Një 11-vjeçar ka mahnitur jurinë me talentin e tij në ‘America’s Got Talent’. U përball me përqeshjen në shkollë pasi kishte kancerin, tani mahnit jurinë e America’s Got Talent’. 11-vjeçari Tyler Butler-Figueroa u prezantua në kompeticionin shumë të shikuar amerikan, ku dhuroi shumë emocione në sallë. E kjo jo vetëm për shkak të talentit të tij në luajtjen e violinës, por edhe për shkak të historisë së tij prekëse. Tyler nga Karolina e Veriut u tregoi anëtarëve të jurisë se pasioni i tij për violinën kishte nisur si një tentativë për t’u larguar nga talljet në shkollë, kur atij i…
Author: tirana
Dy klubet milaneze të futbollit “AC Milan” dhe “Interi i Milanos”, propozuan sot bashkërisht ndërtimin e një stadiumi të ri në kryeqytetin ekonomik të Italisë (Milano), një projekt me vlerë 1,2 miliardë dollarë. “Dy klubet prezantuan sot në administratën bashkiake të Milanos, një projekt fizibiliteti teknik dhe ekonomik të një stadiumi të ri për Milanon”, thuhet në një komunikatë të klubeve milaneze. Kjo kërkesë përfaqëson hapin e parë zyrtar të dy klubeve që propozojnë ndërtimin e një stadiumi të ri që ka rreth 60 000 vende të ulura, në një zonë pranë stadiumit aktual.
E bukur, tërheqëse dhe e suksesshme, Beyonce kudo që shkon nuk ka si të mos e marrë vëmendjen. Por këtë herë bujën në media nuk e ka patur e vetme. 37 vjeçarja është shfaqur në premierën e filmit “The Lion King” bashkë me vajzën e saj Blue Ivy. Veshjet e tyre u bënë kryefjala e mediave rozë, jo vetëm sepse dukeshin rrëzëllitëse por edhe sepse ishin të kombinuara me njëra tjetrën. Me një xhaketë fustan të përshtatur me sandale dhe bizhuteri të rënda ylli I popit e përshkoi tapetin e kuq bashkë me 7-vjeçaren. Beyonce është pjesë e filmit “The…
Në emisionin “Stop” janë trajtuar shpesh herë problematikat dhe mashtrimet që ka bërë shoqëria “Brilant sh.p.k”, me administratore dhe ndërtuese Nadire Qinami. Këtë herë konflikti është mes pronarëve të truallit ku është ndërtuar një pallat dhe ndërtueses Qinami. Në 2008 familja Turku lidhi një kontratë sipërmarrjeje me këtë të fundit. Pronarët i dhanë 403 m2 tokë truall dhe do merrnin 510 m2 ndërtim në pallatin që do të ndërtohej. “Unë jam trashëgimtari i familjes Turku dhe kemi një pronë prej 403 m2 truall prapa çerdhes nr. 35, këtu në Tiranë. Ne e kemi trashëguar dhe e kemi me certifikatë pronësie…
Të gjithë kanë porositur diçka online së paku një herë. Dhe pothuajse çdo blerje si kjo është një lotari: a do të dërgojnë pikërisht ato që premtuan? Rastet më poshtë tregojnë të kundërtën
Vdekja e sheiku Khalid Al Qasimi nxori në pah jetën e shthurur të djemve arabë në Londër. Sipas “The Sun”, miliarderët e “arit të zi” paguajnë deri në 65 mijë paund në natë për të vajzat e Instagramit. Gjithçka është shumë e thjeshtë për ta, pasi lekët tërheqin njësoj si flakët. “Ata thjeshtë japin porosinë. Shohin një vajzë që pëlqejnë dhe më dërgojnë profilin e saj. Është kaq e thjeshtë. Ata i gjejnë vajzat ose nga miqtë e tyre që i kanë rekomanduar, ose marrin ato që njihen për këtë lloj biznesi. Unë flas me vajzën, i jap çmimin, datën…
