Punonjësi uruguaian Ricardo Matias Legrato, 28-vjeç, ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga 40 metra lartësi derisa po tentonte të çmontonte një antenë gjigante. Video amatore e publikuar në internet, shfaq dy burra duke u ngjitur në konstruksionin e metaltë, megjithatë maja e saj shkëputet dhe së bashku me të bien në tokë edhe punonjësit. Si pasojë e kësaj ka mbetur i vdekur në vend Legrato, kurse dy punonjës tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Ky rast ka nxitur debat dhe dilema, nëse në Uruguai ka siguri për punëtorët në vendin e tyre të punës.
Author: tirana
Çështja e lobimit rus e Partisë Demokratike në SHBA është bërë tashmë një betejë me drejtësinë e cila ditën e sotme me kalimin për gjykim të saj për mbylljen e hetimeve, Kreu i opozitës Lulzim Basha është thirrur për herë të dytë si i pandehur në Prokurori në lidhje me cështjen e lobimit rus. Kjo është hera e dytë që Basha është thirrur në cilësinë e të pandehurit. Rasti i parë ishte “afera” me rrugën e kombit “Dosja e Kalimashit”, ku në fakt procesi u mbyll për çështje proceduriale. Por kush prokurori i cili ka firmosur marrjen si i pandehur…
Nga Veton Surroi Një pamje e Evropës dhe Kosovës në të nga ëmbëltorja “Elida” 1. Ditën që ra Muri i Berlinit di saktësisht se kam ndier të jetë një ngjarje e madhe dhe nuk kam ditur saktësisht se çka do të ndodhë më tutje. Një ndjenjë të tillë kanë pasur shumica e njerëzve që kanë ndenjur në ëmbëltoren “Elida” në “Boro e Ramiz”, vendi tashmë i njohur ku pinin kafe figurat kryesore të asaj që do të bëhet “Alternativa” e Kosovës, opozita demokratike ndaj pushtetit të Beogradit dhe të sistemit komunist në tërësi. “Alternativa” e Elidës ndonëse nuk ka ditur…
Mëngjesin e 25 korrikut të këtij viti, 800 marinsa amerikan u mblodhën në një nga bazat e Camp San Mateo. Atje u shqiptuan emrat e 24 prej tyre, të cilëve iu kërkuan të dilnin në një vijë përpara batalionit, pasi duhet të “njiheshin” me dosjet. Rreshteri i batalionit qëndroi afër tyre, ndërsa mbante në dorë një dosje të kuqe që zakonisht shoqërohet me çmime. Por këta burra nuk u shpërblyen. Rreshteri i regjimentit, Sgt. Majori Matthew A. Dorsey pasi “nxori” marinsat e akuzuar, i tha NCIS: “Arrestoni këta marinsa.” Ata u prangosën dhe u kontrolluan një e nga një para…
Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule e konsideron të pakuptimtë mbështetjen që faktori ndërkombëtar i jep Qeverisë Rama edhe pas aktit ekstrem të opozitës, atë të dorëzimit të mandateve. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Dule theksoi se ndërkombëtarët janë më shumë të interesuar për stabilitetin e jetës politike në vend, se sa funksionimit të demokracisë. “Është për t’u thënë se nuk pranohet prej askujt veprimi ynë i daljes nga Parlamenti. Megjithatë, e konsideroj një masë të jashtëzakonshme por në situata të jashtëzakonshme. Juve e shikoni se edhe me këtë masë drastike të opozitës, ende z.Rama vazhdon…
Ajo i habiti të gjithë me një deklaratë të disa ditëve më parë kur tha se nuk vishte kurrë të brendshme pasi ato e bezdisin. Dhe nuk është çudi që Ingrit Gjoni ka postuar në rrjetet sociale një foto e veshur me një fustan ngjyrë argjendi, poshtë të cilit nuk ka reçipeta, por ndoshta as të brendshmet, ashtu siç është shprehur edhe vetë. Këngëtarja e njohur është duke shijuar karrierën e saj me koncerte të shumta.
Emisioni “Historia ime” në Tv Klan trajtoi këtë të premte historinë e fortë të një babai, i cili kërkon që të takojë vajzën e tij, por ish-bashkëshortja nuk e lejon. Mehmet Ibra është një burrë nga Luzi i Kavajës. Ai rrëfeu përballë moderatores Mirela Milori se në vitin 2011 lidh kurorë me një grua nga Tirana. Kjo ishte martesa e tij e dytë pasi më parë kishte qenë i martuar me një grua tjetër me të cilën ka edhe tre fëmijë të tjerë. Ai jetonte me gruan e dytë në një nga zonat e Tiranës në kohë kur edhe bëhet…
Një protestë e papritur është duke u zhvilluar mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Një grup protestuesish me simbolet e komunitetit LGBTI, po marshojnë të shoqëruar edhe nga forca policie. Për shkak të marshimit protestues, disa patrulla policie kanë bllokuar edhe kalimin e makinave në këtë segment.
Lorenc Vangjeli paralajmëron një lidhje të çuditshme mes personazheve të përfshirë në historinë e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike, dyshimit për përdorimin e parave ruse dhe historisë së vilës me qera ku është zhvendosur kryetari i PD-së Lulzim Basha. Sipas tij, është provuar ekzistenca e të paktën një personazhi që është protagonist në ato të dyja dhe që me gjasë, do të jetë në telashe serioze nesër. Të paktën nëse do të ketë një hetim për burimin e financimit të blerjes së vilës në Long Hill. Vangjeli tha: “Ka një zhvillim dramatik dhe ende të mistershëm në historinë e…
Në një lidhje të drejpërdrejtë telefonike Julian Sula, i shpallur zyrtarisht në kërkim për atentatin ndaj Prokurorit Ndoj u shpreh se nuk ka lidhje me asnjë nga personat e përfshirë në atenat. “Nuk e di se sot erdha, kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll. Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë…
Tokat në Gjirin e Lalëzit dhe fshatin Hamallaj, prej disa vitesh po shfrytëzohen për ndërtime kompleksesh dhe resortesh. Por kjo hapësirë e bukur në anë të detit ka shkaktuar një luftë të gjatë që ka shkaktuar edhe viktima. I pari që humbi jetën në një atentat ishte gjyqtari Skerdilaj Konomi, ndërsa po punonte për t’i njohur familjes së tij pronësinë e qindra hektarë toke në atë zonë. Së fundmi, thuhet se për toka e këtij bregdeti, prokurori Arjan Ndoja së bashku me Alekandër Lahon dhe shoferin e tij Andi Malokun, ranë preh e atentatit të datës 1 nëntor. Shoferi i…
Tashmë nuk do e shihni më në ekran. Prej 13 vitesh në ekranin e Vizion Plus, emisioni satirik, ‘Bypass Shoë’ nuk do të vazhdojë më transmetimin e tij në këtë televizion. Lajmi është bërë me dije nga vetë moderatori i emisionit Agim Bajko, i cili ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se, Bypass Shoë nuk do të vazhdojë me transmetimin e tij në TV Vizion Plus, ku ndiqej prej me shumë se një dekade. “Miq të Bypass Show. Prej 13 vitesh kemi qenë bashkë në një udhëtim fantastik përmes satirës, nëpërmjet të cilës jemi përpjekur të sjellim tek…