Seanca e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli konfliktin që ka lindur në familje si pasojë e një prone. Klara kërkoi të përballet me prindërit e saj, por në pamundësi që ata të ishin në studio për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, përballë saj ishte vëllai Geraldo. Klara aktualisht banon së bashku me fëmijën e saj 8 vjeç në katin e katërt të banesës së prindërve. Ajo kërkon që të pajiset me dokumente në emrin e saj për këtë hyrje, por vëllai i saj u shpreh se kjo është e pamundur. Sipas tij,…
Author: tirana
Dyshime serioze vijnë nga spitalin Infektiv në Prishtinë për vdekjen e katër personave brenda 30 minutash, që të gjithë natën duke gdhirë dita e sotme. Burime të Indeksonline brenda hetuesisë bëjnë të ditur që nga ora 12:30 pas mesnate deri në ora 1:00 dyshohet që dikush me qëllim e ka ndaluar oksigjenin. Kështu gjatë këtij intervali kohor kanë vdekur 4 persona, të cilët ishin infektuar me Covid-19. Sot është duke u hetuar personeli mjekësor i Klinikës Infektive, i cili dyshohet se ishte faktor kryesor në vdekjen e pacientëve me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë doli me qëndrim zyrtar dhe ka konfirmuar…
Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka nisur zyrtarisht pushimet me familjarët e saj. Mirëpo asaj duket se i mungon dikush dhe ai është partneri, Eduart Grishaj. Arbana nuk ka nguruar ta shfaqë publikisht këtë ndjesi dhe ka postuar një foto në Instastory. “Më mungon”, ka shkruar moderatorja në pamjen romantike në det dhe pranë fotos e ka etiketuar Eduartin. Kujtojmë që dyshja shumë shpejt do të bëhen prindër, Eduarti baba për herë të parë ndërsa Arbana nënë për të dytën herë.
Aktori i njohur Koço Devole gjatë një interviste në “E diell” ka folur për pjesëmarrjen në filmin “Dy Gisht Mjaltë” në të cilën ka luajtur rolin e babait të këngëtares, Elvana Gjata. I pyetur nga gazetari Ervin Kurti, mbi skenën më të vështirë që kanë hasur gjatë xhirimeve, Koço u përgjigj se ka qenë e qara e Elvana Gjatës, teksa u nda nga partneri Vini, (në film rol i interpretuar nga Ermal Mamaqi). Por duket se për ta bërë për të qarë Elvanën është dashur goxha punë. Koço tregoi se ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të…
Teksa masat e bllokimit kanë nisur të lehtësohen në vendet që janë ende duke luftuar koronavirusin, ekspertët parashikojnë mundësinë e një vale të dytë infeksioni. Një valë e dytë mund të marrë vrull me shpejtësi pasi njerëzit po bashkëveprojnë gjithnjë e më tepër mes tyre. Një profesor i matematikës dhe statistikës ka ilustruar se si mund të duket një valë e dytë infeksioni, duke marrë parasysh skenarë të caktuar dhe reagimet sociale. Teksa koronavirusi po përhapej me shpejtësi në muajt shkurt dhe mars 2020, shumë qeveri vendosën masa të rrepta karantine. Përmes një përpjekjeje masive publike, këto vende kanë qenë…
Kur ndodhesh në trafik gjëja e parë që të vjen në mendje është si ta shmangësh atë, apo çfarë të bësh për të lëvizur më shpejt. Mirëpo shoferit, videon e të cilit po e shikoni tani, i ka sosur durimi duke pritur në radhët kilometrike me mjetet e tjera dhe ka gjetur një zgjidhje. Siç shihet edhe në pamje, personi në fjalë që po nget një “Mercedez Benz”, të modelit “ML” me ngjyrë të bardhë, ka vendosur që të mos presë më. Ai është futur në kanalin që ndan rrugën kryesore me atë dytësore, për të kaluar tek kjo e…
