Author: tirana

E veshur vetëm me të brendshme dhe me shikimin nga dritarja, ish-kandidatja për deputete, Arnida Capi ka tërhequr gjithë vëmendjen me setin e radhës. E njohur si ish-sekretarja e Spartak Ngjelës, Arnida ka konkurruar në garën për deputete në vitin 2013, por nuk arriti të fitonte. Duket se Arnida nuk e ka gjetur veten në politikë dhe në profilin e saj në rrjete sociale nuk mungojnë fotot provokuese.

Read More

Nga Lorenc Vangjeli E ka shpjeguar Ismail Kadareja, e besonte Lasgush Poradeci, e ka paradëshmuar edhe gjermani i famshëm Gëte dhjetra vjet më parë. Thelbi i idesë së tre kolosëve të letërsisë dhe shumë sivëllezërve të tyre letrarë, është se poetët janë përgjegjës për gjithçka ndodh në botë dhe se shkrimtarët janë në gjendje të dëgjojnë shungëllimin e barit që rritet, por mund të mos ndjejnë zhurmën e revolucionit që gjëmon mbas shpinës së tyre. Sepse bari dhe evolucioni, kanë fytyrë më njerëzore se revolucioni dhe se ndoshta, të dy së bashku, edhe bari, edhe evolucioni, nuk i bëjnë dëm…

Read More

Klubi korçar ka vendosur të dalë në një deklaratë për mediat pas vendimit të Gjykatës Sportive, CAS, ku e përjashtoi ekipin bardhekuq për 10 vitet e ardhshme nga çdo kompeticion Europian si dhe 1 milion euro gjobë. Sipas tyre, edhe pse vendimi është marrë, në zyrat e tyre nuk ka shkuar ende komunikimi zyrtar. Klubi korçar e konsideron proçesin ndaj tyre si të dyshimtë, ku i gjithë proçesi ndaj tyre ka qënë i paragjykuar, i njëanshëm dhe i paracaktuar që prej vitit 2016. Reagimi i plotë:Pasi jemi njohur me përmbajtjen e buletinit mediatik të CAS, datë 12.07.2019, lidhur me ankimin e bërë…

Read More

Pak ditë më parë presidenti Ilir Meta publikoi një video nga Sarajeva teksa përkëdhelte dhe mbante në dorë një qen. Ndërkohë, kryeministri Rama sot ka publikuar foton e ditës teksa ndodhej në një fermë blegtorale në Libofshë. Rama ka prekur në kokë një viç dhe e ka shoqëruar foton me përshkrimin “Foto e ditës”. Kujtojmë se javën e kaluar, qeveritarët u gjendën përballë “sfidës” së notit. Mbase ngjashmëritë mes postimeve të dy politikanëve janë thjesht rastësi ose kjo është një taktikë e re komunikimi mes tyre.

Read More

Dorea Robelli, 14-vjeçe, është shpallur kampione e kantonit të Zyrihut në garën e Matematikës. Lajmin për kampionen nga Kosova e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook. “Më lejoni tua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në Matematikë! Po, në matematikë. Dorea është 14-vjeçare. Mbajeni mend këtë emër!”, ka shkruar Çitaku Ajo ka shtuar që sukseset e shqiptarëve nuk janë vetëm në sport e art por edhe në shkencë.“Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me sukese të shumta në art…

Read More

I vetëquajturi “Gjenerali”, Nehat Kulla, është liruar nga qelitë e burgut. Nehat Kullës i ka përfunduar dënimi me 20 vite burg për vrasjen e Halim Gjuzit, dënim i cili ishte dhënë në vitin 1998-të. Halim Gjuzi ishte shoferi i ish-zv/ ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla nga sot është i lirë, pavarsisht se dyshohet për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale në vitet 1997-1998, por që nuk u gjetën prova nga drejtësia. Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë…

Read More

Stadiumi “Arena Kombëtare” është drejt përfundimit. Teksa janë mbyllur punimet me tribunat dhe fasadat e jashtme, është vendosur ndriçimi, tashmë ka mbetur montimi i stolave dhe shtrimi i fushës me bar natyral. Në një video të publikuar nga “Shqip Stadium” shihen fragmente teksa po punohet intensivisht për të shtruar barin natyral. Mjetet e rënda ndodhen brenda impiantit kryeqytetas duke niveluar shtresën e parë të fushës. Kujtojmë që “Arena Kombëtare” do të jetë një nga stadiumet më të bukur në rajon, kur pritet të përfundojë në muajin shtator.

