Author: tirana

Gjykata ka nxjerrë nga qelia një tjetër personazh të njohur të botës së krimit pas Indrit Dokles tre ditë më parë. Ergys Kolaveri nuk do ta përfundojë dënimin me 20 vite burg pasi tentoi të vriste një person me snajper, pasi gjykata e Apelit të Tiranës vendosi i ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë në “arrest shtëpie”. Ergys Kolaveri u arrestua me bujë në vitin 2016 kur qëlloi me snajper në drejtim të një qelie në burgun e Vaqarrit duke patur si objektiv Gazmir Dacin duke lënë të plagosur një tjetër të burgosur. Por kush është Ergys Kolaveri…

Read More

Elseid Hysaj mund të rinovojë kontratën me Napolin, por kjo nuk do të thotë se ai do të jetë pjesë e projektit afatgjatë të kësaj skuadre. Ideja që ka klubi është të blindojë futbollistin qoftë edhe me një rrogë të majme, në mënyrë që të mos e lërë t’i ikë nga dora me parametër zero në mbyllje të marrëveshjes aktuale. Situatën e ka shpjeguar pak më mirë menaxheri i tij, Mario Xhiufredi, i cili thekson se Gatuzo vlerëson shumë mbrojtësin shqiptar. “Po flasim për rinovimin, por Hysaj pas një viti do të mbetet lojtar i lirë. E di që Gatuzo…

Read More

Dashi Jeni disi nervoz për shkak të punës, ndaj mundohuni që të mos ushqeni tensione në dashuri. Në mbrëmje gjërat do të përmirësohen, ndaj mundohuni që të shfrytëzoni mundësitë. Demi Do të ndiheni disi në siklet, për shkak të ndonjë emocioni negativ kalimtar. Mundohuni vetëm që të mos viheni kundër askujt. Në punë bëni mirë që të vlerësoni propozimet që do ju vijnë dhe mos pranoni pa reflektuar mirë. Binjakët Mërkuri do të jetë në anën tuaj dhe e premtja do të jetë mjaft interesante dhe do të favorizojë njohjet e reja. Mund të keni probleme lidhur me paratë. Gaforrja…

Read More

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Mathew Palmer, të dërguarin e Veçantë të SHBA për Ballkanin Perëndimor, ku u diskutua qëndrimi i Shqipërisë mbi Iranin, por për marrëveshjen e palëve politike për t’u ulur në tryezë për Reformën Zgjedhore. “Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, shkruhet në njoftimin…

Read More

Pas takimit me Komisionerin për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë publike dakordësimin me strategjinë e prezantuar. Në një deklaratë për mediat, Basha bëri me zgjidhja e krizës politike dhe reforma zgjedhore janë dy objektiva madhore. “Përshëndes dhe mirëpres ardhjen e një komisioneri si Varhelyi në portofolin e zgjerimit. Strategjinë e tyre unë dhe opozita e mbështesim gjerësisht. Gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës përmes zgjedhjeve paraprirë nga një reformë zgjedhore sipas kushteve të Bundestagut janë dy objektiva madhore. Mirëprita ndihmën e BE që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë…

Read More

Sa shumë ndikojnë veshjet e brendshme – nga ato me dantellë dhe deri te ato “alla gjyshe” në shëndetin vagjinal? Shumë. Prandaj këshillat e gjinekologut ndihmojnë që mos kemi siklete atje poshtë Sipas gjinekologëve ka një mënyrë për të blerë veshje intime në mënyrë që të garantojnë shëndetin vaginal, prandaj merrni shënime. Gjatë blerjeve zgjidh mbathje prej pambuk Sigurohu që pjesa e mesit që mbulon hyrjen vagjinale të jetë prej pambuku. Mund ta dallosh duke e krahasuar me bluzën tënde të preferuar ose duke e prekur me kujdes. Nëse blen mbathje online sigurohu që të lexosh përbërjen në përshkrimin e…

