Këngëtarja Aurela Gaçe njihet për deklaratat e saj të drejtëpërdrejta dhe nuk kursehet po ashtu as kur bëhet fjala për batuta. Së fundmi ka nisur pushimet në bregdet nga ku nuk mungojnë edhe postime në rrjetet e saj sociale. Aurela ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto ku shihet e shtrirë në shezllon me rroba banjo dhe mbi kokë ka vendosur një palë tuta të shkurtra për t’u mbrojtur nga dielli. Ndërkohë ajo e ka përshkruar foton me diçiturën komike, ku ka shkaktuar shumë të qeshura. “Ky diell t’i vë “brekët në kokë”. Tutat më saktë, mos keqkuptohemi”,…
Author: tirana
Nga Nevila Dervishi Në vitin 1952, kur Enver Hoxha kishte nisur të ndihej krejt komod në prehrin e madh të Josif Stalinit dhe Bashkimit Sovjetik dhe kur anglo-amerikanët po tërhiqeshin nga tentativa e tyre për të rrëzuar komunizmin në Shqipëri, siç duket ka pasur një personazh hatërmbetur, apo, më keq akoma, zemërak. Ishte Josip Titua, tutori i dikurshëm i Enver Hoxhës, i cili duket se vazhdonte të mos përtypte shkatërrimin e atij investimi të gjatë për të përfshirë shtetin e vogël të shqiptarëve brenda kufijve të Jugosllavisë multietnike. Sa duket, ky zemërim dikur ka prodhuar edhe idenë e një aventure…
Refija ishte fqinje me familjen Josifi. Dera e shtëpisë e së moshuarës është ngjitur me derën e mbyllur brenda së cilës banonte Zhaneta, Anisa, të dyja të vdekura dhe Blerta e mbijetuar. “Nuk dëgjohej as zhurmë asgjë, filloi një erë, që nuk ikte. Mendonim tubacionet”, tregon gruaja që jeton me të birin dhe nusen. E moshuara shton se në muajt e fundit familja nuk ndizte as drita, pasi “asgjë nuk dukej, i kishin mbyllur me grrila dritaret e banjës, të ballkonit, çdo gjë”. Madje edhe ditën kur policia ndërhyri për të parë se ç’po ndodhte në familjen Josifi, pas ankesës…
Javën e kaluar Antoneta u largua e vetme nga “Përputhen”, duke i thënë kështu “JO” edhe Anduelit. Për herë të parë pas këtij vendimi, Antoneta tregoi arsyet që e dërguan në këtë zgjedhje. Ajo thotë që një ish-konkurrent i “PërPuthen”, e kishte sharë në rrjete sociale me fjalë fyese, ndërsa Andueli nuk reagoi asnjëherë ndaj tij, por madje ka shkuar dhe është ulur në kafe me të. Sipas Antonetës kjo sjellje për të vulosi gjithçka, pasi ajo dëshiron që mashkulli që do të ketë në krahë, në të tillë situatë t’i vendoset në mbrojtje. “Gjatë karantinës i them shqetësimin për…
Një aksident tragjik u shënua në rrugën “Mezzina” në Itali këtë të shtunë, ku një shqiptar gjeti vdekjen. Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Kujtim Farruku, i cili po udhëtonte me makinë, kur u përplas me një mjet tjetër në zonën e “Sant’Elpidio a Mare”. Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, për shkak të bllokimit mes llamarinave, por nuk ia doli. Dy vite më parë, Kujtimi kishte humbur djalin 20 vjeç si pasojë e një aksidenti në zonën “Monterubbiano”.
