Author: tirana

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi iu sekuestrua një armë zjarri, lëndë narkotike, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës. Në kuadër të operacionit policor “Zheja” u arrestuan shtetasit me inicialet J. (K). Rr., 49 vjeç dhe E. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Zhejë të Kurbin. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. (K.) Rr, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri tip automatik, një sasi municioni luftarak, 22 m fitil detonator zjarrpërcjellës dhe 15.5 kg kanabis. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në…

Read More

Shumë amvisa teksa qerojnë thelpinjtë e hudhrave hedhin në kosh lëkurat. Por AgroWeb.org ju këshillon të mos i hidhni më por t’i ruani për t’i përdorur ato në përgatitjen e disa kurave dhe trajtimeve natyrale në shërimin e shumë problemeve shëndetësore. Lëkurat e hudhrës janë përdorur që në lashtësi për të mbajtur organizmin në formë, nxitur qarkullimin e gjakut dhe mbi të gjitha për të pastruar organizmin nga të gjitha toksinat. Ja disa nga përfitimet per organizmin si dhe mënyrat si t’i përdorni ato. Për largimin e toksinave nga trupi Zjeni në 250 ml ujë një lugë çaji të mbushur…

Read More

Bashkia e Tiranës ka nisur prej disa javësh aksionin për prishjen e objekteve, të cilat kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që përbëjnë rrezik për qytetarët. Ekipet e posaçme të Bashkisë së Tiranës kanë nisur operacionin e radhës për çmonitmin e një strukture gjigande metalike në “Qytet Studenti”. Kjo strukturë e amortizuar paraqet rrezik për familjet, shtëpite e të cilave gjenden në perimetër të afërt me objektin. Disa javë më parë po në këtë zonë, është prishur një oxhak industrial, ndërkohë që ngjitur me të janë ndërtuar edhe vila 3-katëshe. Kryetari i Bashkisë, Veliaj tha se oxhaku…

Read More

Moti i qëndrueshëm dhe me kthjellim vazhdon të mbizotërojë territorin e vendit. Sipas Meteoalb, gjatë pasdites dhe mbrëmjes së nesërme parashikohet qe vranësirat të shfaqen në zonat Veriore dhe Lindore të vendit. Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2°C në 16°C. Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzimi 4 balle.

Read More

Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli Politik për reformën zgjedhore, ku në mbledhje do të marrin pjesë si përfaqësues të maxhorancës por dhe opozitës jashtëparlametare. Ky hap i radhës vjen pas marrëveshjes së arritur mes maxhorancës dhe opozitës, të cilat u ulën në një tryezë për reformën zgjedhore, një nga kushtet e Bundestagut për çeljen e negociatave. PD do të përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi, ndërsa LSI nga Petrit Vasili. Po ashtu mësohet se pjesë e këtij këshilli do të jetë edhe Mesila Doda nga PDIU dhe Fatmir Mediu nga Partia Republikane dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Ndërkohë nga…

Read More

Një aksident ka ndodhur këtë mengjes në Kavajë, pranë vendit të quajtur Kryeluzje. Policia dhe ambulanca shkuan në vend ngjarje. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve një person ka mbetur i lënduar dhe po merr ndihmën mjeksore në spitalin e Kavajës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet se është manovra për shmangien nga njëra prej mjeteve të një grope duke i ngushtuar rrugën mjetit tjetër çka ka shkaktuar përplasjen. Një prej mjeteve transportonte xhama dhe pas përplasjes ato janë shpërndarë në rrugë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve deri në bllokimin e saj duke…

Read More

Një lajm i mirë vjen për emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Më në fund pas dy vjetësh Komisioni për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin helen ka miratuar sot projektligjin për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë. Tanimë pritet që projektligji të marrë dritën e gjelbër në seancën parlamentare. Parlamenti grek në njoftim zyrtar bën me dije se “deputetët e Komisionit votuan me shumicë votash ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve që u paraqit në Komision nga Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Joanis Qefalojanis”, raporton “VOA”. Kujtojmë që marrëveshja është nënshkruar mes ministrit…

Read More

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e ka konsideruar “vetëvrasje politike” për PD-në dhe LSI-në, marrëveshjen e arritur dje për Reformën Zgjedhore. I ftuar në “Real Story”, në “News 24”, theksoi se dy parti të mëdha në vend, në opozitë për momentin PD e LSI kanë bërë që shumë opozitarë aktualë të humbin shansin që të përfaqësohen në organe ligj-zbatuese qeveritare e lokale. “Demokratët nëse pranojnë një kosto kaq të madhe, që në tryezë të ulen Damian Gjiknuri, Bylykbashi. Ka një bilanc të frikshëm. Të dyja forcat kryesore politike në vend PD dhe LSI kanë bërë vetëvrasje. Dy forcat politike…

Read More

Nga takimet zyrtare në Prishtinë, apo në Tiranë, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, një të tillë, pritet ta realizojnë në një ambient krejtësisht ndryshe prej herëve të tjera. Kjo pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Kreu i ekzekutivit shqiptar, ka ngritur padi ndaj homologut të tij nga Kosova, Ramush Haradinaj. Padia e Ramës është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Express. Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit. Padia e Edi Ramës,…

Read More

Rasti i sotëm i denoncuar nga emisioni “Stop” në Tv Klan dëshmon me zë dhe me figurë se si Policia e Gjirokastrës përdoret dhe urdhërohet nga një qytetar i zakonshëm. Bëhet fjalë për rastin Buzheri, të cilin “Stop” e ka trajtuar në Nëntor të vitit 2019. Para dy muajsh, emisioni transmetoi se si 30 milionë Dhrahmi të të ndjerit Hajro Buzheri, u morën nga llogaria bankare e këtij të fundit në vitin 1999 nga vëllai i tij, Islam Buzheri. Ishin pikërisht djemtë e të ndjerit Hajro Buzheri që denoncuan pranë “Stop” xhaxhain e tyre, Islam Buzherin. Ky i fundit u…

Read More

Reperi Arkimed Lushaj ka bërë një dedikim për të sapo liruarin nga burgu, Endrit Doklen. Në një status në Instastory, këngëtari i njohur ndryshe si Stresi ka publikuar një foto të numrit dy të bandës së Durrësit, të cilin e quan ‘lal’ dhe uron që ai të mos e shikojë më derën e burgut. “Shyqyr që dole o lali im, mos e pafsh më atë derë,”- shkruan Stresi, ndërkohë që nuk përcakton se çfarë e lidh me ‘të fortin’ e sapo dalë nga qelia.

Read More

Dëbimi i dy diplomatëve iranianë nga qeveria shqiptare është përgëzuar dhe nga liderja e muxhahedinëve në vendin tonë. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e përshkroi dëbimin e Qeverisë shqiptare të dy diplomatëve të regjimit iranian si një hap të guximshëm dhe të lavdërueshëm në luftimin e terrorizmit dhe sigurimin e sigurisë së popullit të Shqipërisë dhe të refugjatëve iranianë. Ajo tha se vendet e tjera duhet të ndjekin udhëheqjen e Shqipërisë. Rajavi shtoi se zyrat diplomatike tëregjimit iranian janë epiqendra për spiunazh dhe terrorizëm. “Shumica e diplomatëve të regjimit janë ose agjentë…

Read More