Speci djegës mund të jetë i preferuar nga shumë njerëz, por sipas studimeve të fundit sasitë e tepërta mund të shkaktojnë probleme me memorie. Studimi me më shumë se 4,500 persona ka zbuluar se konsumimi i tepërt i tyre (mbi 50gr) është ndërlidhur me 56% dobësim të memories përgjatë 15 viteve. Shkencëtarët janë të pasigurt se përse ekziston kjo lidhje mes memories së dobët dhe konsumimit të specave djegës, ku disa studime madje sugjerojnë se përbërësi aktiv i tyre, capsaicini, mund të na ndihmojë të jenë më të mprehtë. Sidoqoftë, dozat e larta të këtij përbërësi mund të përdoren për t’i deaktivizuar…
Author: tirana
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Një mjet ka përplasur një motoçikletë, drejtuesi i së cilës është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
Keni provuar ndonjëherë të ecni vazhdimisht vetëm këmbëzbathur në sipërfaqe tokësore? Nëse po, nuk jeni të vetmit. Sipas shkencëtarëve, shprehia e tillë mund të jetë zgjidhje potenciale për një sërë problemesh shëndetësore, duke filluar nga sëmundjet kronike degjeneruese, pagjumësia e deri te stresi. Pra, mjafton t’i vendosni këmbët direkt në sipërfaqe tokësore pa mbathur këpucë apo çorape. Ju do të furnizoheni me një sasi të mirë antioksidantësh dhe elektroneve që i shkatërrojnë rrezatimet e lira. Shkencëtarët kanë zbuluar se ecja zbathur në tokë ndikon në trupin e njeriut në këto mënyra: E zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjenNjë studim i publikuar në revistën…
Burri 45-vjeçar nga fshati Grabian në Divjakë, i arrestuar me akuzen se ka perdhunuar mbesen vetem 16 vjecare, sapo kishte dale nga burgu. Arrestimi i të dyshuarit, Fatmir Jonuzi, erdhi pas disa orëve kërkim në një zonë pyjore, ku qëndronte i fshehur. Denoncimi në polici është bërë nga një vajzë vetëm 16 vjeçe, sipas së cilës ka rënë pre e një abuzimi seksual nga xhaxhai i saj. Menjëherë në kërkim të 45-vjeçarit u vunë FNSH-ja e Fierit si dhe efektivë të Komisariatit të Divjakës. Pas disa orësh kërkime ata arritën ta prangosnin. “Pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 16…
Jona Spahiu ka nisur pushimet me familjen e saj dhe duket se po i shijon shumë ditët buzë detit dhe të nxehtit të verës. Prej ditësh ajo ka ndarë me të gjithë pak sekuenca nga momentet me familjarët, por destinacioni i zgjedhur mbetet ende një surprizë. Pak orë më parë moderatorja e njohur ka postuar një imazh të vetes duke lexuar një libër dhe duke konsumuar kafe e rehatuar në maksimum. “Shkëputur nga jeta e një nëne kur fëmija është në gjumë”, shkruan ajo duke lënë të kutpohet se ky është një nga të paktat momente kur i kushton kohë…
Modelja e famshme Demi Rose po kalon disa pushime romantike së bashku me të dashurin e saj, Dj Chris Martinez, në Mykonos, Greqi. Rose ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në “Instagram”, nga këto pushime të magjishme në këtë ishull të mrekullueshëm grek. Hidhini një sy fotove që Demi Rose na servis nga pushimet e saj.
Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi të dhënat mbi Lotarinë Amerikane. Pothuajse 84 mijë aplikantë janë përzgjedhur rastësisht nga sistemi, mes rreth 15 milionë regjistrimeve për programin “DV 2020”. Në rajonin Europian, Rusia mban vendin e parë për numrin më të madh të aplikantëve të përzgjedhur, plot 5 118 persona. E menjëherë pas saj vjen Shqipëria me 3 603 aplikantë të përzgjedhur. Më pak interes duket se kanë vendet tona fqinje për ëndrrën amerikane, pasi 260 shtetas janë zgjedhur nga Kosova, 249 nga Maqedonia dhe vetëm 35 nga Mali i Zi.Numër të lartë të përzgjedhurish ka dhe Ukraina…
Samanta Togni, koreografe në emisionin e famshëm italian “Ballando con le stelle” dhe ish trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, nuk janë më në krahët e njëri-tjetrit. Çifti u njohën në “show-n” e RAI-t, dhe ishin të lidhur prej tre vitesh, por tashmë, zyrtarisht, i kanë dhënë fund kësaj historie dashurie. Në një intervistë të dhënë për të përjavshmen italiane “Di Piu”, Samanta Togni pranoi ndarjen: “Po, është e vërtetë, jemi ndarë. Por nuk kam ndërmend të jap sqarime.” Një periudhë e vështirë për ish-trajnerin kuqezi, që pas largimit nga Shqipëria tashmë ka humbur dhe të dashurën.
Një 40 vjeçar me iniciale A.B., është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore. Në funksion të patrullimeve me përzgjedhje për personat që drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit, rrugorët e kryeqytetit gjatë fundjavës, kanë ndaluar në rrugën “Don Bosko” drejtuesin e mjetit me iniciale A. B, 40 vjeç, i cili gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e testimit për alkool, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh. Në këto kushte efektivët e Policisë Rrugore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë…
Regjisori Robert Budina i ka renditur ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, arsyet pse nuk e sheh të politizuar debatin për Teatrin Kombëtar. Regjisori Budina i është drejtuar ambasadorit Soreca, duke i thënë se qeveria duhet të respektojë artistët dhe të mos i sulmojë brenda teatrit. Ndër të tjera, regjisori i rendit ambasadorit gjashtë arsye pse nuk është dakord me të, duke i kërkuar një takim, pasi sipas tij, situata është shumë kritike. Deklarata e Budinës: Nuk jam dakord me ju. Nuk është e politizuar situata. E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë. E treta, të…
Për herë të parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi në Report Tv, se nga sheshi Skënderbej e deri në fund të Bulevardit të ri të kryeqytetit, janë ndërtuar galeri nëntokësore. Këto galeri, i japin fund një praktike të gabuar në Shqipëri, asaj të gërmimit të rrugëve dhe prishjes së tyre për rregullimin e defekteve që mund të krijoheshin me ujërat e zeza, etj. Kjo do të thotë, se të gjithë defektet do të riparohen nga nëngaleria, pa krijuar asnjë dëmtim për rrugët e ndërtuara. “Bulevardi i ri do pësojë ndryshim. Nga fillimi i bulevardit do kalohet nën…
Në mbledhjen e saj të miratimit të tabelës përfundimtare për zgjedhjet e 30 qershorit, KQZ shpërndau edhe fondet për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Pas fitores në 60 bashki, PS do të shpërblehet edhe me fonde nga buxheti i shtetit si forcë politike fituese. Në total, socialistët do të përfitojnë 49.966.219 lekë. Partia Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi, pak ditë para zgjedhjeve vendore, do të marrë një fond prej 1.800.691 lekësh nga buxheti i shtetit. Nga 44 subjekte, 27 prej tyre do të duhet të kthejnë paratë e përftuara paraprakisht, pasi në 30 qershor kanë marrë më pak…