Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, prej kohësh tashmë ka vazhduar karrierën e saj në Itali ku dhe është mjaft e njohur. Klaudia është shumë aktive në rrjetet sociale ku herë pas here publikon video me koreografitë e krijuara prej saj, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku. Sytë nga instagrami i saj nuk i kanë vetëm fansat shqiptarë, por edhe ata italianë e kjo shihet fare mirë në komentet që ajo merr. Së fundmi, Klaudia ka postuar një video duke i dhënë motoçikletës me këmbë përpjetë. Video u komentua shumë dhe njëri prej fansave i shkroi Klaudias një koment…
Author: tirana
Ditët e fundit është kthyer virale në rrjetet sociale, “Sfida e shishes”, ku shumë njerëz përpiqen të heqin tapën e një shisheje teksa rrotullohen mbrapsht. Sot, kësaj sfide i është bashkuar edhe moderatorja sportive, Eva Murati. Ajo ka postuar një video teksa gjendet mbi një varkë, dhe e ka kryer me sukses, ndërsa shkruan: “Kjo video është e bërë me dublën e parë. Ndërkohë lutesha: ‘bëj të realizohet me të parën, mos të turpërohem 100 herë’” – shkruan Murati.
Nga Mustafa Nano E dini ju që unë i kam dhënë dorën George Sorosit? Ka ndodhur shumë vite më parë, ndoshta 10 vite më parë. Nuk është ndonjë gjë e çuditshme, ka shumë njerëz në Shqipëri që i kanë dhënë dorën George Sorosit sepse ai ka ardhur më shumë se një herë këtu dhe është takuar me shumë njerëz, sidomos me anëtarë të bordit Soros, një nga të cilët isha dhe unë atëherë kur erdhi George Soros. E filloj këtë monolog duke pranuar që kam qenë anëtar i fondacionit Soros për një periudhë të caktuar. Puna ime konsistonte në faktin…
Debutim me një barazim pa gola për Franko Lerdën në pankinën e Partizanit në ndeshje zyrtare ndaj një kundërshtari të vështirë. Të kuqtë kanë mbyllur me një barazim pa gola duelin e parë të këtij sezoni në Champions përballë Karabakut, ku secila skuadër ka goditur një herë traversën. I gjithë 90 minutëshi iu nënshtrua reshjeve të shiut, çka solli edhe humbje të shpeshtë të ekuilibrit në fushën e blertë. Gjithsesi, si kundërshtarët ashtu edhe Belica në pjesën e dytë tronditën traversën por pa mundur të gjejnë fundin e rrjetës. Ky rezultat favorizon së tepërmi Partizanin, që shkon në takimin e…
Mamaja 37-vjeçare e bebes mbretërore e përkëdheli dhe e puthi djalin e vet 2-muajsh teksa shkonin për t’iu bashkuar një pasditeje argëtimi bashkë me Kate Middleton dhe kushërinjtë e Archie-t në Billingbear Polo Club në Workingham këtë pasdite. Shfaqja e Dukeshës së Sussex-it bashkë me të birin ishte e palajmëruar. Por nuk mundi të mungonte në ndeshjen që vuri ballë për ballë dy vëllezërit: princin Harry dhe princin William, në lojën e polos. E palajmëruar ishte edhe ardhja e Kate Middleton-it. Kate nga ana e saj dukej shumë e freskët me një fustan ngjyrë rozë, pjesë e stilit të saj…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve me strukturat e partisë për të diskutuar mbi zhvillimet e pritshme politike. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe Agron Kapllanaj, kreu i opozitës ishte në Mallakastër, ku u shpreh se 30 Qershori ishte pikë kthese absolute për zhvillimet politike, pasi vulosën fatin e kësaj qeverie. “30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama.”-u shpreh Basha, i cili vuri në dukje se më 30 Qershor, Edi Rama provoi se nuk bën dot zgjedhje…
Lidhja Demokratike e Kosovës është në procesin e brendshëm zgjedhor, ndërsa nuk kanë munguar incidentet dhe rrahjet. Përveç problemeve në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë, Viti dhe qytete të tjera në degë e nëndegë, probleme të mëdha ka pasur edhe në qytetin e Vushtrrisë. Mediat kosovare raportojnë se gjatë përplasjeve fizike nuk ka munguar as hedhja e karrigeve.
Pas largimit nga “Xing me Ermalin”, një largim i vështirë për të e mes lotësh, Kejvina Kthella u nis drejt Italisë, ku tashmë jeton prej disa muajsh. Atje Kejvina po punon për projektet e reja dhe ndërkohë ka qëndruar aktive në rrjete sociale duke postuar vazhdimisht foto e video. Në fotot e fundit modelja na zbulon ambientet e shtëpisë e cila është arreduar shumë moderne dhe ku mbizotëron e bardha. E veshur me një fustan blu me pika dhe çizme të bardha, Kejvina pozon në kuzhinë ndërsa në një video të postuar në Instastory shfaqet duke kërcyer në dhomën e…
Aktori i njohur turk Can Yaman, i cili është shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar së fundmi na ka treguar një anë të dobët të tij. Can ka qenë duke shkuar në një restorant me Demet dhe në momentin kur ata kanë parë paparacët kanë gjetur një mënyrë për të shpëtuar nga ta. Aktori i njohur tërhoqi vëmendjen e tyre me çokollatën që e kishte në duart e tij. Ai ju ka thënë gazetarëve “Unë e dua çokollatën, do ta ndaj atë me miqtë e mi brenda”. “Jam i varur nga çokollata” – ka përfunduar aktori i…
Para se të ishte Ledri, ishte Xheraldina. Moderatorja e njohur e televizionit të Kosovës është tejet krenare që i biri u rrit për t’u bërë një prej yjeve më të suksesshëm të rapit në Shqipëri, por në ditëlindjen e 33-të të tij vendosi të heqë dorë nga patetizmat për t’i bërë të birit një nga ato urime që të bëjnë të qeshësh e të qash njëherësh. Ajo publikoi në Instagram një foto ku Ledri është përkulur të marrë nga akullorja e saj, në një moment të zakonshëm, por shumë domethënës nënë- bir.
eali i Madridit prezantoi sot blerjen e re, Eder Militao. Pas prezantimit në Santiago Bernabeu, lojtari u paraqit para gazetarëve për të zhvilluar konferencën për shtyp, por jo gjithcka shkoi ashtu sikur ishte planifikuar. Në një moment, Militao ju kërkoi gazetarëve të ndalonin pyetjet pasi kishte marrje mendsh. Kjo situatë vazhdoi për disa sekonda, lojtari kërkoi ujë për të përmirësuar gjendjen, por asgjë nuk ndryshoi duke u larguar nga konferenca.
Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari ka sulmuar sërish klasën politike. Ajo ka publikuar emrat e politikanëve që sipas saj janë në pushtet prej 30 vitesh. Deputetja ka publikuar me emra në “Facebook” vjetërsinë e angazhimit të klasës politike pas rënies së komunizmit dhe deri në ditët e sotme. Në renditjen që Hajdari ka bërë, rezulton se pjesa më e madhe e politikanëve vijojnë që të jenë në poste drejtuese duke e lënë pa fjalë vajzën e Azem Hajdarit, që shkruan “No comment!”.