Read More

Dikush që është panromantik tërhiqet romantikisht nga njerëzit e të gjitha identiteteve gjinore Kjo nuk do të thotë se tërhiqen nga të gjithë njerëzit, por gjinia e dikujt nuk ndikon në tërheqjen romantike. A është e njëjtë me termin “panseksual”? Jo! Panseksual i referohet tërheqjes seksuale, ndërsa panromantik tërheqjes romantike. Pse ka ndryshim tërheqje seksuale – tërheqje romantike? Po. A jeni ndjerë ndonjëherë të tërhequr seksualisht nga dikush, por jo detyrimisht keni dashur të ndërtoni një marrëdhënie me të? Shumë njerëz mund të duan të kenë një përvojë seksuale me dikë, pa qenë nevoja të jenë të lidhur. Kështu, mund…

Read More

Hetimet komplekse për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, kapërcejnë kufijtë e Shqipërisë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ndryshe SPAK, i ka dhënë rrugë letër-porosisë në adresë të një prej vendeve të Bashkimit Europian. Zyrtarë të prokurorisë konfirmojnë se është kërkuar informacion për disa persona me rekorde kriminale, që dyshohet të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit, nëntorin e 2019-ës. Burimet janë të rezervuara për të dhënë detaje lidhur me identitetin e personave, për të cilët kërkohen të dhëna, por News 24 ka mësuar se bëhet fjalë për disa…

Read More

Ina Gjoncaj, aktorja shqiptare me një karakter të veçantë në një intervistë për Tirananews.al na tregon se projekti më i afërt është një show humori, i cili është pak më ndryshe nga çfarë jemi mësuar. “Në fakt projekti në fjalë, ka lidhje me humorin, por më një humor ca ndryshe me të cilin në Shqipëri pak janë mësuar”, shprehet aktorja. Ina flet në mënyrë të çlirët për jetën e saj në një rrëfim shumë të sinqertë . Ajo shpjegon se Shqipëria është e keqja e saj e domosdoshme. Vendi ku ajo ka ndërtuar karrierën dhe bën profesionin që ajo dashuron.…

Read More

Muajt e fundit, Policia Kufitare ka publikuar disa raste të përsëritura të sekuestrimit të parave në kufirin shqiptar për shkak se mbajtësit e tyre nuk i kishin deklaruar. Por çfarë parashikon ligji dhe sa para mund të kalohen në kufi pa pasur nevojën e deklarimit? Bazuar në ndryshimet e ligjit të vitit 2008, Administrata Doganore njofton të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, se janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10…

Read More

Dhimbja me gojë mund të shkaktohet nga një sërë çështjesh serioze, duke përfshirë prishjen e dhëmbëve, një mbushje të dëmtuar, një frakturë dhëmbi, mishrat e infektuar ose një dhëmb me absces. Nëse kjo e fundit ka ndodhur, mund të vuani komplikime serioze pa trajtim të shpejtë. Këto ndërlikime mund të përfshijnë humbjen e dhëmbit dhe kockën mbështetëse. Në disa raste, infeksionet bakteriale mund të përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit, duke çuar në shtrimin në spital ose më keq. Për këto arsye, është e rëndësishme të kërkoni trajtim urgjent nëse tregoni ndonjë nga shenjat e mëposhtme të një…

Read More

Në Seria A vazhdojnë kontestimet sa i përket gabimeve të arbitrave dhe pas hyrjes së VAR-it. Gjithmonë ka polemika për vendimet e tyre që gjithmonë lënë vend për diskutim. Media italiane “Sport.virgilio” ka bërë një renditje sesi do të ishte elita e futbollit italian pa gabimet e arbitrave dhe VAR. Atje shihet sesi është favorizuar skuadra e Juventusit, dukshëm madje. Kjo pasi bardhezinjtë janë 6 pikë më tepër nga çfarë duhej të kishin realisht në Seria A, deri në javën e 19. Interi duhej të ishte në vendin e parë dhe i shkëputur 5 pikë përpara, megjithëse renditja aktuale e…

Read More