Author: tirana

Muxhahedinët iranianë të MEK e përfunduan ndërtimin e kampit të tyre në Manzë, duke e pagëzuar me emrin “Ashraf 3”. Në përurimin e kësaj “qyteze” ishte edhe drejtuesja e kësaj organizate, të shpallur terroriste nga Irani dhe Iraku, Maryam Rajavi , e cila vetë jeton në Francë. MEK (shkurtim për Mojaheden e-Khalq që do të thotë Muxhahedinët e Popullit) konsiderohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si opozita e regjimit iranian dhe vetë strehimi i tyre në Shqipëri u bë përmes një marrëveshjeje me SHBA. Pjesëtarët e MEK strehoheshin që prej fundit të viteve 1980 në Irak, ku kishin ndërtuar…

Read More

Nehat Kulla, i njohur të gjithë si “Gjenerali” i Kinostudios e Tufinës la sot qelinë e burgut të Fushë-Krujës. Ai është i njohur për bandën që kishte krijuar në vitet 1997-1998 dhe veproi në fshatin Tufinë në Tiranë. Ky grupim i tij u krijua pas trazirave  të vitit 1997. Por kush është ai që pati guximin të arrestojë të paprekshmin?Për herë të parë dhe të vetme, ish kryepolici i Elbasanit, Edmond Koseni, foli për revistën Klan, më 30 korrik 2000. Komisari tregon se ka qenë e thjeshtë të ndalojë Nehat Kullën dhe se është ndjerë mirë kur ka rrahur Tan…

Read More

Dashi Kur shihni se nuk ndodh asgjë, as në punë dhe as në dashuri, atëherë prireni që të jeni të pakënaqur. Është e rëndësishme që të rigjeni qetësinë dhe të përfitoni nga sezoni veror, për të bërë gjërat që ju pëlqejnë më shumë. Java do të mbyllet mirë për të gjithë ata që do të arrijnë të bëjnë diçka zbavitëse. Demi Mund të përballeni me një sërë konfliktesh gjatë kësaj dite, të cilat rrezikojnë që t’iu penalizojnë. Një person të cilit e kishit në krahë dhe që mund t’iu ndihmonte, tashmë është larg. Do t’iu duhet të përballeni me një…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ndryshuar koordinatorët e deleguar në degët e saj në rrethe. Kjo lëvizje vjen si një vendim i Kryesisë, ku degët gjatë sezonit të verës do të kryejnë disa detyra organizative dhe për këtë është ngritur një grup pune. Me anë të një shkrese zyrtare, me firmën e kryedemokratit Lulzim Basha, janë përcaktuar detyrat e degëve në rrethe përgjatë verës për periudhën 15 korrik- 31 gusht. Disa nga lëvizjet më të rëndësishme: Ishte Flamur Noka, emërohet Gazment Bardhi në Shkodër Ishte Luçiano Boçi, emërohet Flamur Noka në Elbasan Enkelejd Alibeaj ishte në Fier, emërohet në…

Read More

Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe që ndër vite ka sjellë hite, Violeta Kukaj prej kohësh është përfolur nga mediat kosovare se është ndarë nga bashkëshorti. “Prive.al” ka arritur të mësojë nga burime shumë të sigurta pranë këngëtares se çështja tek tani ka mbërritur në gjykatë. Mësohet se seanca e parë e divorcit është mbajtur në datën 11 të këtij muaji dhe një tjetër parashihet brenda Korrikut.

Read More

Dita e dielë do të shënojë rënie të ndjeshme të temperaturave. Temperaturat do të zbresin deri në 14 gradë Celsius në vendet malore, ndërsa maksimalja do të jetë deri në 26 gradë. Ndërkohë, nuk do të ketë rrezik për zjarre, pasi pritet që e diela të shoqërohet me reshje shiu dhe erëra të forta, kryesisht në zonat bregdetare. RESHJET Nesër priten reshje të dobëta dhe mesatare në të gjithë qarqet. Në fillim të ditës së nesërme, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe),. TEMPERATURAT Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 18…