Deri sot na ka shqetësuar në mbarë botën vrima e zezë e ozonit, por një tjetër, 8 mijë herë më e madhe është zbuluar tashmë duke turbulluar shkencëtarët. Në revistën periodike të Akademisë Mbretërore Astronomike të Mbretërisë së Bashkuar, u publikuan fakte mbi këtë vrimë të zezë gjigande e cila u konstatua fillimisht në vitin 2018 dhe u studiua 2 vite rresht. Shkencëtarët evidentuan se kjo vrimë e zezë është 8000 herë më e madhe se vrima e zezë që ndodhet në qendër të galaktikës sonë. Vrima e re e zezë është 34 miliardë herë më e madhe se e…
Në burgjet shqiptare ka nisur prej 6 muajsh aplikimi i regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për të paktën 270 të dënuar apo persona nën hetim. Regjimi i huazuar nga sistemi i drejtësisë italiane vjen pas deklaratës së prokurorit të Antimafias, Federico De Raho, i cili kërkoi bllokimin e lidhjeve me jashtë të krerëve të grupeve kriminale. Në qelitë e burgjeve shqiptare ka një numër të konsiderueshëm të cilët janë dënuar për vepra të rënda madje ka pasur dhe raste konkrete ku ata kanë treguar se mund të drejtojnë grupin edhe pse të izoluar. Në vitin 2015 policia…
Klaudia Pepa mori pjesë në videoklipin e Giulia Luzi dhe Samuel Storm, “ Mon Amour”, ku shkëlqeu me prezencën e saj, por vëmendjen e tërhoqi postimi në Instastory që kishte bërë ish-bashkëshorti i saj, Albi Nako. Koreografi i mirënjohur ka postuar një foto të videos në Instagram ku shihet ajo duke performuar, teksa e ka quajtur atë “Mbretëreshë”. Sikundër na e kanë dëshmuar edhe herë të tjera, çifti ruan një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, mirëpo ky koment i Albit na erdhi pak papritur.
Juventusi mori fitoren e radhës në kampionat teksa mposhti në shtëpi Torinon me rezultatin 4-1. Bardhezinjtë marshojnë kështu drejt titullit të nëntë radhazi në Serinë A, mirëpo në sfidën e së martës do të kenë sërish një provë për të kaluar. Torinezët udhëtojnë në Milano, ku përballen me Milanin. Kuqezinjtë do të provojnë t’i ndalin bardhezinjtë e të përsërisin dy ndeshjet e Kupës ku Juventusi nuk ia doli të fitonte ndaj tyre. Sakaq, për këtë takim trajneri Mauricio Sarri duhet të rreshtojë ekipin pa mbrojtësin Matijs De Ligt dhe Paulo Dibala. Të dy këta futbollistë, pas rifillimit të futbollit kanë…
Ngjarja e një nate më parë në Mat, ku mbeti i plagosur rëndë një 28-vjeçar dhe u shpall në kërkim autori, 32 vjeç, nuk ishte rastësi. Gjithçka nis në Gjermani. Rreth një vit më parë, një shqiptar plagoset rëndë me thikë nga bashkëkombasit e tij. Shkak dyshohet të jenë bërë prishjet e pazareve të drogës. Por çfarë e lidh të plagosurin Enrik Metra me këtë histori? Pse Hektor Xheçuka qëlloi në drejtim të tij? Metra ka jetuar më parë në shtetin gjerman, por në kohën kur ndodhi plagosja e vëllait të Xheçukës, ishte në Shqipëri. Megjithatë, autori i ngjarjes së…
Një tigër siberian ka sulmuar një punonjëse të kopshtit zoologjik në Zyrih, por që rezultoi fatal. Stafi i kopshtit zoologjik nxitoi ta ndihmonte kolegen dhe arriti ta nxirrte tigrin nga kafazi, por ishte shumë vonë, pasi 55-vjeçarja ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20 të së shtunës, para vizitorëve dhe punonjësve. Mediat rapotojnë se autoritetet kanë nisur një hetim mbi faktin se përse viktima ndodhej në kafazin e tigrit, ku edhe u sulmua. “Për fat të keq ndihma mbërriti shumë vonë për 55-vjeçaren”, tha zëdhënësi i policisë së Zyrihut. Edhe pse sulme të tilla janë shumë të rralla, ky nuk…