Me hapjen e masave nga qeveria, është ulur ndjeshëm sensibilizimi i qytetarëve për të zbatuar masat anti-COVID, pavarësisht rritjes së lartë të shifrave. Tanimë asnjë biznes nuk është i ndaluar dhe qytetarët kryejnë lirisht aktivitetet e tyre të përditshme. Por kush janë aktivitetet që kanë rrisk më të lartë të përhapjes së koronavirusit? Shoqata mjekësore Texas Medical Association ka publikuar një listë të aktiviteteve, ku për nga rreziku i përhapjes së COVID-19 kryesojnë pikërisht kafenetë, duke u ndjekur më pas nga stadiumet, koncertet, teatri, si dhe palestrat. Rrisk i ulët Të hapësh e-mailin Të shkosh në restorant Të luash tenis…
Ish-ministri Petrit Vasili në një shënim në mediet sociale ka publikuar disa foto të socialistëve të cilët janë grumbulluar pavarësisht apelit të qeverisë për të respektuar masat në kuadër të pandemisë së COVID-19. Vasili i bën thirrje SPAK për hetim, ndërkohë që thekson se njerëzit po infektohen dhe vdesin nga Koronavirusi për shkak të vetë qeverisë dhe drejtësia fle. “SPAK zgjohu, Rama dhe qeveria përhapën dhe përhapin Pandeminë,ja faktet!(FOTO). Kanë edhe fytyrë keta të qeverisë dhe gjobisin qytetarë e biznese për Pandeminë. SPAK boll fjete!! Njerëzit po infektohen dhe vdesin nga Koronavirusi për shkak të vetë qeverisë dhe drejtësia fle.…
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin pak ditë më parë ku nënë e bijë u vetëflijuan për t’u ringjallur. Ndoka thotë se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka lënë në varfëri familjet në nevojë , ndërsa “Dëshmitarët e Jehovait” qëndrojnë pranë tyre vullnetarisht. Ai shkruan se institucionet e shtetit kanë detyrim ligjor të hartojnë politika mbështetëse për familjet në nevojë. “”Dëshmitarët e Jehovait” jo vetëm që nuk paguhen nga bashkësia, por ato paguajnë një përqindje mujore nga paga e tyre për të mbajtur Kishën me…
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti thotë se duhet rritur menjëherë numri i testimeve në mënyrë që të preken sa më pak njerëz me COVID. Me anë të një shënimi në Facebook, Panariti kritikon qeverinë për mënyrën se si po e menaxhon situatën. Sipas tij, jemi ende në fillim të pandemisë. Postimi i Panaritit Sa më pak dhe sa më keq teston, aq më shumë sëmur dhe infekton ! Testim, gjurmim, izolim, janë tre hapat e vetëm për kontrollin e COVID. Nuk ka rrugë tjetër. Jo karantina dhe mbyllja e njerëzve të cilën edhe për “show force” e preferojnë vetëm ato…
Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe njërës prej vajzave. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se gjithë familja është rekrutuar nga ky sekt rreth 6 vite më parë në Tiranë. Pas vetëvrasjes së kryefamiljarit, Lluka Josifi, Zhanetës dhe dy vajzave u është dhënë ndihmë financiare nga ky sekt duke bërë që të krijonin marrëdhënie të ngushtë me to. Ky grupim, pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, ka për qëllim afrimin e sa më shumë njerëzve. Në publikimet e shumta që gjenden…
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha bizneset se do të gjobiten apo edhe do t’u mbyllet aktiviteti nëse nuk zbatojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. “Task-Forca çdo ditë në terren për zbatimin e masave anti-COVID në aktivitetet e biznesit. Maska e detyrueshme në shërbim, respektimi i distancave dhe higjiena janë elementë të domosdoshëm për t’u zbatuar nga çdo subjekt. Gjobë deri në mbyllje të aktivitetit dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve!”, shkruan Rama në Facebook.
Duke filluar nga dita e neserme, Greqia do të mbyllë kufijtë për qytetarët serbë. Vendimin e marra sëfundi, pas konsultimit me ekspertë të shëndetësisë, qeveria greke ka vendosur të pezullojë hyrjen e qytetarëve serbë në Greqi, nga të gjitha pikat e hyrjes pa përjashtim. Masa e pezullimit të përkohshëm do të jetë në fuqi deri në datën 15 korrik, datë në të cilën pritet të vendoset edhe hapja ose jo e kufirit me vendet e tjera fqinje të Greqisë, siç është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Bazuar në analizën e të dhënave epidemiologjike, u vendos që të pezullohet nga e…