Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet që do të mbahen në Serbi. Kjo listë, e cila bazohet në parime të qarta programore, do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”. Në përfundim të takimit, palët nënshkruan “Marrëveshjen për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë”. Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa…
Author: tirana
Tashmë hashashin do ta kemi nëpër tavolina, pas botimit të dekretit në Fletoren Zyrtare. Në Itali është miratuar në Fletoren Zyrtare dekreti që lejon përdorimin e kanabisit në ushqim. Konfederata Kombëtare e Kultivuesve ka bërë të ditur masën e kanabisit të lejuar në ushqime. Kanabisi do të përdoret edhe në ushqimet e përditshme si buka, vaji, biskotat apo birra. Sasia e lejuar te mielli dhe derivatet e tij është 2 miligram për kilogram ndërsa për vajin dhe derivatet e tij është 5 miligram për kilogram.
Lidhja e shumëpërfolur e Rudina Dembacaj me ish deputetin Mark Frroku u konfirmua vetëm para pak ditësh nga vetë moderatorja. Nisur nga fakti se moderatorja kishte vetëm pak kohë që ishte ndarë me ish bashkëshrtin me të cilin ka një vajzë, rrjeti shpërthehu në paragjykime. Këto e detyruan moderatoren të bllokoj komentet në foton me Mark Frrokun. Por jo vetëm në foton me ish-deputetin, Rudina ka bllokuar komentet në të gjitha fotot e tjera duke u munduar t’i mbyllë gojën dashakeqëve.
Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimit Europian, Olivér Várhelyi zhvilluan sot një vizitë në zonat e prekura nga tërmeti në Durrës. Komisioneri Várhelyi u informua se në këtë fazë për sa i përket dëmeve, në Durrës ka rreth 600 ndërtesa të dëmtuara, duke filluar nga ndërtesa 3-katëshe në ndërtesa me shumë kate. “Këto janë ndërtesa private, pasi kemi po ashtu edhe ndërtesa publike të dëmtuara. Kemi 6 nivele dëmtimi dhe këto që po shohim janë të nivelit 3”, informoi Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, njëkohësisht drejtuesi qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore.…
Astrologe Meri ka lajme të rëndësishme për disa nga shenjat e horoskopit. Sipas astrologes Planeti Mërkur është shkaktar që disa nga shenjat do përjetojnë mërzi, lodhje, zhgënjim. Lexoni më poshtë parashikimin për të gjitha shenjat e horoskopit. Dashi- Veshtiresi ne nje takim te rendesishem apo nje projekt pune. Mund te refuzoheni ose kujtimet apo lodhja te mos ju lejoj te shikoni gjerat qe keni perpara Demi- Nje ceshtje ligjore apo takimi me dike qe jeton larg ju pengohet dhe kjo ju sjell disi vetmi, pasiguri dhe trishtim. Kujdes ne jeten personale nje premtim nuk mbahet. Binjaket- Ju kthehet perseri trishtimi…
Të dhënat e një viti më parë nga Instituti i Shëndetit Publik, treguan shifra alarmante në lidhje me numrin e të sëmurëve nga zemra. Në Shqipëri renditet si shkaku i parë i humbjes së parakohshme të jetës. Po ju a jeni të rrezikuar? Një projekt i përbashkët i Universitetit të Bostonit dhe Institutit Amerikan Për Zemrën, do të hedhë në treg një pajisje që përllogarit moshën e saktë të zemrës. Ama jo vetëm moshën por edhe rrezikun që u kanoset nga sëmundjet kardiovaskulare. Në përllogaritjen e këtij rreziku përfshihen edhe mosha, historiku i familjes dhe stili i jetesës. Nuk përjashtohen…
Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të ecë përpara me miratimin e reformës zgjedhore. Kështu deklaroi sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. Ajo tha se opozita e bashkuar është në unison sa i takon këtij procesi dhe se detyrimet e opozitës kanë mbaruar me arritjen e këtij konsensusi për reformën zgjedhore duke ia kaluar topin maxhorancës pasi sipas saj, i takon maxhorancës të vijojë me plotësimin e 8 kushteve. “Për LSI-në dhe anëtarët gjithpërfshirja dhe dialogu politik janë e vetmja rrugë. Kemi qenë dhe jemi të gatshëm të ecim përpara me miratimin e menjëhershëm…
Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo me anë të një shkrimi qartësues ka sqaruar qytetarët se meningjiti nuk përbën shqetësim kombëtar klinik dhe epidemiologjik në vendin tonë duke bërë thirrje për qetësi për të mos përhapur panik të panevojshëm.“ Infeksionet e shkaktuara nga N.meningitidis apo Meningokoku njihen në vendin tonë, ku midis tyre vendin kryesor e zë Meningitis bacterialis i shkaktuar nga ky bakter. Gjatë viteve 2001 – 2019 janë raportuar 133 raste (pra në 20 vitet 2001-2019 kemi 133 raste të raportuara në të gjithë vendin, ose mesatarisht 6.6 raste në vit, TK). Sa mijëra e mijëra të sëmurë…
Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, z. Olivér Várhelyi shpreson që hapja e negociatave të ndodhë para Samitit të Zagrebit që është në maj të këtij viti. Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama, komisioneri Varhelyi tha se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm duke e vlerësuar vendin të gatshëm për hapjen e negociatave. “Kjo është ndalesa e dytë në udhëtimin tim të parë jashtë shteteve anëtare të BE-së dhe për mua ka qenë përparësi të vija shumë herët në mandatin tim për të përforcuar mbështetjen për Shqipërinë dhe për të theksuar natyrën…
Një video ku tre vajza kapnin prej flokësh një vajzë tjetër brenda një “Audi” të kuq u publikua pak ditë më parë në media. Sipas asaj që thuhej nga denoncuesi, me këtë makinë është parë modelja e njohur Trejsi Sejdini. Mirëpo një video tjetër publikohet në të cilën pretendohet se shihet që vajza e përfshirë në sherr është modelja e njohur Trejsi Sejdini. Videot janë dërguar nga një qytetar tjetër ne JOQ, i cili tregon se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë. Nga pamjet shihet se vajzat kapen prej flokësh dhe shahen me një fjalor tepër banal.…
Juristja e njohur Eni Çobani, ishte këtë të mërkurë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ajo ka rrëfyer të reja si nga jeta profesionale ashtu dhe nga ajo private. Eni ka treguar se fiskultura nuk ka qenë pika e saj e fortë në shkollë dhe këtë pjesë e ka vuajtur goxha. Për këtë arsye një ndër objektivat e saj këtë vit është palestra. “Realisht mua kjo gjë më ka futur në një botë tjetër. Në një botë, të cilën realisht unë nuk kam qenë kaq e apasionuar. Që në vegjëli e kam vuajtur pjesën e fiskulturës, kam patur…
Policia Kufitare e Durrësit ka bllokuar në port 12 dokumente të falsifikuara si pasaporta, karta identiteti, karta shëndeti dhe karta banke. Sipas të dhënave zyrtare është vënë në pranga një 42-vjeçar, drejtues i autobusit ku u gjetën të fshehura dokumentet e falsifikuara. Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në zbatim të planit operacional policor “Start” kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në autobusët në dalje të Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, në autobusin me drejtues shtetasin R. M., 42 vjeç,…