Xhensila Myrtezaj kishte kohë që nuk shfaqej në një intervistë televizive, por sot vendosi të bëhej pjesë e spektaklit “Klanifornia”. Përveç pyetësorit të përgatitur nga Marina Vjollca, Xhensila u përball edhe me disa sfida. Gjatë intervistës këngëtarja tregoi se ka 1 vit e gjysmë që nuk fle gjumë normalisht, pasi gjatë natës duhet të shikojë nëse ka djersitur Ajka, nëse duhet ndërruar, apo nëse duhet të pijë. Xhensila tha se përralla që i tregon më shpesh vajzës është ajo se si mami i saj u martua me një katunar nga Bubqi dhe kjo përgjigje e saj shkaktoi shumë të qeshura…
Author: tirana
Zotërimi i një makine vjen me shumë përgjegjësi. Ju duhet të paguani taksa shtesë, si dhe të siguroheni që makina juaj është në gjendje të mirë për të udhëtuar. Ndryshoni vajin, kontrolloni presionin e gomës dhe rregullisht silleni në një garazh për ta kontrolluar atë. Po, të zotërosh një makinë nuk është gjithmon argëtuese, sepse përveç ruajtjes së asaj që është nën ‘kapuçin’ e makinës, duhet të pastroni rregullisht edhe brendësinë dhe pjesën e jashtme të makinës suaj. Këtu ju tregojmë pesë truke të mrekullueshme, që makina juaj të shkëlqejë si kurrë më parë. 1.Pastroni fenerët Pasi të keni udhëtuar…
Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik i ndodhur gjatë mesnatës në Tiranë. Policia e kryeqytetit njofton se një makinë ku po udhëtonin 5 adoleshentë është përplasur me një pemë në fshatin Bërzhitë. Drejtuesi i mjetit është një 18-vjeçar me inicialet F. Sh., ndërsa viktimat janë dy vajza 17-vjeçare. Njoftimi i policisë së Tiranës: Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe. Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku…
Kryeministri Shqiptar Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të mblidhen sot në Ohër në samitin e dytë të bashkëpunimit rajonal, i ashtuquajturi Minishengeni ballkanik. Të tre liderët kanë mbërritur që dje në Ohër, për këtë takim, i dyti pas atij të mbajtur në Novi Sad muajin e kaluar. Samiti sot pritet të nisë në orën 9.00, ndërsa në orën 12.00 është parashikuar një konferencë shtypi e tre pjesëmarrësve.
Reshjet e shiut, të nisura rreth orës 16:00 të kësaj te shtune, me një intensitet më të lartë gjatë orëve të mbrëmjes, kanë shkaktuar përmbytje në Vlore. Uji ka arritur në rrugët e qytetit në disa centimetra. Aksi me problematik mbetet zona e njohur si “Albano dhe Romina”. Problem gjithashtu është edhe bulevardi i ri Vlorë Skele, lagja Pavarësia pranë universitetit “Ismail Qemali” si dhe portit Detar. Po ashtu probleme ka edhe në akset e tjera lidhëse ndërmjet bulevardit Vlorë Skelë dhe rrugës Transballkanike.
Për një pjesë të madhe të njerëzve, sidomos brezi i ri, paraqitja e posterave të Dëshmorëve në Bulevardin me të njëjtin emër në kryeqytet nuk do të thotë asgjë. Një pjesë teksa kalojnë atypari i shikojnë me kërshëri të pakët, një pjesë më e madhe as nuk e ngrenë kokën, kurse një pjesë që do të duket trendi, arrin edhe i anatemon. Në fakt, bashkëmoshatarët e të rinjve të sotëm, thjesht i kundrojnë nga posterat e varur me fytyra të tretura në përjetësi, e tashmë të fiksuar përmes imazheve grafike. Shumë syresh të vrarë në luftë direkte, të varur, të…
Njeriu që ka marrë më qafë Lulzim Bashën në gjithë këtë histori, nuk është Edi Rama, as Arben Ristani. Bile nuk është as ai Dervishi që mban financat e PD. Pashë që Lulzim Basha në gëzim e sipër që arriti të konsolidojë traditën e mbylljes së hetimeve penale ndaj tij me procedurë, këtë radhë me vonesë të letërporosisë nga SHBA, ishte hedhur edhe në sulm. Thoshte që 650 mijë dollarët që e akuzojnë si të paguar nga rusët, janë shpikje e Edi Ramës. Është normale që dikush të gëzohet kur mëson që shpëtoi nga burgu. Dhe Lulzim Basha nuk ka…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një fond prej 7 milion dollarë për rrjetin kibernetik në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane thuhet se ky fond do të shërbejë për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile. Qëllimi i këtij projekti, bëhet me dije, se do të jetë për t’i ardhur në ndihmë qeverisë shqiptare në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj.…
Në një studim, Shoqata Amerikane e Zemrës zbuloi se konsumimi i pakët i arrorëve rrit shanset për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ndër arrorët, bajamet janë të preferuarat jo vetëm për shijen e tyre, por edhe për përfitimet e tyre. 1.Reduktoni aknet. Sipas këtij studimi, pacientët me puçrra të mëdha kishin rreth 9% më pak vitaminë E në rrjedhën e tyre të gjakut. Ngrënia e bajameve për të përmirësuar problemet e lëkurës është një kurë tradicionale e vjetër e Lindjes së Mesme që u mbështet nga shkenca. Bajamet janë plot me vitaminë E dhe antioksidantë që mund t’ju ndihmojnë të kuroni…
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, klubi i Dinamos jep lajmin që pritej këto ditë për tifozët blu Faqja zyrtare në “Facebook” e klubit dinamovit, shkruan se që nga mbrëmja e sotme, klubi është në duart e administratorit italian, Marko Pontreli. Siç duket, edhe procedurat juridike kanë ardhur drejt finalizimit, dhe tashmë Dinamo mund të quhet zyrtarisht nën administrimin e italianëve. Ndërkohë, nga postimi premtohet edhe revolucion për klubin 18 herë kampion në Shqipëri, për ta rikthyer në nivelet më të larta. STATUSI I DINAMOS Duke marrë shkas nga shqetësimi dhe pikëpyetjet e shumta që kanë rrethuar ambjentin Dinamovit ditën…
Sipas statistikave, 94% e njerëzve në botë besojnë se është shumë e rëndësishme të ruani pastërtinë në shtëpinë tuaj. Banorët e Rusisë janë ata që i kushtojnë më shumë kohë këtij aktiviteti. Mirëpo, ne do t’ju japim disa ide se si të shpëtoni nga një pjesë e këtyre punëve të bezdisshme. Është e dëmshme për të hekurosur disa gjëra -Hekurosja është një aktivitet i lodhshëm dhe shkencëtarët tregojnë se është e panevojshme të harxhoni kohë dhe energji për hekurosje. Për shembull, hekurosja e çarçafëve ose këllëfëve të jastëkut mund t’i dëmtojë ato. Arsyeja është, sepse hekurosja ndryshon strukturën e tyre,…
Nënë e dy fëmijëve por sërish në top formë dhe me një trup të hatashëm. Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj ndodhet aktualisht me pushime me bashkëshortin e saj Sam dhe i ka përditësuar fansat e saj me një super foto. Ajo ka pozuar me bikini në ngjyrë të zezë dhe shprehet se është 100% natyrale ndryshe nga të tjera vajza që pretendojnë të jenë pa asnjë ndërhyrje. Fotoja nuk ka asnjë filtër apo modifikim, dhe nuk ka nevojë të ketë aspak edhe pse jemi në dimër!