Policia greke ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar pasi kishte ngritur një laborator të pajisur me gjithë mjetet e nevojshme për prodhimin e dokumenteve false. Shqiptari është zbuluar nga policët e krimit të organizuar dhe trafikimit njerëzor të Sigurisë në Atikë të Greqisë. Ai akuzohet për veprat penale të falsifikimit, pranimit dhe asgjësimit të mallrave të vjedhura, posedim të dokumenteve të udhëtimit të palëve të treta, si dhe për armëmbajtje pa leje. Shqiptari 50-vjeçar është identifikuar dhe arrestuar jashtë shtëpisë së tij në Heliopolis. Sipas policisë, mësohet se shqiptari, sipas dokumenteve që posedonte, përdorte tri identitete greke, një pasaportë greke, një…
Author: tirana
Një nga një, ata ishin zhdukur nga dhoma e konferencave në katin e 25-të të kullës Trump. Ishte e premte, më 7 tetor 2016, dy ditë para debatit të dytë presidencial. Udhëheqësi i New Jersey, Chris Christie, duke luajtur rolin e Hillary Clinton, ishte i vendosur pranë kundërshtarit të tij në një tryezë konferencash; Kryetari i Komitetit Republikan Kombëtar, Reince Priebus, i cili duke vepruar si moderator, u pozicionua direkt nga Donald Trump. Pjesa tjetër e vëzhguesve-sekretarja e shtypit Hope Hicks, shefi ekzekutiv i fushatës Steve Bannon, menaxherja e fushatës Kellyanne Conway, zëvendës- menaxheri i fushatës, David Bossie, dhëndri Jared…
Të gjithë maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në një prej institucioneve të arsimit të lartë në vend, tashmë mund të njihen me mesataren që duhet të përmbushin për çdo degë. Ndryshimi në vendimin nr. 295 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2019-2020” ka hyrë në fuqi.
Në intervistën e parë pas lirimin, ish-deputeti demokrat Bardh Spahia shprehu vendosmërinë e tij për t’i shkuar deri në fund çështjes së ndalimit të padrejtë sipas tij, duke çuar në gjykatë personat përgjegjës, dhe këtë tha Spahia nuk e bën vetëm për vete, por për të gjithë protestuesit e mbështetësit demokratë, që siç u shpreh janë ndaluar në mënyrë të padrejtë. “Është e tmerrshme të shikosh se si qytetarë të thjeshtë, qytetarë të ndershëm të këtij vendi, janë ndaluar pa asnjë argument, janë burgosur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme sikur ne të ishim pjesë e një vendi diktatorial.…
Pas stuhisë së fuqishme me shtatë viktima e qindra të plagosur dhe zjarreve masive, këtë pasdite Greqia është goditur dhe nga një tërmet i fortë. Mediet greke raportojnë se një tërmet 5.2 ballë i shkallës Riheter ka tronditur sot veriun e Greqisë, shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit Stanos dhe 45 km larg Prevezës. Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe janë ndjerë edhe në territorin shqiptar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale apo në njerëz.
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, “Associated Press” (AP) ka publikuar arkivat e lajmeve të saj të publikuara në vite. Mes materialeve ka dhe mjaft video interesante nga viti i mbrapshtë në Shqipëri, 1997. Në videon më poshtë, që i përket marsit të viti ’97, jepen pamje nga Tirana në netët kur shpallej gjendja e jashtëzakonshme dhe gazetarëve të huaj u sugjerohej të qëndronin vetëm brenda në hotele për shkak të pasigurisë.
Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka zgjedhur të kalojë fundjavën larg kryeqytetit dhe zhvillimeve politike. Ajo ka postuar një portret të ëmbël familjar ku shfaqet për herë të parë me vajzën saj edhe bashkëshortin pranë bregdetit.
Më 28 dhjetor të 2018, Kryeministri Rama do të riformatonte qeverinë e tij duke kryer ndryshime të mëdha. Në mbledhjen e Asamblesë së asaj dite, Rama do të bënte publik vendimin për të larguar nga qeveria ministrat që kishin mbi 5 vite në Qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet prekënr edhe postin e zv/kryeministrit, kunë vend të Senida Mesit u emërua Erion Braçe. Nga kjo mbledhje “shpëtuan” Sandër Lleshaj, Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një…
I lindur në Austri, por me origjinë nga Dukagjini i Kosovës, boksieri Petrit Mazrekaj pa asnjë humbje deri më tani, po bën përgatitjet për fitoren e radhës. Ndeshja e tij e radhës ka zgjuar kureshtje të madhe pasi kundërshtari i tij pritet të jetë Velko Razhnjatoviç, djali i kriminelit serb Arkanit. Razhnjatoviç e ka ftuar Mazrekajn në Beograd, por ky i fundit refuzon për shkaqe sigurie. Ai ka përjashtuar edhe Bosnjën si mundësi ndërsa si opsione mbeten Kroacia dhe Gjermania.
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan ku një këmbësore është përplasur nga një mjet tip “Volkswagen”. Ajo ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për një ndihmë më të specializuar mjekësore. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari me iniciale J.GJ nga Elbasani, ra në prangat e policisë.
Një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për pronën me fqinjin e tij. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Domje. I.T. u plagos me sëpatë nga fqinji i tij B.A.62-vjeç i cili siç njofton policia ishte edhe në gjendje të rënduar psiqike. Ai u arrestua nga policia. Ndaj 62-vjeçarit rëndon akuza “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.
Një i ri nga Nigeria të cilit iu mohua azili në Gjermani, u hakmorr duke thyer xhamat e 12 automjeteve të parkuara, me një dëm afërsisht në 50 mijë euro. Një video e incidentit u shfaq në rrjetet sociale. Pas arrestimit, 19-vjeçari dha “deklarata konfuze”, sipas zyrtarëve të policisë bavareze. Tashmë, ai vërtet do të qëndrojnë në Gjermani, por në burg.