Si në çdo fushë të jetës, edhe në atë të marrjes së jetës së armiqve ndodhnin parregullsi, kur rregulli nuk respektohej korrektësisht, siç ishte rasti i një ish-shefi të shtabit të ushtrisë i cili, pasi u shpall armik, dha shpirt me mjaft vështirësi nga rrahja me purteka të trasha druri në karrocerinë e një kamioni ushtarak. Pra në mospërputhje të plotë me rregullat elementare të ekzekutimit. Po si pasojë e shkeljes së rregullores, ndodhi që në një pushkatim pa gjyq që iu bë 23 intelektualëve të shquar të kohës, 22 burra dhe një grua, pikërisht gjatë çastit kulmor të krejt…
Author: tirana
Partia Demokratike, ka nisur lëvizjet e koordinatorëve në rrethe. Në media ka dalë dokumenti zyrtar i ndryshimit të koordinatorëve të PD-së. Vendim vjen pas një analize që është bërë nga kryesia e kësaj force politike me qëllim ndjekjen e aksionit të ri opozitar në të gjithë vendin ku në fokus është mos njohja e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Sipas shkresës zyrtare e cila mban datën 12 dhe firmën e kreut të Partisë Demokratike bëhet me dije se tashmë Shkodra do të jetë në duar të Gazment Bardhit. Kujtojmë që më herët në këtë post ka qenë Flamur Noka.
Nga Dom Gjergj Meta Kisha pak kohë që isha emëruar ipeshkëv në Rrëshen, rreth gjashtë muaj, dhe një ditë më bie telefoni. – Alo!– Dom Gjergji?– Po – i them – kush është?– Unë jam N.M. nga Mirditia dhe jetoj në Itali. Ketë verë martohem dhe kam dëshirë të konsultohem për diçka të rëndësishme me ty.– Po më thuaj!– Jo jo në telefon. Më mirë po vij me babën dhe të fejumen e flasim nga afër. Në përgjithësi në këto raste konsultat janë çështje dokumentash, pagëzimi, orari i Kishës etj etj. Por isha gabuar. Konsulta kishte të bënte me diçka tjetër.…
Homos sapoensi më i vjetër joafrikan i zbuluar deri tani është europian dhe 210 000 vite i vjetër sipas studimeve të publikuara të mërkurën që e shtyjnë me më shumë se 150 000 vite ardhjen e llojit tonë në Europë. “Apidima 1, sikurse e kanë quajtur shkencëtarët, është më i vjetri nga gjithë homo sapiensët e zbuluar jashtë Afrikës”, shpjegon Katerina Harvati e universitetit Tubingen në Gjermani, bashkautore e studimit të publikuar sot në revistën “Nature”. Një fragment nofulle i një homo sapiensi të gjetur në një gropë në Izrael përkonte me një periudhë që lëvizte nga 177 000 në…
Nga Ben Andoni Deklarata e ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 1997 se e shihte Italinë si një “protektor” të Shqipërisë pati një ndikim jo shumë të madh në atë kohë. E lidhur me qëndrimet disi jashtë protokollit të kryeministrit, që kishte kaluar vitet e fundit në burg, ajo tregonte se Shqipëria pas çrregullimit social, kishte probleme edhe me identitetin shtetformues të liderave të saj. Në fakt, Shqipëria e drobitur nga përplasjet e mëdha sociale dhe nga kriza që desh e rrënoi e kish çuar shpesh në vëmendje këtë fakt përmes individëve të ndryshëm. Analistë të ndryshëm të huaj, por edhe shqiptarë të…
Autobusët pa kondicioner, trafiku që s’mbaron kurrë, radha e gjatë në qendër tregtare, ajo puçrra e shpifur që ju doli një natë para darkës së rëndësishme me njërin etj etj, janë të shumta arsyet që mund t’ju bëjnë të humbni toruan, por të pakta shenjat e horoskopit që shpërthejnë me të parën. Ose më saktë 5 janë ata që bëhen me nerva sa hap e mbyll sytë, por edhe ju bie inati brenda 30 sekondash. Mund të jenë dhe nga ata persona, të cilët nuk të lënë gjë pa të thënë në nerva e sipër dhe pasi kuptojnë gabimin të…
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, duket se nuk po i rëndojnë edhe shumë ditët e arratisë, por përkudnrazi, po shijon ditët e tij të azilit në Hungari. I dënuar me dy vite burg nga gjykatat e vendit, të arratisurit Gruevski, nuk i mungon fare jeta larg vendlindjes. Ish-kryeministri azilant, Nikolla Gruevski është parë në shoqëri të një brune atraktive, në një event i Odës Ekonomike Italiane në Hungari. Sipas mediave hungareze, gruaja që shoqëroi Gruevskin gjatë eventit të biznesit në Budapest është modele.
