Author: tirana

Pas Bashkisë së Devollit, duket se radhën për të marrë detyrën e kryebashkiakut e ka kandidati i PS-së për Kavajën, Redjan Krali. Ditën e nesërme rreth orës 10:00 është parashikuar të organizohet mbledhja dhe konstituimi i Këshillit të Ri të Bashkisë Kavajë dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit dhe marrja e mandatit të Kryetarit të kësaj bashkie nga socialisti Redjan Krali. Por gjithashtu, kryebashkiaku Isa Sakja mbështetur edhe nga strukturat e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar një protestë, pikërisht 30 minuta para fillimit të procedurave për marrjen e kësaj bashkie nga të majtët. Partia Demokratike e Kavajës, nëpërmjet një njoftimi, ka…

Read More

Dashi Ju dukeni shenja më ambicioze, dhe përfaqësoni ata që duan ta marrin atë që duan kundrejt çdo kushti! Kjo i bën njerëzit të mendojnë që sjellja juaj është hera herës arrogante. Njerëzit ju perceptojnë si agresivë ndërkohë që kjo është thjesht natyra juaj. Jeni kërkues dhe kaq. Demi Kokëfortë! Demët janë të vendosur t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre. Shenjat e tjera mendojnë se janë thjesht kokëfortë, por në fakt e ngatërrojnë këtë me durimin, dedikimin dhe vendosmërinë që kanë për të bërë gjërat që duan. Binjakët Ata mendojnë që jeni të krisur! Binjakët vdesin t’i miksojnë pak…

Read More

Në javën e 4 të Serie A do të luhet edhe derbi i madh i Milanos. Milani do të presë në “San Siro” Interin. Në këto momente po hidhet shorti i Serie A dhe kanë dalë ndeshjet e javës së parë. Interi do të ndeshet me Leçen. Roma pret në shtëpi Xhenoan. Juvnetusi luan jasht me Parmën, kurse Milani udhëton në transfertën e Udineses. Sikurse ishte edhe rregulli i këtij sezoni, që në javën e parë janë evituar ndeshjet e mëdha. Java e dytë e Serie A do të nis me përballje intersante. Juventus-Napoli dhe Lacio-Roma. Derbi i Italisë mes…

Read More

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marrë qëndrimin e një partie politike opozitare përmes deklaratave të saj tërësisht politike. Në një përgjigje lidhur me deklaratën e bërë nga ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, aleanca akuzon këtë të fundit se po rreshtohet në kraha të Ramës. Ajo e quan deklaratën e Sorecës, të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme. Deklarata e plotë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e konsideron të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme deklaratën e sotme të Ambasadorit të BE-së, z. Luigi Soreca. Deklarata nënkupton mbështetje për një procedurë të paligjshme dhe korruptive për rrëmbimin nga ndërtues…

Read More

Era e fortë dhe reshjet e shiut që përfshinë vendin në 24 orët e fundit do të vijojnë edhe gjatë ditës së hënë. Më të rrezikuara do të jenë zonat bregdetare për shkak të erës që krijon dallgë të mëdha në det. “Për të gjithë ata që janë duke pushuar gjatë këtyre 3 ditëve dhe ditët e fundit të Korrikut, do të kenë një mot disi të qëndrueshëm sa i përket reshjeve, por parametri i erës, deti i trazuar dhe temperaturat do të jenë më shumë se 32 gradë në zonat bregdetare”. Po prej 1 gushtit, situata do të ndryshojë…

Read More

Një 40-vjeçar shqiptar me iniciale N.U është kapur nga policia italiane. Ai akuzohet për shpërndarje të “miellit të bardhë” në zonën e Porto Azzurros. Gjatë kontrollit të natës, karabinierët kanë evidentuar shqiptarin, i cili ishte duke udhëtuar me makinë. Ai iu nënshtrua testit të alkolit dhe iu hoq patenta për shkak të nivelit të lartë, që kishte konsumuar. Sjellja e shqiptarit shtoi dyshimet e policisë, e cila më pas kreu një kontroll të imtësishëm në makinë. Gjatë kontrollit policia gjeti disa doza të “miellit të bardhë” brenda një arushi pellushi. Gjithashtu atij iu sekuestruan 1 mijë euro të siguruara nga…

Read More

Nga Andi Bushati Shumica e diplomatëve në Tiranë, sa herë pyeten së fundi për krizën shqiptare, japin një përgjigje standart: “Ne, në këtë rast nuk bëjmë arbitrin, sepse i takon politikës shqiptare, ta zgjidhë lëmshin që ka krijuar vetë”. Në pamje të parë korrekt, ky qëndrim që duket sikur respekton sovraninetin e një vendi të pavarur, që gëzon të gjithë ata që kanë kërkuar lehtësimin pas tre dekadash të tutelës së huaj, është në të vërtetë po aq hipokrit sa edhe i pamundur. Dhe kjo për dy arsye. Së pari sepse nuk ka ndodhur kështu dhe së dyti sepse nuk…

Read More

Një furgon pasagjerësh është shkrumbuar pasditen e sotme në Kavajë. Gjatë momentit të marrjes së flakëve në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, ndërsa pasagjerët që ai transportonte sapo kishin zbritur prej tij. Ngjarja është shënuar në pranë Drejtorisë së Ujësjellësit në Kavajë, pak metra nga stacioni i qëndrimit të furgonave. Mësohet se mjeti, tip furgon ishte ne ecja gjatë momentit të marrjes së flakëve. Sipas të njëjta burimeve dyshohet se një problem në motor ka qenë edhe shkaku kryesor i zjarrit nga i cili mjeti u shkrumbua. Mjeti i djegur i përkiste një qytetari nga Kavaja dhe bënte çdo…

Read More

Nga Mero Baze Shumica e bashkive të vendit do të kenë kryetarë të rinj këtë javë, duke i dhënë fund segmentit të fundit të pushtetit të Partisë Demokratike, e cila padrejtësisht po del në rrugë, prej vendimeve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Edhe pse në disa bashki, Partia Socialiste nuk meriton drejtimin dhe nuk do t’i fitonte ato, sikur PD të ishte në garë, ajo do të qeverisë, falë papërgjegjësisë historike dhe “entuziasmit revolucionar”, me të cilën Sali Berisha dhe Lulzim Basha shpresuan se do të fitonin ose gjithçka, ose asgjë. Tani nuk fituan asgjë. Kjo është java, kur…

Read More