Author: tirana

Kujta dhe Meri, dizajnerët shqiptarë që realizuan fustanin që Beyonce veshi për ditëlindjen e 50 të Diddy, folën për herë të parë pas bujës së jashtëzakonshme që pati lajmi. Në një prononcim për Klan Kosovën, ata zbuluan se u kontaktuan nga stafi i këngëtares përmes emailit. Për të realizuar fustanin u deshën tre ditë punë pa pushim. “Kisha një barrë të madhe. Liritë i kisha maksimalisht, por doja që me veshjen të godisja dhe të sillja një fenomen. Doja të mos zhgënjehej ajo dhe veshja të përdorej,” thotë Kujta. Ai model ekzakt i fustanit nuk mund të blihet, sepse dy…

Read More

Afro katër kilometra larg qendrës së kryeqytetit, jo shumë larg Parkut të Liqenit dhe Kopshtit Botanik ndodhet zona e quajtur vitet e fundit si Kodra e Diellit, më e preferuara e personazheve të njohur shqiptarë, të të gjitha fushave. Nuk do të ishte çudi të ndesheni aty rrotull me presidentin që bën pazar, i veshur me xhaketë xhins. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë dy nga emrat e politikës që jetojnë në këtë zonë. Po kështu edhe Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa banojnë. Klajda Gjosha mbyll listën e politikanëve. Shtojmë se gazetari Çim Peka i është referuar disa herë Veliajt si…

Read More

Aktorja e humorit dhe moderatorja, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin ka edhe një vajzë. Rudina kishte tre vite e martuar me bashkëshortin e saj , me të cilin celebroi dashurinë në martesë në qershor të vitit 2016. Por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Prej kohësh aktorja nuk publikonte foto në rrjete sociale me bashkëshortin, dhe fotot e saj me Aleksin janë të shumë kohëve më parë.

Read More

Valbona Selimllari ka treguar gjithmonë respekt ndaj figurave të njohura shqiptare që kanë lënë gjurmë me punën e tyre në një fushë të caktuar. Ditën e sotme ajo ka shprehur gjithë vlerësimin për një aktore të madhe shqiptare, Roza Anagnosti. Valbona ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me Rozën, e cila vazhdon të ruajë po të njëjtën bukuri si në kohën kur luante role kryesore në filmat shqiptarë. Pavarësisht se Roza sot nuk është më pjesë aktive e kinematografisë shqiptare, ajo vlerësohet për vlerat e saj njerëzore që i ka përçuar gjithmonë edhe përmes filmave. Valbona ka treguar se ajo…

Read More

Operacioni i koduar “Taxi drive” çoi në ekzekutimin e 12 urdhër arrestimeve, 9 shqiptarë e 3 shtetas italianë të akuzuar për tafik kokaine, heroine, marijuane e hashashi nga Shqipëria e Holanda në Itali. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet të jetë rreth 16 milionë e 230 mijë euro. Hetimet nisën pas një kontrolli në një banesë ku u sekuestruan një arsenal armësh zjarri e një sirenë blu policie. Hetimet pas këtij sekuestrimi zbardhën lidhjet mes krimit të organizuar vendas e grupeve të trafikantëve shqiptarë. Gjatë operacionit janë kryer 163 përgjime telefonike, ambientale e chat online. Mjaft prej tyre ishin kriptuar…

Read More

Njëmbëdhjetë aktoret e guximshme që sakrifikuan bukurinë e tyre për një rol në film Aktoret me të vërtetë të talentuara mund të marrin përsipër role të ndryshme, përfshirë ato ku duhet të shndërrohen në femra me të vërtetë jo tërheqëse. Në mënyrë që transformimi të duket real, ato duhet të bëjnë gjëra shumë të ndryshme: të humbasin ose të fitojnë shumë peshë në një kohë shumë të shkurtër, të veshin rroba pa formë, ose të kalojnë shumë kohë në makijazh që mbulon bukurinë e tyre. E gjithë kjo përpjekje vlerësohet nga shikuesit e rregullt dhe kritikët e filmit po ashtu.…

