Këtë javë për performancë jo të mirë në programin e “Diell” në imitimin e look-ut të blogeres Estela Ujka, u eleminua Lorenco, parukier. Reagimi i tij ishte i befasishëm, pasi ai thyeu mikrofonin dhe përplasi kamerat në studio, duke refuzuar eleminimin dhe vendimin e jurisë. Ishte episodi i radhës i “Beauty” në programin e “Diell”, ku si çdo javë, një nga konkurrentët parukierë apo make up artist përfshihen në një sfidë bukurie.
Author: tirana
Forca të shumta policie janë vënë në ruajtje të hyrjes së Drejorisë së Policisë të Tiranës ku po mbahen shoqëruar 7 persona, ndër ta edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Të ndaluarit u shoqëruan nga uniformat blu për bllokimin e rrugës te zona e “Astirit” gjatë protestës së banorëve kundër shembjes së godinave që preken nga projketi i “Unazës së Re”. Mësohet se personat e arrestuar janë Dritan Noku, Arend Bushi, Kujtim Ylli, Ani Murataj, Ervis Hysenli, Gojard Duro dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe disa banorë kanë mbërritur sakaq para ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë,…
Kjo është shkolla Fan Noli, por klasa e pare-C është më vecanta sepse në të mësojnë për herë të parë a,b,c-në tri çifte binjakësh. Për mësuese Mirën kjo është një sfidë, pasi binjakët shumë herë përsërisin vepritm e njëri-tjetrin, shto këtu edhe gabimet e vogla. Ndërsa për shokët e klasës 6 binjakët janë argëtues. Gjithnjë ata i shoqëron pyetja, si e ke emrin? ” Në fakt para se të flasim për vështirësinë e kam mar si kënaqësi që ka qenë zgejdhje e tyre të jenë të tre në klas. Dy prej ciftëve janë shumë të ngjashëm, por kanë karakteristikat e…
Pjesa dërrmuese e kontabilistëve që përgatisin dhe certifikojnë bilancet e bizneseve janë të palicencuar ose nuk përmbushin kërkesat ligjore. Situata kaotike është konstatuar pas një hetimi nga bordi i mbikëqyrjes publike. Por veç kontabilistëve, shkelje janë konstatuar edhe tek kompanitë e auditimit, përfshirë ato që janë emra të mëdhenj ndërkombëtar. Kontabilistët dhe kompanitë e auditimit janë linja e parë e mbrojtjes kundër pastrimit të parave apo evazionit fiskal. Por kur ata janë jashtë ligjit, atëherë edhe bilancet e bizneseve që kanë certifikuar, janë të dyshimta Kjo është një situatë kaosi që vazhdon prej gati 20 vitesh. Por bordi i mbikqyrjes…
Policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin demokrat Klevis Balliu. Balliu është shoqëruar menjëherë pas përfundimit të protestës. Kujtojmë se Balliu është shoqëruar edhe më herët, pikërisht për protestën te Unaza. Në mbyllje të protestës së banorëve të Astirit, ku kësaj proteste iu bashkua edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, policia ka shoqëruar ish deputetin e PD Klevis Balliun dhe 4 nga pjesmarrësit në këtë protestë. Kujtojmë se me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, ky kod parashikon dënime deri në heqjen e lirisë për këdo që bllokon qarkullimin rrugor. Në protestën e mbrëmjes së sotme ka qënë vetë kryetari i…
Në një intervistë për gazetën “Kathimerini” të së dielës ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon Athina ndaj Tiranës për të mbështetur fillimin e negociatave me BE janë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. “Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e te drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave. Kërkon gjithashtu respektimin e pasurive…
Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” ka sjellë përballë njëra- tjetrës, nënë e bijë. Historia e jetës së Artës merr tjetër rrjedhë kur ajo martohet me zor nga mamaja e saj. Edhe pse vetëm 16-vjeç, me dëshira dhe ëndrra për të ardhmen, ajo duhet të martohet me burrin që zonja Bukurie kishte pëlqyer. Por kjo ishte një martesë nga e keqja sepse rrezikohej të trafikohej në Greqi ose Itali. Mes lotësh, Arta tregon problemet para martesës por edhe vuajtjet, dhunën nga vjehrri, vjehrra dhe bashkëshorti i saj. Arta – Arsyeja pse jam këtu është që kam sjellë mamanë time.…
Aktorja e humorit Rita Lati ka rrëfyer momentet e sikletshme nga filmi “Parrullat” i regjisorit Gjergj Xhuvani. Në një nga fragment të filmit, Rita dhe Artur Gorishti janë puthur. Teksa ishte e ftuar në emisionin “E Diell”, aktorja shumë e dashur për publikun tregon se: “Binte shiu litar nga zjarrfikësja, Artur Gorishti që më shikonte në sy dhe dyshonte nëse do e puthja seriozisht duke qenë se jam aktore humori. Unë aq desha, mora forca dhe me ujin që na përplasej në fytyrë, mbylla sytë dhe pastaj nuk mora vesh më ç’putha”, u shpreh Rita Lati duke shkaktuar të qeshura…
Këshilli Europian do të propozojë hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë. Kushtet e vendosura në draft, ngjasojnë me ato të Berlinit zyrtar, përpara se te jepte “Po”-në në Bundestag, thuhet në draft-konkluzionin e KE. Në thelb, kushtet lidhen me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Në draftin paraprak, thuhet se Këshilli vendos të hapë negociatat për Shqipërinë, por duke vendosur disa kushte. “Në dritën e progresit të arritur në reforma dhe kushteve të përcaktuara unanimisht nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli, vendos për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Këshilli fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë, një propozim…
Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja doli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kualifikuese ndaj Moldavisë.”Ishim pak nervoz pas ndeshjes me Turqinë për rezultatin më shumë se sa për ndeshjen që zhvilluam. E rëndësishme është që të mbajnë këtë ritëm, pasi rezultatet do të vijnë. Kemi nevojë që të kemi edhe një vazhdimësi edhe në rezultate jo vetëm në lojë. “Për tu përballur me një trajner me të njëjtën eksperiencë si e imja është e vështirë. Na ka studiuar dhe besoj se do të na ketë ngritur ndonjë grackë. Si synim kemi vendin e dytë deri…
Ky është horoskopi për ditën e hënë 14 tetor 2019 që JavaNews.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni hapësirë për ndjenjat dhe jini të sinqertë. Beqarët tani do jenë gati për të kërkuar personin e duhur. Puna: Sot mund të keni kënaqësi të madhe në vendin e punës. Jupiteri mbron biznesin tuaj dhe forcon përqendrimin tuaj. Demi Dashuria: Do…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sfiduar hapur ndryshimet e Kodit Penal dhe forcave të shumta të policë, duke bllokuar rrugën te “Unaza e Re”. Ai iu bashkua banorëve të ‘Astirit’ më herët nga sa e kishte paralajmëruar në orën 18:00, ku ka qenë i pari që ka bllokuar rrugën dhe më pas e kanë ndjekur edhe banorët. Me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, sipas të cilit kushdo që bllokon rrugën duhet të arrestohet dhe në rast dënimi rrezikon deri në 3 vjet heqje lirie, por një gjë e tillë, nuk e ka penguar Bashës që të bllokojë…