Author: tirana

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, publikoi sot një dokument në rrjetet sociale, ku tregonte se kishte fituar gjyqin në Itali, përballë Jamarbër Malltezit. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i këtij të fundit i cili në një reagim në rrjetet sociale, i drejtohet Ballës me gjuhë kërcënuese teksa shkruan “Të këshilloj mos ta përmendësh shumë, se ti e di mirë sa e gjatë është rradha e atyre që janë gati të të japin një mësim më të mirë”. Postimi i plotë i Malltezit: Tualet, nuk desha të ta tund në hundë këtë punën e vendimit për…

Read More

Eurodeputeti gjerman David McAllister dhe njëkohësisht reporteri për Serbinë në Parlamentin Europian, është rizgjedhur si Shefi i Komitetit për Politikën e Jashtme në PE. Pas kësaj McAllister nuk do të jetë më raporteri për Serbinë. Ndërsa reporterët e rinj për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, do të zgjidhen në muajin shtator. Kujtojmë se, reporter për Shqipërinë deri në zgjdhjet e majit ka qenë ish-eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, i cili nuk mundi të rizgjidhej sërishm dhe në këtë mënyrë pritet të largohet duke ia lënë vendin një tjetër personi. Kush është David McAllisterNë vitin 2001 ai zgjidhet Kryetar Bashkie…

Read More

Të paktën 3 mijë muxhahedinë që ndodhen në Shqipëri do të kenë “qytetin” e tyre. Është inauguruar sot kampi Ashraf 3 që ndodhet në afërsi të Manzës, 30 km larg Tiranës. Pamjet nga brenda tregojnë për një kamp gjigant, që do të plotësojë nevojat e kësaj organizate. Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje.

Read More

Opozitarizmi, nxitja, tronditja dhe mohimi që arrin në kulmin e thjeshtësisë edhe pas fitores ilustron historinë e të majtës perëndimore, nga SHBA-ja e deri në pjesën më të madhe të Evropës, gjatë këtyre pesë viteve të fundit. Pas dekadash jashtë qendrës së politikës, ata kanë befasuar veten dhe kanë ngazëllyer miliona, me një mesazh zgjedhor që ka dhënë një rrugëzgjidhje për shumëçka. Tani ata duhet të kuptojnë se çfarë të bëjë me besimin dhe kredibilitetin e investuar në to. Politikanwt e sw majtws zakonisht luftonin për të drejtën. Tani ata duhet të luftojnë për pushtet. Duke zhvilluar një strategji për…

Read More

“Jam shumë pranë familjeve të dy të rinjve, nuk më intereson fare se çfarë do të më ndodhë mua. Ajo që do të më ndodhë do të jetë e drejtë”. Kështu mësohet të jetë shprehur nga burgu i Modenas, Irina Vetere, ndërkohë që nuk pushonte së qari. 30-vjeçarja ndodhet në burgun e grave që prej 4 Korrikut, me akuzën e vrasjes së dyfishtë rrugore. Mbrëmjen e 30 Qershorit, ajo i jepte makinës në gjendje të dehur dhe po kthehej në shtëpinë e saj në Quatro, kur në Statale 45, në afërsi të një diskoteke përplasi për vdekje dy 20-vjeçarët shqiptarë, Ergi…

Read More

Nga Veton Surroi 1. Një shok imi nga gjimnazi, zakonisht në pikun e verës sikur jemi tani, bënte pyetjen që nuk e priste kush e ndoshta as ai vetë: – E, çka do të bëjmë për Vit të Ri? Kjo u shndërrua në barsoletë rituale dhe verë pas vere prisnim ditët më të nxehta të verës për të krijuar pauzën dramatike, për të gjetur momentin kur nuk kishte kush rrëfim për të treguar a propozim për të dhënë dhe dikush prej nesh do ta shtronte pyetjen: – Po, për Vit të Ri si do t’ia bëjmë? Barsoleta u shpërnda gjithandej familjeve…

