Një shqiptar që luftonte për llogari të ISIS ka humbur jetën sot në Siri. Shqiptari nga Kosova është identifikuar si Rron Emini, dhe ishte pjesë e grupit ‘Al Nusra’. Lajmi është bërë publik edhe edhe nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë, që njftoi se kishte informacione se një shtetas kosovar kishte humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Siri. Mediat në Kosovë shkruajnë se shqiptari kishte shkuar në Siri tre vjet më parë. Deri më tani sipas informacioneve janë 70 shqiptarë nga Kosova që kanë humburjetën, ndërsa janë 400 të tillë që kanë shkuar të luftojnë në krah të…
Author: tirana
Gazetari 70-vjeçar Mitro Çela është zhveshur. Teksa jemi pothuajse në mesin e verës, Çela ka menduar ta kalojë nxhetësine e kësaj stine duke pozuar vetëm me mbathje përpara pasqyrës. Çela ka zgjedhur të postojë dy foto në profilin e tij në Facebook, ku shihet vetëm me të brendshme. Krahas fotos gazetari shkruan: Nudo skarco. Mall pa vlerë: As shitet e as blihet?!
Sonila Meço njihet si një nga figurat më pozitive të ekranit dhe pavarësisht se ka vite që është pjesë e tij imazhi i saj ka mbetur thuajse i njëjti. Në fakt duket se që prej adoleshencës së saj, moderatorja e njohur ka arritur të ruajë tiparet e bukura që e karakterizojnë. Ditën e sotme Sonila ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të saj të shkrepur shumë vite më parë, kur ajo ka qenë 13 vjeçe. Asokohe moderatorja e njohur ka qenë pjesë e ekipit të “Partizanit” në volejbollin e femrave dhe duket se prej aktivitetit fizik ka arritur të fitojë…
Në rubrikën “Shqipëria pa filtra” kamera e emisionit BOOM është ndalur në Paskuqan, aty ku jeton familja Pirra e përbërë nga 9 anëtarë. Varfëria dhe sëmundjet e disa pjesëtarëve te familjes janë sfidat që duhet të përballojë çdo ditë Hanke Pirra. E moshuara ka nje djalë invalid, i cili ka më shumë se 30 vite që nuk lëviz nga krevati dhe nuk e ka parë dritën e diellit. Ndërsa djali tjetër, i cili pas martesës ka dhe 3 fëmijë, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Hapësira ku jeton familja me 9 anëtarë është 2 dhoma, ndërsa për të siguruar jetesën…
Në 1854 u zhvillua konkursi i parë i bukurisë dhe që atëherë ende sot e kësaj dite përpiqen çdo vit, që të zbulojnë vajzën më të bukur të Universit. Këto janë disa foto të vjetra të kryera vite më parë dhe jemi të sigurt se nuk është aspak ashtu siç iu e prisni!
Sot është puntata e fundit e emisionit “Ftesë në Pesë” në Top Channel, të moderuar nga Bieta Sulo. Duke marrë parasysh se sezoni i ri televiziv do të sjellë në shtator ndryshime në ekran, si në programe ashtu edhe imazhe, është vendosur në pikëpyetje edhe e ardhmja e Bietës. Megjithatë, kjo e fundit ka bërë me dije se do ta shohim në ekran me të njëjtin emision, që sipas saj u prit mjaft mirë nga publiku. Ndërkohë, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese moderatores.
Letra e shumëkomentuar që shkroi Tupac për Madonnën në vitin 1995 do të dalë në ankand ndonëse mbretëresha e popit është shprehur vazhdimisht kundër një vendimi të tillë. Sipas “Rolling Stones”, letra e ndarjes do të dalë në ankand më 17 korrik duke filluar me një shifër prej 100 mijë dollarësh. Megjithatë, ekspertët thonë se mund të shkojë rreth 200 mijë-300 mijë dollarë. Madonna e humbi betejën ligjore për të ndaluar daljen e letrës në ankand, një vit më parë. E megjithatë në vitin 2018 mikesha e Tupac, Darlene Lutz nxorri në ankand 22 sende personale, ku përfshiheshin kaseta dhe…
Mjeku Isuf Kalo promovoi librin “Blloku, rrëfimi i mjekut personal i Enver Hoxhës”. Në këtë botim autori sjell fragmente kujtimesh, mbresa ngjarjesh të jetuara dhe reflektime e analiza, në të cilat sjell përpjekjen e tij, për të vlerësuar në mënyrë retrospektive, pa nostalgji dhe pa mllef, atmosferën dhe jetën e banorëve të Bllokut. Gjatë promovimit vet autori i librit Isuf Kalo rrëfen se kjo iniciativë e tij, nuk është as për të bërë histori shkencore apo letërsi të mirëfilltë, por është thjeshtë rrëfimi i një mjeku, që ka qenë shumë pranë personazheve të bllokut. “Ky libër nuk është histori në…
Si flirtojnë vajzat dhe djemtë në Tiranë? Kjo ka qenë tema e bisedës në ‘Vizionin e Pasdites’ me Evi Reçin pasditen e djeshme. Të ftuar për të folur rreth kësaj teme kanë qenë gazetarët Rudi Hizmo, Kilda Hysenbegasi dhe Zhaklina Lekatari. Të tre kanë nisur të rrëfjenë eksperiencat e tyre me flirtin dhe është vënë re se nuk kanë qenë fort të ngjashme. Për Zhaklinën flirti ndodh kudo, nuk ka ditë apo natë, mund të ndodhë në një ambient pune ashtu sikurse mund të ndodhë edhe në club. Ndërkohë ajo tregon se shqiptarët, sidomos meshkujt, nuk e kanë të zhvilluar…
Balerina e suksesshme Klaudia Pepa nuk rresht së provokuari. Ajo ka postuar së fundmi në rrjetin social “Instagram” një foto të realizuar buzë detit ku shfaqet me bikini minimaliste dhe tepër në formë. “Më quaj luleshtrydhe”-ka shkruar Klaudia krahas fotos, duke i ngacmuar kështu ndjekësit edhe me fjalë. Risjellim në vëmendje se prej disa vitesh Klaudia po zhvillon karrierën e saj artistike si balerinë në Itali.
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Londrës. Mësohet se Linda Rama do të shkojë në Britani për të marrë pjesë në Samitin botëror të Gruas. Lajmin e bën të ditur vetë Linda në një postim në Twitter, ku jep edhe një mesazh të rëndësishëm. ‘Ëndrrat mbeten ëndrra nëse nuk veproni! #globalwomensummit #dreambig Shihemi në Londër, 13-14 korrik, Samiti Botëror i Gruas !’, shkruan bashkëshortja e kryeministrit.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho iu përgjigj “zërave”, të cilët kanë pohuar se partitë kryesore PS-PD po përgatiten për një marrëveshje të re politike. Në News24, ai tregoi se Partia Demokratike është e vendosur dhe nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje pa u larguar Rama nga posti i kryeministrit. Sipas tij, beteja kryesore e selisë blu dhe opozitës në tërësi është krijimi kushteve që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje të lirë dhe të votojnë pa patur ndikime. “Ky është një spekulim i pastër që vjen nga rrethet e kryeministrit Edi Rama. Për të dalë nga kjo situatë hedhin shashka…