Read More

Deputetët e rinj të opozitës parlamentare që u bënë pjesë e parlamentit pas 16 shkurtit të këtij viti kanë ngelur sërish anonimë. Të rinj të papunë, të moshuar në prag pensioni, servilë të kryetarëve të partive apo edhe drejtues partish pa elektoral ‘vrapuan’ pas thirrjes së KQZ-së për të marrë mandatin e deputetit. Pasi ishin përbetuar për rrëzimin e kryeministrit Ramës në zgjedhjet e vitit 2017, pas hyrjes në parlament shumë prej tyre bashkuan votat në çdo ligj apo vendimmarrje të iniciuar në PS. Shumë shpejt, shumë prej tyre harruan betimet e për opozitë ‘të hekurt’ e ‘të vërtetë’ dhe…

Read More

Më 27 Maj 2018, në Zakyntho të Greqisë u shënua një ngjarje e rëndë, ku djali shqiptar vrau babain e tij 70-vjeçar. Prej një viti vijon gjyqi për 27-vjeçarin shqiptar. Një ditë më parë, Aleksi doli para Gjykatës ku u zhvillua seanca e mbrojtjes dhe pranoi krimin. Megjithatë, ai tha se nuk dëshironte të vriste babain, por ishte i detyruar për shkak se e dhunonte vazhdimisht. “Nuk doja të vrisja babain. Ai ngjalli zemërimin tim. Druri që haja unë dhe familja ime më çuan në këtë pikë, unë kurrë nuk kam lënduar askënd. Nuk kishte ditë që gjakosesha nga hunda dhe…

Read More

Infeksionet e transmetuara seksualisht janë një shqetësim i madh individual, shoqëror dhe i shëndetit publik. Kostot e tyre sociale, shëndetësore dhe ekonomike janë të konsiderueshme dhe ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e individëve si dhe marrëdhënieve në shoqëri. Kuptimi i natyrës dhe përcaktuesve të kësaj barre shërbejnë që publiku dhe politikëbërësit të kuptojnë rëndësinë e menaxhimit të duhur të burimeve të pakta shëndetësore. Sipas vlerësimeve të OBSH-së, në vit hasen mbi 500 milionë raste të reja të infeksioneve seksualisht të transmetueshme të shërueshme midis të rriturve të moshës 15-49 vjeç. Në këto infeksione ku pjesën më të madhe e zënë…

Read More

Administrata publike do t’i nënshtrohet shtatë ndryshimeve të rëndësishme gjatë gjysmës së dytë të vitit 2019. Kështu parashikon një rezolutë detyruese që ka hartuar Kuvendi i Shqipërisë për Departamentin e Administratës Publike. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka analizuar veprimtarinë vjetore të DAP për vitin 2018, ndërsa ka hartuar në rezolutë me 7 detyra, të cilat duhet të realizohen gjatë vitit 2019. Detyra e parë në dokumentin që pritet të miratohet nga Parlamenti, parashikon ndëshkimin e nëpunësve civilë të cilët kanë demostruar sjellje në kundërshtim me ligjin gjatë fushatave zgjedhore. Në shënjestër do të jenë punonjësit që kanë marrë pjesë në…

Read More

Eva Murati dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, nisën të dukeshin nëpër media si çift diku rreth 2013-ës, kur filluan të publikoheshin fotot e tyre bashkë. Asokohe Eva njihej si modele por vendosi ta ndryshojë drejtimin e karrierës së saj duke u bërë prezantuese e emisioneve sportive në “Tring”. Duke qenë tashmë të dy personazhe të njohur, Eva dhe Genari shfaqeshin shpesh në media për postimet në rrjetet sociale. Por, me të ndaluar postimet, u duk se çifti nuk ishte më një. Vitin e kaluar, mediat shkruan se Eva dhe Genari ishin ndarë pas 8 vitesh bashkë, megjithatë asnjëri prej…

Read More