Këngëtarja Flaka Krelani zbuloi në emisionin “Bukë me vete” se këngët më të bukura i ka shkruar duke pirë. Në një intervistë për moderatoren Roza Lati, Flaka shoqërohej nga motra e saj Qëndresa, e njohur si Qeqa dhe motrat u bënë pjesa e sfidave dhe lojërave të ndryshme. Mes të tjerëve, këngëtarja u shpreh se, “këngët më të bukura, unë i shkruaj duke pirë birrë”. Ajo tregoi se ka bashkëpunuar me producentin e njohur Mixey për të sjellë një këngë komerciale, e cila pritet të dalë në treg shumë shpejt. “E kam një këngë tjetër me producentin Mixey, që ka…
Megjithëse ka preferuar ta mbajë larg syrit të mediave jetën e saj private dhe lidhjet e dashurisë, Era Rusi ka folur këtë pasdite në emisionin “Trokit” për detaje të pathëna nga jeta e saj. Edhe pse nuk ka treguar nëse aktualisht eshtë apo jo në një lidhje dashurie, këngëtarja ka pranuar se në një marrëdhënie përfshihet shumë dhe jep gjithçka nga vetja, ndaj mendon se këtë gjë ja marrin për të mirëqenë. E pyetur nga moderatori Ermal Peçi nëse i është kthyer ndonjë nga ish-at dhe a kanë qarë për të, Era ka pranuar: “Të gjithë, kanë qarë. Po se…
Shumë njerëz e njohin mafien italo-amerikane, nga filma të pavdekshëm si “The Goodfather”, apo “Goodfellas”. Por ajo që ndoshta nuk dini, është se mafia nuk do ta kishte arritur kurrë ndikimin që ka pasur dhe ka, po të mos ishte për një njeri: Charles “Lucky” Luciano. I konsideruar si “babai” i krimit të organizuar në Shtetet e Bashkuara, Luciano u bë udhëheqësi i parë i një familjeje mafioze të mirë-strukturuar. Ai ishte një ndër themeluesit e trupës udhëheqëse të mafies amerikane të quajtur, Komisioni, që vazhdon të ushtrojë edhe sot pushtet në botën e krimit. Po si e arriti një emigrant italian gjithë këtë? Lucky…
Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Rama, qeveria pritet të nxjerrë nga puna në numër të madh punonjësish policie me argumentin e uljes së moshës mesatare të atyre që kryejnë shërbimin. Qeveria ka menduar dy forma të largimit të policëve, ku e para lidhet me ngritjen e një shërbimi të ruajtjes së objekteve ku do të punësohen policët që largohen nga shërbimi policor dhe forma e dytë është përmes nxjerrjes në pension të parakohshën në mënyrë vullnetare. Në lidhje me këtë të fundit ka dalë sëfundmi edhe projektligji i Ministrisë së Brendshme. Për të zgjedhur pensionin e parakohshëm, polici duhet të…
Kryebashkiakët e rinj që u zgjodhën nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet e tyre. I pari që e ka dërguar kërkesën është Erion Isai, që fitoi në bashkinë e Kolonjës. Ndërkohë që listës i janë bashkuar edhe socialistë të tjerë që deri tani janë certifikuar si fitues nga KQZ-ja. Kujtojmë që nga ana tjetër, kryetarët e bashkive të opozitës nuk prandojnë të braktisin zyrat dhe i bëjnë thirrje gjykatave të mos miratojnë vendimin e KQZ për shpërndarjen e mandateve
Qeveria ka vendosur sot që numri i punonjësve me kontratë të pjesshme për vitin 2019 të rritet me 471, duke shkuar nga 1335 që u vendos në fillim të vitit në 1806. Në vendimin e mëposhtëm qeveria përcakton edhe institucionet ku do të shtohen punonjësit e rinj me kontratë të pjesshme. Referuar vendimit, vendet e lira të punës janë tek Kuvendi dhe në ministri. Vendimi i plotë Në vendimin nr.16, datë 16.1.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon: a) Në pikën 1, numri i punonjësve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet…