkompjuterin Fugaku për të modeluar emetimin dhe rrjedhën e grimcave të ngjashme me virusin nga njerëzit e infektuar në një larmi ambientesh të brendshme. Lagështia e…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë vizitës që zhvilloi sot në Fier, ka takuar edhe gratë naftëtare që ndodhen në grevë urie. Në bisedë me këto gra, Kryemadhi tha se nuk dëshironte të përfshihej politikisht, pasi “kjo edhe keqkuptohet”. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi e krahasoi pozitën e naftëtarëve me atë të opozitës kur vendosi të djegë mandatet, me argumentin se kjo është forma e vetme që të dëgjohen. “Ne e kemi më të vështirë si gra të vijmë se përfshihemi emocionalisht. Të jesh grua në shtëpi, të mbash fëmijët e punët por të punosh edhe në naftë dhe të…

Read More

Një 25-vjeçar në Korçë është arrestuar për transportim të emigrantëve të paligjshëm, kundrejt fitimit. Njoftohet se në pranga është vënë R. Ç., banues në Fshat-Maliq. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me patrullat e “Frontex”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se përgjatë aksit rrugor Devoll-Maliq, me një mjet furgon tip “Ford” do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, janë vënë në ndjekje të automjetit. Policia i ka bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, brenda…

Read More

Nga Edi Rama/ Filip Çakulli është një prej talenteve të spikatur të shoqërisë shqiptare, që tek humori gjeti kamerdaren e shpëtimit në detin e ferrit të diktaturës së proletariatit, ku kush nuk ngjeshej fort në kominoshen e Njeriut të Ri brenda Titanikut komunist, mund të mbytej sa hap e mbyll sytë nën goditjen e dallgëve të pamëshirshme. Me atë komerdare Filipi erdhi vërdallë rrotull Titanikut, herë u zhyt si polumbar, herë u ngjit marinar e herë u përvodh si peshkatar, herë u pa si shpëtimtar e herë u duk si notar, në një karrierë ku nga afër ai i ngjante…

Read More

Ministra e Brendshme ka firmosur urdhër-dëbimin për iranianin Ehsan Bidi, pasi cilësohet si person i padëshiruar. Iraniani Ehsat Bidi fillimisht do të dëbohej në gusht 2020, por Ministria e Brendshme u tërhoq nga vendimi. Bidi dyshohet të jetë dezertor i muxhahedinëve, i dyshuar si agjent i inteligjencës iraniane, ndërsa ka ardhur në Shqipëri si pjesë e grupit të Muxhahedinëve, të mbërritur në kampin e Manzës përgjatë vitit 2013. Ehsan Bidi u ndalua nga patrullat shqiptare pranë kufirit të gjelbër me Greqinë.

Read More

Mbi 70 mijë individë në të gjithë vendin trajtohen me pension invaliditeti nga shteti. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për gjysmën e parë të vitit, në total janë 70.149 përfitues ku peshën më të madhe e zënë pensionet e invaliditetit në zonat urbane. Konkretisht trajtohen me pensione urbane invaliditeti 63 mijë e 450 individë dhe me pensione rurale invaliditeti 6699 individë. Sa i takon ndarjes në qarqe, në zonat urbane kryeson Tirana me afro 14 mijë përfitues, e ndjekur nga Elbasani me rreth 9900 përfitues, dhe më pas renditen qarqe si Durrësi, Korça dhe Fieri, ndërsa…

Read More

Nga Petrela, ku inspektoi dy shtëpi të reja të rindërtuara për familjet e Beqir dhe Pëllumb Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i ka kursyer ironitë me Lulzim Bashën. Duke qenë se të dyja shtëpitë e familjeve Hoxha janë ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, në një nga komplekset luksoze të të cilit banon edhe kreu i PD, Basha, kryebashkiaku tha se ndryshe nga Basha dhe kunati i tij, që i marrin shtëpitë si gjoba ndaj bizneseve, banesat e reja në Petrelë janë për familjet e mbetura pastrehë nga tërmeti. “Dua shumë ta falenderoj Gon Papulin, sipërmarrësin dhe donatorin e dy shtëpive.…

Read More

Xhensila Myrtezaj ka përjtetësuar emrin e vajzës së saj të vetme në trup.  Këngëtarja tatuazhoi emrin e Ajkës në gishta. Në njërin gisht shkroi AJ, ndërsa në tjetrin KA. Xhensila ndau një foto të tatuazhit me ndjekësit në Instagram dhe krahas imazhit shkroi: Lutja ime. Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti, dhe mirësia do të jetë paqja e tyre. Këngëtarja dhe aktori i njohurit, Bes Kallaku mirëpritën në jetë vajzën e tyre rreth dy vite më parë. Ata ndajnë shpeshherë më ndekësit imazhe të Akjës në rrjetet sociale dhe janë shumë të përkushtur ndaj saj.

Read More

Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për shkelje të një armëpushimi humanitar në rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut brenda pak minutash nga hyrja e saj në fuqi. Një armëpushim ishte rënë dakord të fillonte në mesnatën e kohës lokale (20:00 GMT e Shtunë). Por një zëdhënëse e ministrisë armene të Mbrojtjes tha se Azerbajxhani theu armëpushimin pas vetëm katër minutash duke gjuajtur predha artilerie dhe raketa. Azerbajxhani ende nuk është përgjigjur akuzave. Vendimi për armëpushimin u mor në përputhje me marrëveshjet që çuan në një armëpushim të nënshkruar fundjavën e kaluar. Sidoqoftë, përplasjet vazhduan pavarësisht nga kjo marrëveshje. Luftimet u ndezën muajin…

Read More

Mbrëmjen që lamë pas është sulmuar me armë zjarri makina e gazetarit shqiptar Shkumbin Kajtazi. Lajmin e ka dhënë vet gazetari nga Kosova, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe foto nga sulmi që i është bërë. “Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime u qëllua me 5 ose 6 plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës. Unë isha afër dhe kam dëgjuar krisma arme, por si njeri naiv që beson se Kosova është vend normal, nuk e kam lejuar mendjen të më thotë se mund…

Read More

Ministri i turizmit Blendi Klosi nga Fieri, u ka dhënë përgjigje të gjitha akuzave politike të bëra kundrejt inceneratorit në këtë qark, duke thënë se ai është drejt përfundimit dhe brenda afateve kohore të përcaktuara në kontratë. Klosi ka theksuar se 3 vjetët e para janë për t’u ndërtuar impianti, 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë dhe pas 7 vitesh do ti kalojë bashkisë. Impianti sipas Klosit do ndihmojë shumë komunitetin përreth jo vetëm nëpërmejet energjisë së prodhuar, por edhe përpunimi i mbetjeve urbane, që në përgjithësi shkakton ndotje dhe helmim, këtu do të ndihmojë banorët në vaditje.…

Read More