Read More

Nga zgjedhjet lokale që u mbajtën në Shqipëri në datë 30 qershor, u zgjodhën si kryebashkiakë dy minoritarë të cilët pritet të marrin mandatin në dy bashki të banuara nga minoriteti grek. Kristo Kiço nga Partia MEGA i zgjedhur për të drejtuar Bashkinë e Finiqit dhe Dhimitraq Toli nga PS i zgjedhur në Bashkinë e Dropullit. Por duket se bashkë me nisjen e detyrës së re ata do të ‘ndëshkohen’ nga vendi amë Greqia. Gazetari i Report tv Piro Nase raporton se pas marrjes së detyrës Athina do t’u heqë shtetësinë greke dy të sapo zgjedhurve në bashkitë e minoritetit.

Read More

Avokati Spartak Ngjela ka vijuar sulmet ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ngjela e ka cilësuar “fantazmë” Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë”, që iu dha sot Kreut të Shtetit. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Ngjela shkruan se një çmim i tillë i është dhënë vjet Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Më tej, avokati shton se drejtësia e re nuk pyet për çmime fantazmë, duke shtuar se Meta do të shkojë drejt gjykimit për shkelje të Kushtetutës. Postimi i Ngjelës: Meta na paska marrë një çmim fantazëm. Vjet e ka marrë këtë çmim Aleksandër Vuçiç. E kuptoni ku jemi?…

Read More

Kilometrat e përshkuara janë shpesh shigjeta e peshores. Mund të rastisë që gjen rishitësa apo persona që shesin makinën e tyre, që “fusin dorë” në kilometrazh për ta “rinuar” makinën. Por duhet të mësosh të shohësh sinjale të tjetra që tregojnë gjendjen e makinës. Karroceria Kontrollo që karroceria e makinës të mos ketë ndryshk. Verifiko mbylljen e dyerve e të kofanos dhe shiko nëse boja e makinës është homogjene pasi makina mund të ketë pësuar aksident nëse lyerja nuk është e njëtrajtshme. Gomat Nëse janë shumë të konsumuara, vlera e makinës duhet ridiskutuar. Po ashtu, nëse gomat janë konsumuar në…

Read More

Mësuesja 28-vjeçare në SHBA, Britani Zamora, nga Arizona, akuzohej se kishte kryer marrëdhënie me adoleshentin 13-vjeçar disa herë në klasë, por edhe në mjedise të tjera. Ajo u akuzua se i kishte kërkuar një nxënësi të bënte roje te dera ndërsa ajo kryente marrëdhënie me djalin në klasë. Ish mësuesja i kërkoi falje familjes së viktimës, teksa i bënte thirrje jurisë dhe gjykatës që të tregoheshin të mëshirshëm, pasi ajo nuk ishte rrezik për shoqërinë dhe u betua se ka jetuar gjithnjë duke respektuar ligjin. Lutjet nuk u morën parasysh nga familja, e cila e quajti “një hije të errët…

Read More

Një mësuese me burkë (mbulimi i tërësishëm i fytyrës me përjashtim të syve) ka vendosur t’i mësojë disa fëmijë të moshave 6-9 vjeç. Një veshje e tillë është ndaluar në shumicën e vendeve të BE’së të përdoret në rrugë, në Luginën e Preshevës, një grua e tillë lejohet të mbajë mësim para fëmijëve. Austria, Danimarka, Franca, Belgjika, Bullgaria, Holanda janë vetëm disa prej vendeve të BE-së që e kanë ndaluar përdorimin e burkës (veshje e kulturës arabe e mbulimit të fytyrës dhe trupit). Madje, në Gjermani u është ndaluar mësueseve të japin mësim nëse kanë veshje të tilla arabe. Por,…

Read More

James Hooper, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe ekspert me përvojë i Ballkanit, thotë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të mos ta ketë elementin territorit. Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Hooper deklaron se ka qenë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, që bllokuan shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, që ishte negociuar nga presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç. “Presidentët Thaçi dhe Vuçiç po negocionin një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe arsyeja që ajo dështoi ishte në fakt jo se serbët dhe shqiptarët nuk mund të binin dakord, në fakt ishin shumë pranë marrëveshjes.…

Read More