Ditën e sotme bëri përshtypje fakti se në seancën stërvitore të Interit në Lugano, nuk merrte pjesë Mauro Ikardi. Në fakt, dihet se situata mes tij dhe klubit zikaltër është e tensionuar, megjithatë pritej që palët të prisnin të qeta verdiktet e merkatos, duke qenë se argjentinasi është i sigurt drejt largimit. Megjithatë, bashkëpunimi edhe për ditët e mbetura duket i pamundur, teksa së fundmi Interi ka njoftuar se sulmuesi do të kthehet në Milano. Futbollisti do të vazhdojë përgatitjet para sezonale i vetëm ndërsa tashmë nuk do të marrë pjesë as në turin aziatik. “ Ikardi do të kthehet…
Trejsi Sejdini është një nga vajzat më të komentuara shqiptare në mediat rozë për shkak të linjave të saj dhe fotove provokuese që poston. Është e ditur tashmë që ajo është fanse e muzikës hip-hop dhe shpesh poston video duke kërcyer në mënyrë sensuale. Së fundmi, nga foto që miss-i shpërndan në profilin e saj në Instagram, duket se po i kalon pushimet në Rio de Janeiro të Brazilit. Në një video të fundit të publikuar ajo shfaqet me tanga të zeza dhe një bluzë të shkurtër duke kërcyer “nxehtë”.
Dhimbja e shpinës mund të ndihet në çdo pjesë përgjatë shpinës, duke filluar nga qafa e deri tek ijet, megjithëse më e zakonshme është në pjesën e fundme të shpinës. Dhimbja mund të jetë nga e lehtë e deri në më të rëndë, varësisht nga ajo se çfarë është duke e shkaktuar atë, transmeton Telegrafi. Për shumicën e njerëzve, qëndrimi i dobët dhe ngritja e peshave të rënda mund të jenë burim i kësaj dhimbje. Megjithatë, një studim i ri thotë se edhe duhanpirësit janë trefish më të prirë të kenë dhimbje kronike të shpinës. Ky studim është publikuar në…
Gjykata e Krimeve të Rënda ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Hysnie Hoxhallarit dhe Kasëm Pirjasit të arrestuar për vrasjen makabër të Selkie dhe Olsi Hoxhallarit në Vlorë. Dy të pandehurit që kishin një lidhje jashtë martesore me njëri-tjetrin, do të përballen në gjyq me akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare e kryer në bashkëpunim dhe moskallëzim krimi. Selkie dhe Olsi Hoxhallari u vranë mbrëmjen e 21 Janarit të kaluar, në shtëpinë e tyre në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Ata u masakruan me sëpatë dhe më pas banesës iu vu flaka për të fshehur gjurmët.…
Ku po i kaloni këto ditë të nxehta korriku? Është mëse logjike dhe kuptohet lehtë që të rinjtë shqiptar nuk po i kalojnë pushimet nëpër jahte luksozë, resortet e shtrenjtë apo ishujt privatë. Maksimumi që mund të kalojnë të rinjtë në vendin tonë është të shkojnë me familjen në det, në detin sa më të afërt që kanë, ose një ditë në pishina me shokët e të kthehen sërish në shtëpi. Por ndryshe nga jeta modeste që bën përqindja më e madhe e të rinjve në vendin tonë, “Fëmijët e të pasurve”po shijojnë çdo gjë që ne mund ta shohim…