Read More

Ka qenë në pritje të vendimit për marrjen e dënimit kur dy djemtë kanë sulmuar vrasësin e dyshuar të nënës së tyre. Ngjarja ka ndodhur në një gjykatë në Ohajo, Dale Williams, 62 vjeç, ishte në pritje të dënimit në Youngstown për vrasjen e 46-vjeçares Elizabeth Pledger-Stewart. E gjithë situata është filmuar nga kamerat e gjykatës kus shihet se si dy të rinjtë e tërheqin të dyshuarin për ta goditur më pas në kokë. Për këtë veprim të dy vëllezërit u dënuan me 30 ditë burg, ndërsa i dyshuari u dërgua në spital. Linku ku mund te gjeni videon

Read More

Fifi është përballur shpeshherë me komente fyese në rrjete sociale për shkak të peshës së saj trupore. Këngëtarja nuk u është kthyer ndjekësve asnjëherë me të njëjtën monedhë, por përmes komenteve të tyre ka dhënë mesazhe shumë domethënëse. Ajo ka treguar gjithmonë se ndjehet shumë mirë me veten dhe se nuk i interesojnë aspak fjalët e atyre që e gjykojnë për pamjen fizike. Ndërsa së fundmi Fifi i ka ironizuar të gjithë ata që i përmendin përmasat trupore dhe më pas ka marrë mbështetjen e gjithë fansave të saj. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto të saj, në të…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Nga një projeksion që i bëra votave, bazuar në një sondazh që zhvillova ditët e para të korrikut, rezultonte që, nëse zhvillohen zgjedhje parlamentare sot, PS-ja dhe satelitët e saj tradicionalë (PSD+PDS+etj.) marrin gjithsej rreth 760 mijë vota, ose 22% të votave të 3.55 milionë zgjedhësve në lista. Ndërkohë, PD-ja dhe satelitët e saj tradicionalë (PR+PDIU+LZHK+PDK+PBDNJ+etj.) marrin gjithsej rreth 635 mijë vota, ose 18% të votave të zgjedhësve në lista dhe LSI-ja merr rreth 85 mijë vota, ose 2% të votave të zgjedhësve në lista. Dhe problemi elektoral afatgjatë i PD-së është se PS-ja dhe satelitët e…

Read More

Nderohet peshëngritësi kampion i Europës Briken Calja nga qarku i Elbasanit me titullin “Nderi Qarkut”. Në cermoni ishin te pranishëm miq, sportistë si dhe politikanë të shumtë mes të cilëve, deputeti PS, Taulant Balla, ish-kryebashkiaku I Elbasanit Qazim Sejdini, apo dhe ai i Cërrikut, Altin Toska që vjen nga radhët e LSI. Në fjalën e mbajtur të pranishmit vlerësuan figurën sportistit Calja si një sportist që nuk ka nderuar vetëm qarkun e Elbasanit por të gjithë Shqipërinë. Ndërsa deputeti Balla u shpreh se vlersimi për Brikenin është shtysë për mazhorancën që të kontribuojë për sportistë elitare.

Read More

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij më 16 qershor të këtij viti. Mediat britanike raportojnë se 45-vjeçari Fatos Xheta u ndalua dy ditë më parë nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij, 35-vjeçares Safie Xheta, e cila u gjet në banesën e saj e pajetë më 17 qershor. Pas hetimeve të para autoritetet ngritën dyshime se ka qenë pikërisht 45-vjeçari, ai që ka goditur me thikë 35-vjeçaren. Këtë të premte ai ka dalë para trupës së Gjykatës në Oxford. Data e fillimit të gjyqit është caktuar për në 2 dhjetor, por ai…

Read More

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur sot në mesditë, kryetari i Demokratëve Lulzim Basha, u ka thënë të vetëve se forca e tyre politike nuk është gati të hyjë në zgjedhje të parakohshme. Burime të sigurta të Politiko.al bëjnë me dije se kryetari Basha në komunikimin me ‘kupolën’ politike të partisë ka shprehur, për herë të parë, një shqetësim që është artikuluar në qarqet kundërshtare të opozitës, por është marrë si diversion, ai se forca kryesore anti-qeveritare nuk është gati për një garë zgjedhore, pavarësisht shqetësimeve, të ligjshme nëse ke parasysh përgjimet e BILD se në Shqipëri…

Read More