Dy organet kryesore kundër korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) janë drejt ngritjes. Qeveria shqiptare ka vendosur të blindojë këto dy institucione kyçe, që pritet të shfarosin krimin dhe korrupsionin, deri te politikanët. “‘Sistemi i sigurisë’, sistemi ku ndodhen këto institucione, që përbëhet nga perimetri rrethues i godinës, deri ku shtrihet më tej ai i vëzhgimit apo kontrollit të autorizuar në rast nevoje të parandalimit të rrezikut, ai i sinjalizimit të hyrjeve të parregullta, metal-dedektorët, sistemi i kamera- vëzhgimit, ai elektronik i lejimit e kufizimit të aksesit…
Author: tirana
Një ditë pas zgjedhjeve lokale, që korrespondon edhe me një atentat me armë zjarri ndaj dy vëllezërve në Elbasan, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë, Policia ka zhvilluar një operacion, duke zbuluar arsenal armësh. Një njësi e repartit special RENA dhe policia lokale kanë zhvilluar kontrolle në të gjithë territorin e vendit, por në një magazinë në Papër të Elbasanit janë gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri. Burime të rezervuara nga Policia thanë se janë bllokuar 7 automatikë, 5 pistoleta, dylbi, fishekë dhe një automjet fuoristradë. Megjithatë, për këtë operacion ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e…
Një mënyrë për të luftuar vapën e këtyre ditëve të verës është konsumi i pijeve të freskëta. Më poshtë po ju sugjerojmë 7 kombinime për të bërë pije të shëndetshme me frutat e stinës. Lëng shalqiri dhe liçi Një mënyrë freskuese për të mundur vapën. Hidhni copa të shalqiri së bashku me xhinxherin, gjethe nenexhiku, limon dhe liçi (ndryshe qershia aziatike) dhe shumë akull në një gotë! Lëng kivi Një gotë pije freskuese me kastravec, kivi dhe xhinxher do të ishte ideale. Ananas Kjo recetë kërkon ananas të freskët, të përzier me pluhur qimnoni, kripë të zezë dhe lëng limoni.…
Shumë njerëz përballen me probleme me shikimin. Kontakti i vazhdueshëm me kompjuterë, celularë dhe teknologjinë në përgjithësi ka bërë që numri i personave që kanë probleme me shikimin të rritet. Disa nga ushqimet dhe produktet që duhet t’i konsumoni në mënyrë që ta përmirësoni shikimin janë: -Karrotat -Perimet -Vezët -Frutat e malit -Peshku -Bajamet
Gjatë intervistës në studiot e Top Talk, ish-Presidenti Nishani është shprehur se opozita ka hyrë në fazën e betejës finale, e se do të ketë një radikalizmim akoma më të madh politik të këtij procesi. “Opozita në gjykimin tim ka hyrë në fazën e betejës finale. Përderisa nuk kemi një proces të përfunduar, nuk mund të themi që dështoi qëllimi i opozitës. Mendoj se do të ketë një radikalizmim akoma më të madh politik të këtij procesi; të përballjes së qytetarëve me këtë që është tashëm që është instaluar si regjim monopartiak. Aksioni politik i opozitës synon rrëzimin e qeverisë…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Gjatë kësaj dite nuk do të mungojnë diskutimet lidhur me punën, si dhe do të keni shumë mundime edhe sa i takon sferës sentimentale. Por vera do të jetë sezoni i gjallërisë, ndaj mundohuni që të menaxhoni sa më mirë çdo projekt, në mënyrë që të mos detyroheni që t’ia nisni nga zero. Demi Fatkeqësisht nuk do e keni të lehtë që të kontrolloni emocionet. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi së fundmi keni pasur shumë…
Këshilli i Ministrave me propozim të ministres së Kulturës ka shkarkuar nga detyra në mbledhjen e sotme drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani. Nuk dihen arsyet e vendimit, ndërsa pas 5 viteve Asllani do t’i lirojë vendin një drejtuesi të ri. Persida Asllani qëndroi në detyrë për 5 vite. Ajo u emërua në gusht të vitit 2014 në vendin e Aurel Plasarit. Në mbledhjen e sotme u shkarkua edhe drejtori i Tatimeve. Vendimi i qeverisë për lirimin nga detyraNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën…
PD e Kukësit, ka paditur sot komisionerët e 14 qendrave të votimit të Bashkisë Kukës për krimet zgjedhore të falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe shkelje të fshehtësisë së votimit. Në padi kërkohet sekuestrimi i listës së personave që kanë votuar, për ta krahasuar me sistemin TIMS, për të verifikuar praninë e tyre në vend me 30 qershor. Në padi përmendet dalja e numrit më të lartë të fletëvotimeve sesa numrit të votuesve, fenomen i përhapur gjerësisht, jo vetëm në qytetin e Kukësit, por në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kukës.
Sikurse edhe e dimë, gurabiet janë një ëmbëlsirë e thjeshtë por që përdoret gjerësisht në vendin tonë. Të gjithë e mbani mend që ëmbëlsira më e preferuar për shumë njerëz që kanë kaluar fëmijërinë përpara viteve 90, kanë qenë pikërisht gurabiet. Gurabijet me gjalpë janë të thjeshta por me një shije sublime dhe të shkrihen në gojë. Por si t’i përgatisim ato në ambjente shtëpie? Përbërësit për 40 gurabije me gjalpë: 500 gramë gjalpë të tretur600 gramë sheqer pudër1 kg miell1 gramë vanilje Përgatitja e gurabijeve Ndajmë nga sheqeri pudër 50-100 gramë për ta përdorur për pudrosjen e gurabijeve. Pjesën tjetër…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me ambasadoren e OSBE/ODHIR, Audrey Glover. Në këtë takim, Kryemadhi do t’i paraqesë ambasadores një dosje të plotë me të gjitha ato që kryemadhi i cilëson si “shkeljet e kushtetutës dhe ligjit zgjedhorë në votimet moniste nga qeveria më 30 qershor”. Një ditë më parë zyrtarja e larte e OSBE/ODIHR u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kryebashiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe disa kryebashkiakë të djathtë ende në detyrë, si Xhelal Mziu i Kamzës, Agron Kapllanaj i Mallakastrës, kanë zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo. Ky takim vjen vetëm dy ditë pasi kryebashkiakja Ademi iu drejtoi një letër gjithë ambasadorëve të huaj në Tiranë, duke iu kërkuar të ngrenë një komision ndërkombëtar që ajo të dorëzojë detyrën te pasardhësi socialist i zgjedhur nga 30 qershori. Vetë Ademi ka njoftuar në “Facebook” takimin me kryediplomatin italian, duke u shprehur se ka zhvilluar me të një bisedë tejet konstruktive. “Falenderoj përzemërsisht…
Çifti Paja që lidhi kurorë më 1 Qershor nuk mundën të largohen pë rmuajin e mjaltit për shkak të angazhimeve politike dhe profesionale të aktorit por sipas fotove më të fundit të postuara nga ata vetë në rrjetet sociale momenti për pak relaks ka ardhur. Si rrallë herë 40-vjeçari ka publikuar një foto krah bashkëshortes duke e shoqëruar imazhin me fjalët “Bota ime” ndërsa destinacioni i çiftit mbetet enigmë një pamje nga ‘shtëpia e tyre’ e këtyre ditëve e ka publikuar Ira duke treguar se vendi është vërtet magjepsës. Kjo e fundit shkruan se në fakt kjo është një darkë…