Çudi shqiptare, në Vlorë vidhet kabulli që do të ndriçonte qytetin për festa Me rastin e festave të fundvitit në Vlorë është vjedhur kabulli elektrik që duhej të ndricohente qytetin në Lungomare. Për pasojë e tëra zona në hyrje të shëtitores bregdetare është në errësirë të plotë. Raportohet se janë dëmtuar edhe elementët e dekorit festiv në këtë zonë, ndërsa Bashkia e Vlorës, që sapo e kishte vendosur dekorin festiv, ka bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë. Policia po heton në lidhje me identifikimin e autorëve të vjedhjes. Pas ngjarjes bashkia u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë qytetari, megjithëse akti…
Author: tirana
Me 82 vota pro, mazhoranca miratoi sot në Kuvend paketën Antishpifje të pjesës së ligjit të kompetencave që ka AMA . Ndaj ligjit të parë të kësaj pakete 13 deputetë votuan kundër, 5 abstenuan dhe 5 deputetë nuk morën pjesë në votim. Ndërsa paketë e dytë e ndryshimeve në ligjin Autoritetit të Komunikimeve Elektronike mori 87 vota pro, 10 kundër, 2 abstenim, ndërsa pesë nuk votuan. Deputetët kanë votuar edhe një propozim të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, sipas të cilit vendimet e Bordit të AMA-s, ankimohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë. Në këtë votim të…
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar ndaj së ashtuquajturës “Paketë anti-shpifje”. Në prononcimin e tij për mediat, Blushi ka sqaruar qëndrimin e presidentit, Ilir Meta. “Presidenti i Republikës Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit. Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar”.
Ndeshja e sotme ndaj Sampdorias ka qenë historike për Xhanluixhi Bufon, portierin e Juventusit. Dëmtimi i Vojiçeç Shçzesnji ka bërë që ai të jetë titullar në kampionat ndaj Sampdorias e kjo i ka mundësuar që të shkruajë emrin e tij në librat e historisë së futbollit italian. Kjo ishte ndeshja e 647 e tij në Serinë A, duke barazuar në vendin e parë të të gjitha kohëve një legjendë si ish-kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, me parakalimin që praktikisht do të jetë çështje javësh. Por jo vetëm kaq, tani Bufon është rekordmeni sa i përket skuadrës së Juventusit, pasi ka…
Uebsajti km77.com nga Spanja ka vite që kryen testime tw modeleve tw reja tw automjeteve. Ideja për këtë test erdhi nga revista suedeze “Teknikens Värld” (“Bota e Teknologjisë”), e cila prezantoi të njëjtin test më shumë se dy dekada më parë. Është një test specifik sigurie që teston manovrimin e automjeteve në kushte ekstreme. Ai përbëhet nga një manovër e ndryshimit të papritur të drejtimit, me shpejtësi të caktuara, e cila simulon shmangien e ndonjë pengese të papritur. Në provën më të fundit, spanjollët provuan një Volkswagen Passat në version karavan i klasës së mesme, por që është shumë i…
Cristiano Ronaldo i papërmbajtshëm. Portugezi ka kaluar sërish në avantazh 1-2 Juventusin në minutën e 45 duke realizuar një supergol me kokë ndaj Sampdorias.
Kuvendi miratoi këtë të mërkurë me 95 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim ngritjen e Ministrisë së Rindërtimit. Kjo ministri do të merret me menaxhimin dhe punën për ringritjen e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Me 97 votas pro, u miratua emërimi i Arben Ahmetajt si ministër për Rindërtimin. Gjithashtu, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama u vendos zgjatja e e gjendjes së fatkeqësisë deri në fund të muajit Mars. Kjo u miratua me 92 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.
Nuk kanë fund gallatat në parlamentin shqiptar. Në seancën e sotme maratonë, në një moment merr fjalën deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi për të diskutuar në lidhje me një nga projektligjet në rendin e ditës, por me sa duket nuk ishte e thënë. Deputeti kishte ngatërruar ligjin për të cilin do diskutonte duke dalë blof. Lefter Maliqi: Bashkimi Evropian ka investuar 300 mijë euro për këtë projekt. Gramoz Ruçi: Ulu zotëri ulu, se ke ngatërruar ligjin. Kjo bëri që deputeti të ulej dhe të priste radhën. / tirananews.al
Ish- kryeministrit Sali Berisha i është kërkuar të paraqitet në Gjykatën e Tiranës më datë 27 Dhjetor. TCH dispon një kopje të fletë-thirrjes, të gjykatës nga ku zoti Berisha kërkohet të jetë në gjykatë për t’ju komunikuar pushimi procedimi penal 7340/2017. Behet fjalë për hetimin e skandalit CEZ-DIA. Megjithatë kjo çështje pritet të jetë një nga dosjet e nxehta që do të hetojë SPAK.
Një grua e cila pretendon se ishte një terroriste, shkaktoi panik në një fluturim nga Stambolli në Qipro. E mbuluar me shami dhe me syze të errëta ajo mbante një kuran në dorë, ndërsa u ngrit duke bërtitu: Unë jam terroriste dhe do ta hedh në erë këtë avion! Ajo tha se i përkiste FETO, një grup të cilin Turqia e fajëson për përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, dhe se në avion ishin 5 bomba. Pas kërcënimit të saj, kanë qenë disa pasagjerë që e kapën dhe e mbajtën gruan deri sa një ekip sigurie kontrolloi anionin dhe…
Pak shqiptarë e dinë se në Rinas, jo më larg se 500 metra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, një aerodrom i harruar ushtarak strehon një flotë prej 11 avionësh Mig. Shumë të tjerë të këtij lloji ndodhen në Kuçovë dhe aeroportin e Gjadrit në Lezhë. Fluturimet e këtyre avionëve u mbyllën në vitin 2004. I fundit fluturim ka qenë tragjik. Në 16 shtatorin e vitit 2004, teksa fluturonte me një mig 19 të mbushur me 41 predha humbi jetën piloti Jani Tarifa. Ndaj ky incident shërbeu për rënien e kambanës së alarmit për autoritetet shqiptare dhe shpejt pasoi me një…
Herspesi në buzë është diçka shumë e bezdisshme dhe irrituese. Madje, ndonjëherë duhet se herpesi del në momentin më të papërshtatshëm. Fatmirësisht ne mund të bëjmë diçka që të përshpejtojmë kurimin e tij. Zgjidhjen e këtij problem ndonjëherë mund ta bëjmë në kushte shtëpie. Disa nga produktet që mund t’I përdorni për ta trajtuar herpesin janë: Hudhra- njihet si një antiinflamator shumë I mirë dhe ideal për ta trajtuar plagën e herpesit. Aloe vera- është një kurues tjetër I herpesit. Atë mund ta vendosni direkt në plagë ose të përdorni një krem bio me bazë aloe vera-n. Kripa dhe uji-…