Një pasagjer i taksisë ‘Uber’ u trondit kur drejtuesit të makinës iu këput timoni dhe i mbeti në duar. Përdoruesi i ‘Twitter’-it, në këtë rast pasagjeri, nga Gjeorgjia, postoi një video, tashmë virale, të ngjarjes së ndodhur të mërkurën. “Drejtuesit të taksisë iu këput timoni”, shkroi mbi video. Si rrjedhojë, taksistja, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, tenton ta rivendosë timonin për ta kthyer sërish drejtimin e automobilit. Një zëdhënës i ‘Uber’ tha për ‘Fox News’ se po hetojnë incidentin, por ende nuk ishin në gjendje të konfirmonin se gruaja në video ishte shoferja e taksisë.
Author: tirana
Me zhvillimin e teknologjisë dhe internetit, përpos të tjerave, u krijuan edhe Dark Web (rrjetet e errëta), ku mund të gjesh një mori gjërash sa të pavlera në disa raste, aq edhe të rrezikshme në anën tjetër. (Shën.red. Dark Web – është një term që i referohet në mënyrë specifike faqeve të internetit që ekzistojnë në një rrjet të koduar dhe nuk mund të gjenden duke përdorur motorët e kërkimit tradicionalë. Pothuajse të gjitha faqet Dark Web e fshehin identitetin duke koduar të dhënat.) Në vijim gjeni një listë me gjëra që mund të blini në faqet “e errëta”, disa…
Uji në një shishe plastike ka shumë pasoja për shëndetin sidomos për mushkëritë, probleme me zemrën dhe probleme gastro-intestinale. Uji që ndodhet në shishe plastike mund të përmbajë antinomi, një lloj metali i rëndë, i cili sjell probleme me mushkëritë, probleme me zemrën dhe probleme gastro-intestinale. Nga ana tjetër, bisphenoli A që ndodhet në shishe ngacmon sistemin hormonal. Sa më nxehtë të bëjë aq më i ndotur bëhet uji. Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se sa më e lartë të jetë temperatura e ambientit aq më shumë rritet përqëndrimi i antinomit (dyfishohet) dhe në këtë mënyrë rritet edhe rreziku për organizmin.…
Njihuni me parashikimin, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria: Jeta private mban surpriza. Sot disa kriza dashurie mund të zgjidhen si në favor ashtu edhe kundër, dhe do të keni të drejtën e fjalës së fundit. Edhe për beqarët është një kohë e vendimeve dhe dikush po pret që ju të bëni lëvizjen e parë! Puna: Ju po kaloni një periudhë rinovimi dhe jeni duke ndjekur synime të rëndësishme që dëshironi të përfundoni. Demi Dashuria: Ju do të jeni mjaft nervozë në këtë të martë dhe ky siklet…
Mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo i ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ka treguar se kush e takoi për herë të fundit diktatorin dy ditë para se të vdiste. Kalo ka treguar se në dhomën e Enver Hoxhës kishte hyrë Ramiz Alia, në mënyrë që Hoxha të firmoste disa shkresa. “Dy net para se të vdiste tek ai kishte ardhur Ramiz Alia dhe ndenji dy orë në dhomë me të. Kjo, në një kohë që ne kishim rekomanduar që atij të mos i çoheshin materiale pune. Ne mjekët, me aq autoritet sa kishim, por ne i bënim prezente…
Para disa ditësh ka nisur testimi për mësuesit kandidatë, që dëshirojnë të fillojnë punë në një nga institucionet e arsimit parauniversitar në vend. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot listat me emrat e 800 mësuesve të profilit Arsim Special, Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane, Gjuhë Frënge që do të kryejnë testimin e informatizuar deri në datën 31 korrik, sipas kalendarit “Mësues për Shqipërinë”. Në këtë të fundit janë shpallur të gjitha datat e oraret e provimeve sipas profileve përkatëse. Testimi i informatizuar do të kryhet për profilet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Arsim Fillor, Arsim Parashkollor, Arsim Special, Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane, Gjuhë Frënge…