Read More

Gjykata vendosi të dënojë sot me një vit burg ish-deputetin demokrat Ervin Salianji për “dosjen Babale”. Vendimi u shpall gjatë pasdites nga gjyqtari Artan Gjermeni, i cili renditi edhe akuzat me të cilat u dënuan ish-deputeti, Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi. Veliu u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, kurse Olldashi me 6 muaj burg e konvertuar me 100 orë punë me interes publik. Por çfarë ndodh tani dhe përse ish-deputeti nuk është në burg ashtu siç është vendimi? Vjen reagimi i parë i Salianjit pasi u dënua me burg Pas shpalljes së vendimit nga…

Read More

Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Në jetë do të vijë një djalë, i cili pritet të lindë në muajin shkurt. Tani mami Fatma është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël dhe ky fundvit e ka gjetur me të bukur se kurrë. Moderatorja dhe partneri i saj ndajnë shpesh në rrjetet sociale foto ku në pah është barku i rrumbullakosur dhe nuk mund të mungonte kartolina e festave. Pak më parë Alfio ka publikuar në Intagram foto ku shfaqet duke pushur barkun e Fatmës. “Këtë vit…

Read More

Dashi Dita do të jetë disi nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë. Duhet të mundoheni që të mos përfshiheni në polemika, në mënyrë që të merrni rezultate më të mira pa agresivitet. Edhe në punë, do të ndjeni një lloj pakënaqësie, por shumë shpejt kjo situatë do të kalohet. Demi Do të ketë disa tensione në dashuri, ndaj mundohuni që të mos i komplikoni më tej gjërat. Ndërsa në punë, çështjet ekonomike dhe profesionale janë të mbrojtura nga ndikimi i Saturnit, kështu që nëse duhet të rikuperoni çështjet financiare, bëjeni tani. Binjakët Dita do të jetë mjaft pozitive…

Read More

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë procesit zgjedhor për ngritjen e degës së re të Partisë Demokratike në zonën Nr.16 në Tiranë, te “Unaza e Re”. Newsbomb.al shkruan se sipas një burimi konfidencial për ta, dy anëtarë të kësaj force politike që pretendojnë të marrin me forcë kryesinë e kësaj dege kanë dhunuar kryetarin dhe një anëtare të grupit të punës si dhe kryetarin e grup-seksionit të PD-së, dhe kanë shkatërruar materialet zgjedhore në ambientet e një lokali te zona e “Astirit” ku po zhvillohej procesi. “Është dashur ndërhyrja e policisë që situata të vihet nën kontroll.…

Read More

“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e veçantë të një gruaje 32-vjeçare, e cila jeton e vetme me 3 djemtë e saj në banesat sociale në Shkozë. Elizabeta Gjurra martohet që 17 vjeç me mblesëri me bashkëshortin e saj. Ajo tregon se ai ushtronte dhunë ndaj saj dhe më vonë edhe ndaj fëmijëve. Elizabeta pretendon se ai konsumonte lëndë narkotike, madje iu jepte edhe fëmijëve. Pas 10 vitesh, ajo vendos të ndahet prej tij. Gjykata ia la në kujdestari fëmijët dhe që nga ai moment, babai i tyre asnjëherë nuk ka treguar interes dhe as nuk i ka…

Read More

Ditën e nesërme pas betimit tek Presidenti, 8 prokurorët e SPAK do të nisin detyrën e re në Prokurorinë e Posaçme. Do të krijohet gjithashtu edhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose GJKKO. Ndryshe nga prokurorët e SPAK të cilët u përzgjodhën duke kandiduar, gjyqtarët e GJKKO kanë dhënë pëlqimin, për të qenë pjesë e Gjykatës së Posaçme. Në apelin e Gjykatës së Posaçme me mandat të përhershëm do të jenë: -Albana Boksi -Nertina Kosova -Dhimitër Lara -Saida Dollani -Sokol Binaj. Duke qenë se kanë dhënë pëlqimin për të qene pjesë…

Read More