Analisti i njohur Fatos Lubonja teksa komentoi deklaratat e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca sipas të cilit çështja e Teatrit Kombëtar ishte politizuar shumë, theksoi se kjo është një çështje politike dhe problemi sipas tij duhet shtruar për mënyrën se si po bëhen këto politika. Ai tha se kryeministri Rama po manipulon me idenë se ndërtesa është e amortizuar. Fatos Lubonja: Dëgjova sot Sorecën që tha se është politizuar shumë. Unë mendoj se politizimi është i rëndësishëm. Edhe ata aktorët që rezistojnë bëjnë politikë, edhe Edi Rama bën politikë. Problemi është se çfarë politike po bëhet fjalë dhe…
Kreu i Institutit Gjeodinamik të Greqisë Akis Tselentis ka paralajmëruar për mundësinë e një tërmeti të fuqishëm që mund të godasë Gadishullin e Balkanit. Thuajsë një javë më parë gjatë një konferencë për shtyp, Tselentis tha se rajoni mund të goditej nga një tërmet 6 ballësh. “Ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur. Ne kemi një bishë pranë nesh. Ne duhet të jemi të përgatitur,“- tha ai. Paralajmërimi i tij vjen vetëm disa ditë pas një tërmeti në zonën e Atikës, i cili kapi 5.1 ballë. “Të gjithë thanë se Athina duron. Por asgjë nuk mbeti. Imagjinoni bie ndonjë…
Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Castellos. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, me inicialet B.C hyri në shtëpinë e tezes, me qëllimin për ta plaçkitur. Ai arriti të marrë 45 euro, por tezja e zbuloi. Në përpjekje për ta ndaluar që të lajmëronte për ndihme, ai e ka hedhur tezen në tokë, duke I shkaktuar lëndime. Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Sollicconos, ndërsa tezja e tij u dërgua në spital dhe do të rrije e shtruar 5 ditë.
Pesë persona që transportonin heroinën nga Maqedonia dhe më pas e fusnin në Shqipëri, duke e shpërndarë në grosistë të vegjël, janë marë të pandehur nga prokuroria e Durrësit. Besmir Dashi, Amir Troci, Nexhmedin Uka, Alban Rajta dhe Xheraldo Dashi akuzohen për Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojit “Cannabis stativa dhe “Heroinë”. Grupi i përbërë nga pesë persona që u arrestua në fund të muajit janar 2019 në Tiranë, në zonën pranë një qendre tregtare, është zbuluar nga një agjent i Policisë së Shtetit, i cili i është paraqitur trafikantit të drogës Besmir Dashi,se kërkonte të blinte prej…
Djali që është në foto dhe shoqëron këtë shkrim është Nazmi Caka, i cili dy vjet më parë hyri në bankë, por nuk vodhi asgjë. Në kohën kur u arrestua ai ishte 21 vjeç dhe e habiti policinë me përgjigjen që u dha. “Hyra për të vjedhur se isha i paushqyer, por pastaj u pendova” – tha i riu. Filmimet u shpërndanë në atë kohë nga Policia, e cila tregoi grabitësin e pazakontë që në fakt nuk vodhi asgjë. Kësaj radhe pasi ka përfunduar burgun , Nazmi Caka ka çuditur sërish policinë, raporton Shqip. I vetëm, me një shishe benzinë,…
Kryeministri Edi Rama, përmes zyrës së tij të shtypit, ka njoftuar zhvillimin e një konference për shtyp, ditën e nesërme. Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se në orën 11.00, shefi i qeverisë ka lajmëruar bashkëbisedim me gazetarët. Madje, në njoftim kërkohet edhe akreditimi i tyre, çka nënkupton se pritet një takim jo fort i zakonshëm. Në fakt zhvillimet politike janë të shumta, pavarësisht se janë ditë vere. Një çështje mjaft e nxehtë është ajo e shembjes së Teatrit Kombëtar, çëshjta e kryebahkiakëve të rinj, ajo e zgjedhjeve të 13 tetorit. Gjitshsesi, mbetet për t’u parë çfarë do të tregojë Rama…